Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hera e parë që nga fillimi i luftës, Rusia sulmon me dronë ndërtesën qeveritare në Kiev, viktima dhe të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hera e parë që nga fillimi i luftës, Rusia sulmon me dronë ndërtesën qeveritare në Kiev, viktima dhe të plagosur
BoteLajmi i fundit

Hera e parë që nga fillimi i luftës, Rusia sulmon me dronë ndërtesën qeveritare në Kiev, viktima dhe të plagosur

Published: September 7, 2025
Shpërndaje

Zyrtarët ukrainas njoftuan se një sulm ajror gjatë natës, ka shkatërruar ndërtesën kryesore të qeverisë ukrainase në Kiev dhe ka shkaktuar vdekjen e tre personave, përfshirë një foshnjë. Kryeministrja ukrainase, Yulia Svirydenko, tha në “X” se për herë të parë që nga fillimi i luftës me pushtimin e territorit nga ushtria ruse në shkurt 2022, selia e qeverisë së vendit është dëmtuar nga sulmi rus. Ajo shtoi se zjarrfikësit po vazhdonin përpjekjet për të kontrolluar një zjarr që shpërtheu në ndërtesë.

“Së pari, ndërtesa e Qeverisë është dëmtuar nga një sulm i armikut — çatia dhe katet e sipërme,” shkroi Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, në aplikacionin Telegram.

Ndërsa një gazetar i AFP raportoi se tymi i dendur ishte ende i dukshëm nga ndërtesa dhe helikopterët po hidhnin ujë për të shuar zjarrin. Forcat ajrore ukrainase njoftuan gjithashtu se gjatë natës forcat e armatosura ruse kishin lëshuar 805 dronë dhe 13 raketa kundër vendeve të ndryshme në vend. Më parë, autoritetet lokale raportuan të paktën tre të vdekur në sulmet në Kiev dhe një tjetër të vdekur në rajonin e Sumy.

- Publicitet -

Njësitë mbrojtëse ukrainase arritën të rrëzonin 751 prej dronëve dhe katër raketa shifra më e lartë e përdorimit të dronëve në një natë që nga fillimi i luftës. Ndërkohë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave bëri të ditur se 18 persona u plagosën në këtë sulm ajror masiv, që shkaktoi disa zjarre në pjesë të ndryshme të qytetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • MaskaraJ says:
    September 7, 2025 at 8:13 am

    Askund të mos të ketë mëdyshje!
    Russia është vend agresor!
    Pikë!
    Le ti themi gjërat sic janë…
    Perëndimi nuk është armik i Rusisë!
    Rusia krijon armiq në laboratoret e vera gjeopolitike..
    Në vitin 1992 Ukraina (ukrainë e rusë të sai) i kërkuan me të lutur Boris Jelcinit që Rusia e Ukraina të bashkoheshin në një Federatë të verme, por Jelcini refuzoi!
    Sot Rusia prej 3 vitesh e gjysmë po bën një agresion me qëlimin e ndreqjes së gabimeve që elita e Kremlinit bëri në vitet e tranzicionit e egër e të shthurur….
    Perëndimi dëshiron në të vërtetë një Rusi të fortë e partnere të sigurtë e stabile….
    A e finita që Federacija Rassij përbën një BRSS të vogël ose Jugoslavi në makroturë me dhjetëra popuj dhe etnikume Jo rusë.. , vetëm rusët e besimit musliman janë gati 32 milionë…
    E qenë e tillë Rusia do hajë vetveten sepse ështə vetë një bombë me sahat, së cilës Perëndimi i frikësohet jashtëzakonisht!

    Reply
  • Shqiptar says:
    September 7, 2025 at 1:42 pm

    Mire ato rajonet periferike qe dihen tashme, por me sulmet ne kryeqytet po tregojne ne te vertet kush eshte politika ruse e momentit dhe udheheqsit e saj.
    Ne kete pike Kievi duhet te pergjigjet me te njejten monedh. Mjaft me me mbrojtje. Mbrojtja me e mire eshte sulmi.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    September 7, 2025 at 8:49 pm

    Moska,nese ukrahinasit godasin ne territorin rus e quajne sulm terrorist.Nese Europa furnizon Ukrahinen me armatim e quajne perfshirje ne lufte,kurse mburren se ushtaret e Korese se Veriut luftojne krah tyre.Kur vdes aksidentalisht,Prigozhini apo zyrtare te sapo shkaktuar jane aksidente apo vetvrasje.Propaganda dhe ludta e tyre duket si nje teater absurd.Fundi do te jete tejet i dhimbshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?