Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “He mo, ke vezë sot?” Droga nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë dhe BE, si komunikonin trafikantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “He mo, ke vezë sot?” Droga nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë dhe BE, si komunikonin trafikantët
KronikeKryesore

“He mo, ke vezë sot?” Droga nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë dhe BE, si komunikonin trafikantët

Published: June 28, 2023
Shpërndaje

SPAK shkatërroi të martën një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për persona që janë implikuar në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës sipas Prokurorisë së Posaçme. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve.

Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi.

- Publicitet -

Ata kanë udhëtuar paralel me rrugën e doganës dhe kanë parkuar te një parking përballë terminalit të pasagjerëve.

Në orën 14:31 të asaj dite rezulton se Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn.

Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.

Përgjimet:

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.

Artur Sulaj: Eeeee.

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

Artur Sulaj: He?

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

Artur Sulaj: Hajt erdha.

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!!  A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

Arian Tola: Ëëë?

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

Në një bisedë në Nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

Artur Sulaj: S’ka mundësi, se kanë kapë!

Arian Tola: S’ka mundësi…

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

…ora 07:31:50;

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

Arian Tola: Po ka kamera…

Artur Sulaj: Ka kamera?

Arian Tola: E ka kamera.

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

Arian Tola: Pse?

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja ti marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

Arian Tola: (Nuk kuptohet)

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

Personat ndaj të cilëve ka urdhërarrest janë:

1-Endrit Bakiu
2-Suko Pajo
3-Artur Sulaj
4-Arian Tola
5-Fadjon Çami
6-Viron Lekaj
7-Artan Agalliu
8-Shpëtim Pjeshka
9-Jani Çavo
10-Kudret Rustemaj
11-Besnik Ruçi
12-Pirro Çapi
13-Jani Meçja
14-Edmond Kabashi
15-Tomi Hila
16-Leonard Nergjoni
17-Artin Kurti
18-Astrit Miska
19-Ervis Çvilo
20-Mirash Gjoni
21-Sonila Sula (arrest shtëpie)

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  4. ¿? on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. ¿? on Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?