Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analiza Juridike: Ligjshmëria e procedurës së përzgjedhjes dhe emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Analiza Juridike: Ligjshmëria e procedurës së përzgjedhjes dhe emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Investigim

Analiza Juridike: Ligjshmëria e procedurës së përzgjedhjes dhe emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Published: March 25, 2026
Shpërndaje

Investigim – DITA / Pjesa II

A është respektuar ndarja kushtetuese dhe ligjore ndërmjet organit që rekomandon dhe organit që emëron, a është zhvilluar realisht verifikimi i pasurisë dhe figurës sipas ligjit, dhe a është përdorur sistemi i pikëzimit si instrument real meritokratik apo vetëm si mbulesë formale e një vendimmarrjeje të parapërcaktuar?

Nga vetë relacioni dhe vendimi i Komisionit të Përzgjedhjes, të datës 26.11.2025, rezulton se Komisioni i SPAK-ut ka zhvilluar procedurën në gjashtë faza, ka administruar testimet, ka marrë raportet e verifikimit dhe, në fund, me vendimin nr. 26, ka vendosur t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidatin Joni Keta për emërim si Drejtor i BKH-së.

- Publicitet -

Nga shkresa përcjellëse rezulton gjithashtu se SPAK i ka dërguar KLP-së jo vetëm relacionin përmbledhës, por edhe vetë vendimin e përzgjedhjes së kandidatit. Vetë kjo mënyrë procedimi ngre menjëherë pyetjen themelore juridike: ku fillon dhe ku mbaron kompetenca e SPAK-ut, dhe çfarë kompetence reale mbetet për KLP-në?

Ligji nr. 95/2016 e ka zgjidhur qartë këtë ndarje. Neni 33/2 parashikon se komisioni i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm “rekomandojnë një kandidat”, ndërsa po ai kandidat “emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë”.

E njëjta normë e dallon në mënyrë të qartë funksionin e komisionit si organ përzgjedhës/rekomandues nga funksioni i KLP-së si organ emërtues. Ligji nuk thotë se SPAK emëron dhe KLP formalizon; përkundrazi, ligji thotë se SPAK rekomandon dhe KLP emëron.

Kjo nuk është diferencë terminologjike, por një ndarje thelbësore kompetencash.

Nga kjo pikënisje, del menjëherë pasoja kryesore juridike: KLP nuk mund të trajtohet si noter i SPAK-ut. Nëse procedura është zhvilluar në atë mënyrë që komisioni i SPAK-ut jo vetëm administron garën, por edhe përzgjedh fituesin në kuptimin material, ndërsa KLP-së i dërgohet vendimi i gatshëm për miratim, atëherë kemi një zhvendosje të paligjshme të qendrës së vendimmarrjes nga organi emërtues te organi rekomandues.

Kjo do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 33/2 të ligjit nr. 95/2016, sepse do ta boshatiste kompetencën e KLP-së nga përmbajtja reale dhe do ta shndërronte atë në një hallkë formale ratifikimi.

Ky problem bëhet edhe më i rëndë kur lexohet së bashku me nenin 148/dh, pika 5, të Kushtetutës. Kushtetuta parashikon se kandidati për prokuror, oficer i hetimit, personel administrativ i Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, si dhe familjarët e afërm të tij, para emërimit, i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe figurës, sipas ligjit.

Kjo do të thotë se verifikimi i pasurisë dhe figurës nuk është një formalitet paraprak i brendshëm i komisionit, por një kusht kushtetues i domosdoshëm për vlefshmërinë e emërimit. Në lexim sistematik me nenin 33/2, kjo normë kushtetuese e forcon përfundimin se verifikimi duhet të lidhet institucionalisht me organin që do të marrë vendimin përfundimtar të emërimit.

Këtu hyn në lojë neni 6 i ligjit nr. 95/2016, i cili ka rëndësi vendimtare. Ky nen parashikon se kandidati për drejtor dhe hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojë kushtet e sigurisë dhe pёrmbushjen e aftёsisё profesionale përpara se të caktohet në detyrë. Këto kushte përfshijnë, ndër të tjera, kontrollin e verifikimit të pasurisë dhe të figurës.

