Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hakerimi i email-eve të prokurorëve, SPAK del me njoftim zyrtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hakerimi i email-eve të prokurorëve, SPAK del me njoftim zyrtar
KronikeLajmi i fundit

Hakerimi i email-eve të prokurorëve, SPAK del me njoftim zyrtar

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

SPAK ka reaguar këtë të enjte me një njoftim zyrtar në lidhje me hakerimin e e-maile-ve të disa prokurorëve të kësaj strukture.

Sipas SPAK më datën 12 mars 2025 u mor informacion për një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në adresat e e-maileve të prokurorëve të kësaj strukture.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ndërhyrja ka prekur vetëm disa adresa e-mail dhe jo sistemin e përgjithshëm të IT-së, ndërsa po ashtu tentativat për të marrë akses në dosjet hetimore dhe për të depërtuar në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë, Altin Dumani, kanë dështuar.

- Publicitet -

Hetimi intensiv i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me mbështetje nga BKH dhe Sektori i Ekspertizës, çoi në arrestimin brenda 24 orëve të dy personave të dyshuar, njëri prej të cilëve realizoi ndërhyrjen dhe tjetri shpërndau informacionet.

Përveç kësaj, janë sekuestruar pajisjet dhe skedarët e shkarkuar, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar që informacionet e marra të mos publikohen.

SPAK po vazhdon hetimet për këtë çështje, duke dyshuar për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal që mund të ketë qenë pas këtyre veprimeve të paligjshme.

Për të siguruar integritetin e dosjeve dhe mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të IT-së.

Sipas SPAK, në këtë fazë të hetimeve, nuk ka informacione që sugjerojnë bashkëpunim të personave të arrestuar me stafin e brendshëm të këtij insitucioni.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.

Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.

Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato.

Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se  sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar.

Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së  institucionit.

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • SPAK says:
    April 4, 2025 at 12:11 am

    Nuk mund te behet pa nje ndihme nga Brenda SPAK-ut, i cili eshte bere si sigurimi i shtetit! Mbani akoma Olsi Dadon cfare turpi!

    Reply
  • !!? says:
    April 4, 2025 at 6:23 am

    Nga fjalët në vepra, filloj sulmi i hapët nga brënda SPAK i koalicionit anti SPAK i drejtuar nga bufi i kobshëm jo plak i kënetës kërmë të korrupsionit krimit dhe kusaris kombçfarosëse mbi 30 vjeçare , Edi Rama dhe bufit plak të kësaj kënete, Sali Berisha për të vën në shinat e kësaj kënete ose për ti hequr zvarr nga zyrat prokurorët e SPAK .

    Altin Dumani të ketë kujdes nga Kondilët dhe Gjin Gjonët e infiltëruar brënda SPAK e GJKO në këtë luftë për jetë a vdekje midis bandës së bufenjëve të kënetës të llumit të qelbur politik shqipëtar dhe SPAK. Bufenjtë shëmtira të kënetës mezi po presin që të zotërojn kuvëndin në 11maj me Çyrbet e tyre të lisatave të mbyllura që të shkatrrojn pa mëshirë SPAK , shpresën e shqipëtarëve të ndershëm që prokurorët që u dhimbset kombi shqipëtar dhe Shqipëria

    me guxim, pa u impresionuar e trëmbur nga klithmat e bufenjëve të kënetës, pa ju dridhur zemra e dora, me shpatën e drejtësis ti presin tre kokat e llahtarshme të kuçedrës që ka mbi 30 vjetë që ka pushtuar vëndin dhe po shqyen pa mëshir kombin deri në çfarosje dhe po gllabëron pasurit e vëndit më keq se çdo pushtues që ka kaluar gjer më sot në këto troje.

    Shpresoj që në këtë luftë për jetë a vdekje të mos dal fitimtar koalicioni i bufenjëve shëmtira të kënetës së krimit , korrupsionit dhe kusaris kombçfarosëse por fitimtarët të jenë prokurorët e ndershëm të SPAK (jo Kondilët patronazhistë të infiltëruar) dhe

    o njerëz , po u pren tre kokat e kuçedrës , po u futën në kafazin e drejtësis tre bufenjtë e shëmtuat kobzinjë të kënetës krimet e të cilëve nuk kanë të numruar, ky akt do të jetë një çlirim i kombit nga pushtimi më barbar dhe më shkatrrimtar në histori. Vepra e prokurorëve trima, kurajoz dhe atdhe e popull dashës do të jetë më madhështore se shpallja e pavarsisë nga pushtuesit turq, më e lavdishme se çlirimi i vëndit nga pushtuesit nazi fashistë,

    joooooo ……….pushtuesit e bandës së kusarëve të llahtarshëm Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatos Nano e Edi Rama ja kanë kaluar edhe pushtuesve turqë dhe nazifashistë nga poshtërsit që i kanë bër kombit shqipëtar dhe Shqipëris.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?