Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këtë maj bën 100 vjeç, diplomati më i njohur në botë, ka një paralajmërim për Inteligjencën Artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Këtë maj bën 100 vjeç, diplomati më i njohur në botë, ka një paralajmërim për Inteligjencën Artificiale
BoteKryesoreTeknologji

Këtë maj bën 100 vjeç, diplomati më i njohur në botë, ka një paralajmërim për Inteligjencën Artificiale

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Në moshën 99-vjeçare, ish-diplomati që shërbeu nën dy presidentë dhe luajti një rol kyç në përcaktimin e politikës së jashtme amerikane gjatë Luftës së Ftohtë është bërë një opinionist i shpeshtë i zhvillimeve më të fundit të A.I.

A.I. ka shkaktuar ethe në muajt e fundit, që kur debutimi i ChatGPT i OpenAI në nëntor shtyu Microsoft, Google dhe kompani të tjera të teknologjisë që të nisin një garë ‘armatimi’. Njerëzit dhe bizneset tani po përdorin A.I. në shifra rekord.

Por Kissinger, ish-Sekretari i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i cili do të bëhet njëqindvjeçar më 27 maj, ishte i preokupuar me A.I. vite përpara se chatbot-et inteligjente të hynin në përdorim.

- Publicitet -

“Shpejtësia me të cilën vepron inteligjenca artificiale do ta bëjë atë problematike në situata krize”, tha Kissinger në një intervistë për CBS. “Tani po përpiqem të bëj atë që bëra në lidhje me armët bërthamore, të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e ndikimit të këtij evolucioni”, shtoi ai.

Kissinger, Schmidt dhe Huttenlocher paralajmëruan se kapacitetet e A.I. mund të “zgjerohen në mënyrë eksponenciale” në një shkrim të shkurtit për Wall Street Journal.

Kompleksiteti në rritje i A.I. do të thotë se edhe krijuesit e saj nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që mund të bëjë, paralajmëruan bashkëautorët. “Si rezultat, e ardhmja jonë tani përmban një element krejtësisht të ri të misterit, rrezikut dhe befasisë”, shkruajnë ata.

Interesi i Kissinger për pasojat e A.I. daton në vitin 2016, kur ai mori pjesë në Konferencën e Bilderberg-ut të atij viti, një forum i mbajtur që nga vitet 1950 për përafrimin e interesave të SHBA-së dhe Evropës. Ai mori pjesë në konferencë me ftesë nga Kryetari i atëhershëm Ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, sipas një artikulli të “Time”, më 2021. Të dy bashkë-shkruan një libër, së bashku me shkencëtarin kompjuterik Daniel Huttenlocher, të titulluar ‘Epoka e A.I.’

Mbi 1000 teknologë, historianë dhe shkencëtarë kompjuterikë kërkuan një moratorium mbi zhvillimin e A.I në një letër të hapur në mars.

a.q. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?