Më tej, po ky nen përcakton se Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve, pasi merr nga “institucionet përkatëse të emërtesës” deklaratat e kandidatëve, kryen verifikimet dhe, brenda 120 ditëve, i dorëzon institucionit të emërtesës një raport të hollësishëm mbi ligjshmërinë e burimeve të pasurisë dhe pastërtinë e figurës, bashkë me dokumentacionin mbështetës.

Kjo dispozitë është, në të vërtetë, nyja qendrore e problemit. Për Drejtorin e BKH-së, “institucioni i emërtesës” është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, jo SPAK-u. SPAK-u, në këtë procedurë, nuk është organ emërtues; është organ rekomandues.

Prandaj, në interpretim të drejtë dhe sistematik të ligjit, deklaratat e dorëzuara për qëllime verifikimi dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Posaçëm duhet të administrohen në dosjen e organit emërtues dhe të shqyrtohen prej tij përpara vendimmarrjes.

Pikërisht këtu duket se qëndron një nga cënimet më të rënda të procedurës që del nga relacioni i SPAK-ut: relacioni thotë se dokumentacioni është dërguar, se raportet janë marrë dhe se Komisioni i Përzgjedhjes i ka “marrë në konsideratë”, por nuk sqaron qartë se kur, si dhe në ç’formë raporti i plotë i Komisionit të Posaçëm të Verifikimit është administruar nga vetё SPAK, ndёrsa KLP si organ emërtues as qё e ka bёrё objekt shqyrtimi të vetin para votimit kёtё raport.

Nëse kjo fazë është konsumuar praktikisht brenda SPAK-ut, me idenë se komisioni rekomandues mund të mjaftohet me marrjen në konsideratë të raporteve dhe më pas t’i sjellë KLP-së vetëm përfundimin e gatshëm, atëherë ligji është interpretuar gabim.

Ligji nuk thotë që Komisioni i Përzgjedhjes e zëvendëson KLP-në në kontrollin e kushteve të sigurisë; ligji thotë që Komisioni i Posaçëm i Verifikimit i dorëzon institucionit të emërtesës raportin e hollësishëm. Kjo formulë nuk lë vend për relativizim me rregullore të brendshme.

Një rregullore e SPAK-ut mund të organizojë procedurën e përzgjedhjes, por nuk mund të ndryshojë adresёn ligjore të ҫuarjes pёr vlerёsim tё raportit të verifikimit dhe as të transferojë kompetencën e shqyrtimit substancial nga KLP te “komisioni rekomandues”.

Kjo e bën problematike edhe vetë mënyrën si është ndërtuar faza e gjashtë në rregulloren e SPAK-ut. Rregullorja parashikon se procesi zhvillohet në gjashtë faza dhe ndër to, pas “verifikimit të figurës” dhe “deklarimit të pasurisë”, vjen faza e “identifikimit të kandidatit fitues, trajnimi dhe propozimi për emërim/riemërim”. Rregullorja shton se emërimi përfundimtar bëhet nga KLP, me rekomandim nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Në pamje të parë kjo mund të duket në përputhje me ligjin; por problemi lind nga përdorimi i terminologjisë dhe nga efekti praktik i saj. Sepse nëse, para se çështja të shkojë në KLP, Komisioni i SPAK-ut e ka identifikuar tashmë “kandidatin fitues”, ka marrë raportet, ka kryer vlerësimin dhe i ka dërguar KLP-së edhe vendimin e gatshëm, atëherë organi emërtues vihet para një produkti të përfunduar dhe jo para një kandidature që duhet të verifikohet e vlerësohet prej tij në mënyrë reale. Kështu, formulimi “emërimi përfundimtar nga KLP” rrezikon të mbetet një formalitet, jo ushtrim i vërtetë kompetence.

