Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Heshtja nuk i shërben askujt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Heshtja nuk i shërben askujt
AnalizaInvestigim

Heshtja nuk i shërben askujt

Published: March 28, 2026
Shpërndaje

Redaksionale DITA

Prej disa ditësh, i është dhënë lexuesit me detaje mënyra se si u zgjodh drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Është një çështje që prek drejtpërdrejt besimin te drejtësia dhe te ideja se në këtë vend, përfundimisht, duhet të fitojë më i miri.

Fundja, prandaj u bë Reforma me kosto kaq të rënda.

- Publicitet -

Nga dokumentet e publikuara rezulton se gara ka pasur një renditje të qartë sipas pikëve. Kandidatët janë vlerësuar, janë krahasuar dhe në fund është nxjerrë një listë. Por nuk është shpallur fitues kandidati me më shumë pikë.

Në çdo proces normal, renditja ka kuptim vetëm nëse respektohet. Përndryshe, ajo kthehet në një formalitet bosh, në një procedurë që ekziston vetëm për të dhënë pamjen e meritokracisë, jo për ta zbatuar atë.

Për këtë arsye, përmes kësaj letre të hapur, ne i drejtohemi Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK-ut me disa pyetje të drejtpërdrejta, të cilat nuk janë as politike dhe as akuzuese.

Kërkojmë një shpjegim të qartë për publikun:

– A mund të na shpjegoni mbi çfarë baze ligjore është anashkaluar kandidati me më shumë pikë?

– Cilat janë kriteret konkrete që e bënë fitues z.Joni Keta, pavarësisht renditjes më të ulët në këtë proces?

– A ekziston një raport i plotë dhe i arsyetuar që shpjegon këtë vendimmarrje dhe, nëse po, pse nuk është bërë publik?

– A është konsideruar pikëzimi si instrument real vendimmarrjeje, apo vetëm si një procedurë formale pa ndikim përfundimtar?

– Z.Behar Dibra, anëtari i tretë i Komisionit përzgjedhës të SPAK nuk ka qenë dakord. Pse nuk është bërë ky dokument as pikë diskutimi në KLP, as transparent për publikun?

– Si mund të garantohet se një situatë e tillë nuk do të krijojë një precedent për proceset e ardhshme?

Këto janë pyetje që lindin natyrshëm nga fakte që tashmë janë në sytë e publikut. Nuk kërkojnë interpretime të ndërlikuara.

Në mungesë të tyre, nuk vihet në diskutim një emërim, por  besimi te sistemi. Transparenca nuk është luks, as zgjedhje. Sipas ligjit është detyrim ndaj qytetarëve.

Kjo letër nuk është akuzë. Është një kërkesë e thjeshtë për sqarim. Në një proces që synon të jetë model i meritokracisë, çdo paqartësi e pambuluar me argumente të forta, kthehet në dyshim.

Redaksia jonë mbetet e hapur për të publikuar çdo përgjigje zyrtare nga institucionet e sipërpërmendura, pa asnjë ndërhyrje.

Heshtja, në këtë rast, nuk i shërben askujt.

Investigimi – Pjesa I (kliko)

Investigimi – Pjesa II (kliko)

Investigimi – Pjesa III (kliko)

Shkrim plotësues I (kliko)

Shkrim plotësues II (kliko)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Heshtja qe flet vet says:
    March 27, 2026 at 9:35 pm

    Pika qe nuk na bie kur besojme se kapitalizma a e omel si hallva..!

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    March 28, 2026 at 10:59 am

    Miku dhe favoret ne Shqiperi jan ‘sport kombëtar’, kaq e pat dhe reforma

    Reply
  • Baca Dragobis says:
    March 28, 2026 at 11:14 am

    Pazari asht i madh shumë, prandaj ka heshtje

    Reply
  • Vl82 says:
    March 28, 2026 at 11:16 am

    po kta kan mbyll pazarit miko.. rrin urt e hajn dardha se i kan punt n’vij. mos u lodh kot se kti populli i pelqen me nejt n’gjum. rrespekte per shkrimin po kta jan bo lkur lope skan mshir.

    Reply
  • miri says:
    March 28, 2026 at 11:17 am

    Iiiii sa e keni qef me i ra karit me dor.. po kush t’nigjo ty mer djal? kta e kan nda tepsine me koh. i pari i dyti i fundit.. rendsi ka me qen “cun i joni”. pika mo rregullave t’reforma prrallave.

    Reply
  • Kryeministri Bledi Gonxhja says:
    March 28, 2026 at 11:18 am

    Po sali bisha pse s’bertet? kta jan bo te gjith nji jashtqitje. Te vjen me vjell kur shef mbledhjet e klp-s si kuklla.

    Reply
  • durrsi says:
    March 28, 2026 at 11:19 am

    ore po per ne qe skemi me ca me ble vajin a ka noi lajm? se kta zotrinjt e bkh-s i kan rrogat 5 milion e s’pyesin per ne. rrini urt ju rrini se mir na e bojn.

    Reply
  • Zaba says:
    March 28, 2026 at 11:21 am

    Ka media që na kujtojnë se jemi qytetarë dhe jo thjesht spektatorë.
    Kush hesht sot, do të pendohet nesër.
    Por une kam frike se askush nuk i behet vonë.Heshtja vret më shumë se plumbi. Një popull që nuk reagon është i destinuar të vuajë.

    Reply
    • Liu nga Wuhani says:
      March 28, 2026 at 11:22 am

      Nuk është vetëm heshtje, është zhgënjim i thellë. Njerëzit kanë folur, por askush nuk i ka dëgjuar. Megjithatë, dakord dorëzimi nuk është opsion

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?