Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, del përgjigjia e AKU-së: Bllokohet subjekti privat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, del përgjigjia e AKU-së: Bllokohet subjekti privat
AktualitetKronike

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, del përgjigjia e AKU-së: Bllokohet subjekti privat

Published: May 14, 2026
Shpërndaje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar këtë të enjte lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, duke bërë me dije se analizat laboratorike kanë nxjerrë një produkt jokonform me normat e sigurisë ushqimore.

Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, janë kampionuar nëntë mostra, përfshirë lëndë të para dhe produkte të gatshme. Nga analizat e kryera në laboratorin e Referencës ISUV, tetë prej mostrave kanë rezultuar brenda normave të lejuara, ndërsa një mostër makarona, produkt i gatshëm, ka rezultuar me ngarkesë mbi normë të bakterit Escherichia Coli dhe Staphylococcus koagulazë pozitive.

Mostra problematike është marrë në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë në Sauk.

- Publicitet -

Pas këtyre gjetjeve, AKU ka marrë masën e ndërprerjes së aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

Ndërkohë, gjatë hetimit të gjurmueshmërisë, inspektimet janë shtrirë edhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku prodhoheshin produktet ushqimore. Referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore dhe raportit përfundimtar të hetimit epidemiologjik, janë evidentuar tregues jokonformë të higjienës si në kampionët në ruajtje, ashtu edhe në disa pajisje pune.

Për këtë arsye, AKU ka urdhëruar ndërprerjen e aktivitetit edhe për subjektin “SORI-AL” në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”.

Gjithashtu, ndaj subjektit është vendosur një masë administrative me gjobë në vlerën 1 milion e 500 mijë lekë për tregtim ushqimi të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare.

AKU bëri me dije se subjektit i është lënë detyrë edhe kryerja e procedurave për asgjësimin e produktit të bllokuar, i cili rezultoi jokonform me standardet e sigurisë ushqimore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV-ja ndryshon qëndrim, vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?