Një element tjetër shumë i fortë del nga vetë tabela e pikëzimit që ndodhet në relacion. Aty pasqyrohet renditja e kandidatëve në përfundim të pesë fazave të para. Sipas kësaj tabele, Joni Keta rezulton me 69.99 pikë, ndërsa kandidatë të tjerë rezultojnë me pikë dukshëm më të larta: Gentian Ndoi 94.32, Elton Kërluku 85.32, Gledis Nano 81, Artur Beu 79.66, Gentian Shehaj 78.66.

Më pas, në fazën e verifikimit të figurës dhe pasurisë, nga shtatë kandidatët vetëm njëri — Gledis Nano — rezulton se nuk i plotëson kushtet e sigurisë, ndërsa kandidatët e tjerë, përfshirë Joni Ketën, rezultojnë se i plotësojnë. Pas kësaj, Komisioni vendos të përzgjedhë pikërisht Joni Ketën.

Ky është momenti ku lind kontradikta më e fortë logjike dhe juridike e gjithë procesit.

Nëse procedura është ndërtuar mbi teste, pikëzim, renditje dhe rezultat total, atëherë pikët duhet të kenë një funksion real në përzgjedhjen finale. Përndryshe, krijohet një procedurë vetëm në dukje meritokratike, ndërsa në thelb vendimmarrja mbetet e pambështetur në standardet objektive që vetë komisioni ka shpallur e aplikuar.

Nuk është e nevojshme që ligji të thotë shprehimisht “fiton kandidati me më shumë pikë” që ky përfundim të jetë i arsyeshëm juridikisht. Mjafton fakti që vetë SPAK ka ndërtuar një procedurë të tërë krahasimore, me testime dhe pikëzim në disa faza, për të krijuar detyrimin për arsyetim të veçantë dhe bindës kur kandidati i rekomanduar nuk është kandidati i renditur më lart dhe, për më tepër, është pas disa kandidatëve të tjerë që i kanë kaluar fazat me rezultat ndjeshëm superior.

Pikërisht këtu relacioni i SPAK nuk jep dot shpjegim të mjaftueshëm. Ai përshkruan fazat, rendit pikët, rendit përfundimet e verifikimit dhe më pas kalon te konkluzioni se komisioni, “pas shqyrtimit në tërësi të të gjithë procesit”, vendosi përzgjedhjen e Joni Ketës. Kjo formulë është tepër e përgjithshme për të justifikuar tejkalimin e renditjes numerike. Ajo nuk sqaron:

• përse kandidati me 69.99 pikë u konsiderua më i përshtatshëm se kandidatët me 94.32, 85.32 apo 79.66 pikë;

• cilat elemente cilësore konkrete të verifikimit të figurës dhe pasurisë peshuan në favor të tij në raport me të tjerët;

• nëse kishte ndonjë standard paraprak që e kthente fazën e parë të pikëzimit thjesht në filtër kalues e jo në kriter renditës; dhe mbi të gjitha,

• cili ishte raporti juridik ndërmjet rezultatit numerik dhe vendimit final.

Pa këtë arsyetim, vendimi normal qё shfaqet i ekspozuar ndaj akuzës për arbitraritet. Jo sepse komisioni është domosdoshmërisht i detyruar mekanikisht nga pikët, por sepse, sapo ai zgjedh të ndërtojë një konkurs me pikë dhe renditje, nuk mund ta shpërfillë atë renditje pa dhënë shpjegim të plotë, të posaçëm dhe të verifikueshëm.

Në të kundërt, cenohen parimet e transparencës, objektivitetit dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve.

Kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me nenin 33/3 dhe nenin 34 të ligjit nr. 95/2016. Neni 33/3 thotë se kandidati nuk mund të caktohet në detyrë si Drejtor i BKH-së pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.

Neni 34/1 shton se kandidati duhet të plotësojë me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit. Këto dispozita nënkuptojnë se “aftësitë profesionale” nuk mund të mbeten nocion abstrakt, por duhet të dalin nga vetë procedura objektive e përzgjedhjes.

Kur ekziston pikëzim, ky është treguesi më i qartë i aftësisë profesionale krahasuese. Prandaj, në mungesë të një arsyetimi të posaçëm që tregon pse kandidati me pikë më të ulëta u konsiderua në fund më i përshtatshmi, konstatimi se ai “përmbush kushtet e aftësive profesionale” mbetet deklarativ dhe i pambështetur mjaftueshëm në faktet e administruara.

Po aq serioz është edhe një problem tjetër që del nga relacioni: mënyra si është trajtuar verifikimi i pasurisë dhe figurës. SPAK thotë se më 15.08.2025 i ka dërguar Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Kushteve të Sigurisë së Kandidatëve gjithë dokumentacionin përkatës të depozituar zyrtarisht nga secili kandidat; më pas thotë se më 25.11.2025 janë përcjellë raportet përkatëse të verifikimit për shtatë kandidatët dhe jepen vetëm konkluzionet e shkurtra se kush “plotëson” apo “nuk plotëson” kushtet e sigurisë.

Kjo mënyrë paraqitjeje është jo e plotë për një procedurë të këtij niveli. Ligji nuk kërkon thjesht një përfundim binar “po/jo”; ai kërkon një raport të hollësishëm mbi ligjshmërinë e burimeve të pasurisë dhe pastërtinë e figurës, me dokumentacion mbështetës.

Nëse KLP është thirrur të votojë vetëm mbi bazën e një relacioni përmbledhës të SPAK-ut dhe jo mbi një administrim të drejtpërdrejtë e të plotë të raportit të hollësishëm të Komisionit të Posaçëm dhe ҫdo dokumentacioni tё administruar gjatё procesit garues, atëherë organi emërtues nuk ka ushtruar realisht kontrollin që ligji i ngarkon.

Kjo është edhe arsyeja pse pretendimi se “SPAK e ka bërë vetë verifikimin” nuk qëndron juridikisht si përgjigje e mjaftueshme. SPAK mund të ketë administruar procedurën, mund të ketë bashkërenduar fazat dhe mund të ketë marrë dijeni mbi raportet, por kjo nuk e zëvendëson juridikisht rolin e KLP-së si organ emërtues.

Ligji nuk përdor rastësisht shprehjen “institucioni i emërtesës”; përkundrazi, pikërisht për të shmangur përqendrimin e gjithë filtrave dhe vendimmarrjes në një dorë të vetme, ai ndan organin që rekomandon nga organi që emëron dhe e lidh verifikimin e thelluar me dosjen e emërimit.

Në këtë prizëm, mënyra si SPAK i ka dërguar KLP-së edhe vendimin e vet të përzgjedhjes përbën një tjetër element problematik. Nuk është çështja te dërgimi i një akti shoqërues si i tillë; çështja është se, kur ky akt përmban tashmë identifikimin e “kandidatit fitues”, dhe kur relacioni përmbledh fazat në mënyrë që ta paraqesë zgjedhjen si të përfunduar materialisht, atëherë mbi KLP rëndon rreziku i një presioni institucional për të vepruar si organ formal.

Kjo dobëson dukshëm idenë e një vendimmarrjeje autonome të KLP-së dhe përforcon perceptimin se SPAK ka ushtruar jo vetëm të drejtën për të rekomanduar, por de facto edhe të drejtën për të përcaktuar emërimin.

Një çështje tjetër, që duhet trajtuar me kujdes por edhe me seriozitet të plotë, është ajo e konfliktit të interesit në KLP. Ligji nr. 115/2016, në nenin 171, detyron anëtarin e Këshillit që është në konflikt interesi ose në dijeni të një pengese ligjore që të deklarojë natyrën e interesit, të mos marrë pjesë në diskutim dhe të mos marrë pjesë në votim.

Kjo normë nuk mbron thjesht formalitetin e vendimit; ajo mbron paanësinë objektive të organit kolegjial dhe besimin e publikut te procedura. Prandaj, nëse konflikti i interesit ka ekzistuar dhe nuk është deklaruar e menaxhuar sipas ligjit, kjo do të cenonte rëndë vlefshmërinë e vendimmarrjes.

Në përfundim:

E para, procedura duket se ka deformuar ndarjen ligjore ndërmjet SPAK-ut si organ rekomandues dhe KLP-së si organ emërtues, duke rrezikuar ta kthejë këtë të fundit në miratues formal.

E dyta, verifikimi i pasurisë dhe figurës, që sipas Kushtetutës dhe nenit 6 të ligjit nr. 95/2016 duhet të funksionojë si kusht real para emërimit dhe të lidhet me institucionin e emërtesës, nuk rezulton i pasqyruar me transparencën dhe plotësinë e kërkuar në dosjen dhe arsyetimin e vendimmarrjes.

E treta, sistemi i pikëzimit dhe renditjes është përdorur në mënyrë që prodhon një kontradiktë të fortë ndërmjet rezultatit objektiv të kandidatëve dhe rezultatit final të rekomandimit, pa një arsyetim të posaçëm që ta justifikojë.

E katërta, lidhja mes “aftësive profesionale” dhe pikëve të grumbulluara mbetet e pazbardhur, duke e bërë përfundimin mbi përshtatshmërinë profesionale të kandidatit fitues të duket i pambështetur sa duhet.

Prandaj, procedura e ndjekur për përzgjedhjen dhe emërimin e Drejtorit të BKH-së paraqet shkelje substanciale të ligjit dhe të standardit kushtetues të emërimit, sepse ka zbehur rolin e organit tё emërtesёs, ka relativizuar funksionin ligjor të verifikimit të pasurisë dhe figurës, ka shpërfillur pa arsyetim të mjaftueshëm rezultatin krahasues të pikëzimit dhe, për rrjedhojë, ka cenuar besueshmërinë, objektivitetin dhe ligjshmërinë e të gjithë procesit.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Pjesa I e këtij investigimi mund të lexohet duke klikuar KËTU

Vijon

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Phoenix says:
    March 24, 2026 at 6:23 pm

    një radiografi kirurgjikale e asaj që mund të quhet “akillesi” i Drejtësisë së Re. godet në palcë procedurën, Spak dhe Klp duhet të korigjojn nëse kan veetet merak per integritetin e BKH-së.

    Reply
  • Fshatari says:
    March 24, 2026 at 7:33 pm

    Ore po cfare halli keni ju? BKH , SPAK etc jane institucione te huaja dhe te huajt vendosin kush do ti drejtoje. Ju skeni asnje te drejte ne to ( jane ngritur nga te huajt, fiancohen nga te huajt dhe natyrisht qe jane prone e tyre)
    Ndaj mos flisni kot, lerini te huajt te bejne punen e tyre deri sa keni pranuar qe ata te kene ne pronesi keto institucione e ne fak tere qeverine Shqiptare.
    Ta bëjmë prift e t’i rruajmë mjekrën nuk funksionon

    Reply
    • prehistoriku says:
      March 24, 2026 at 11:35 pm

      A lexon per cfar flet shkrimi?
      Si ka mundesi jeni kaq te trash ju sufllaqexhinjt e partiçkave???

      Reply
    • Emigranti says:
      March 25, 2026 at 10:21 am

      E keni kopsitur

      Reply
  • Vl says:
    March 24, 2026 at 11:45 pm

    Nese keto qe jan shkruar jane te verteta, sidomos ajo ceshtja e renditjes, zhgenjimi im personalisht eshte i thellë. Shpresoj qe jo mgjths autoret dhe artikujt e kesaj media jane shume serioze
    një institucion që duhet të pastrojë llumin, nuk mund të lindë nga një procedurë vet e turbullt

    Reply
  • Fieraku i 21 janarit says:
    March 24, 2026 at 11:46 pm

    Po u bënë llastik dhe kta, atëherë edhe drejtësia që do prodhohet do jetë llastik

    Reply
  • TIRONA says:
    March 24, 2026 at 11:51 pm

    Dita Sipas burimeve, vetëm një orë para publikimit të aferës seksuale me një denoncuese nga STOP, prokurori Eminaj, njëherësh anëtar i KLP, ka kaluar kufirin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm. Po sipas burimeve, Eminaj është larguar drejt Greqisë rreth orës 19 të mbrëmjes së djeshme.

    Si shpjegohet qe shume nga keta te drejtesis se re kan lidhje me Greqine??

    Reply
  • Gani USA says:
    March 24, 2026 at 11:54 pm

    Si ky skandal adhtu dhe ai i atij anetarit te KLP te kapur me trangull n dorë nuk janë thjesht turpe morale, por provë se drejtësia ka lejuar në gjirin e saj njerëz që nuk e mbajnë dot peshën e funksionit

    Një njeri i drejtësisë duhet të jetë më shumë se një teknik i ligjit. Ai duhet të jetë figurë etike, e rezervuar dhe e pakompromentueshme

    Reply
  • Luan says:
    March 24, 2026 at 11:59 pm

    Nuk ka pyll pa derra.. Nuk ka nevojë të bëhet kaq bujë sa për ti justifikuar Ramës dhe Berishës të ndryshojnë reformën në drejtësi.

    Reply
  • Realist says:
    March 25, 2026 at 12:00 am

    Dakord me Luanin dhe un
    Ka nisur sulm frontal mbi drejtesin e re qe pas Ballukut
    Me vjen keq per Diten se e dija ndryshe
    Mbesa e beqos paska patur fuqi te madhe

    Reply
    • Haka tek i zoti says:
      March 25, 2026 at 12:03 am

      Pse jo thua ti
      Arriti ia mblodhi koqet big edhe palloshit

      Reply
  • K R says:
    March 25, 2026 at 12:02 am

    Institucionet e “drejtesise” gelojne nga korrupsioni dhe prostitucioni. Mjere Shqiptaret.

    Reply
  • Detari says:
    March 25, 2026 at 12:04 am

    Rastesi qe edhe ai kurvlliku i KLP edhe ky skabdali Bkh plasen ne te njejten kohë?

    Reply
  • anonim says:
    March 25, 2026 at 12:06 am

    Nuk e di per ketw ama sa per ate te KLP Qe te ndodhi nje gje e tille duhen 2 veta. Kjo femra duhet te jete 99 vete dhe ben sikur ju qep ai. Nje grua e zgjuar edhe kur i ofrohet, ngjitet apo si te doni vendosjani emrin kur nuk do te kruhet largohet me stil dhe pa i hyre gjemb ne kembe. Po duket nga pergjigjet qe kjo ka dash vete. Nje mashkull sado hamshor te jete po nuk mori OK perballe nuk vazhdon se meshkujt hamshor jane frikacake. 2-N.q.se ngjarja ka ndodhur juste zyres dhe nga telefoni personal kot qe diskutoni se eshte e drejte e secilit te gezoje shprehi qejfin e tille sipas menyre se vet.

    Reply
  • ING. AFRIMI says:
    March 25, 2026 at 12:07 am

    E theksoj që të gjithë ish anetaret e drejtsisë së vjetër që kanë kaluar vetingut janë ish të korruptuar e të paaftë pasi vetingu u bë nga ish magjistra të korruptuar e jo profesionalë… Klp e klgj janë organe të teperta që zevensuan këshillin e lartë te drejtsisë pa asnjë argument juridik e organizativ … kto organe forcojnë korporatizmin e prokurorve dhe gjygjtarëve ndaj duhet të shkrihen sa më parë ashtu si dhe shoqatat e gjygjtarve dhe prokurorve si simbole të ktij korporatizmi a shoqërie të sëmurë kulti a profesionalizmi… pa dyshim rama dhe parlamenti janë përgjegjsit e kësaj situate me papjekurinë e tyre juridike e politike

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    March 25, 2026 at 4:31 am

    Dy Organizatat Mafioze Mafia dhe Ndrageta duan te c`vleresojne Institucionet e Drejtesise se Reformuar,SPAK,BKH.
    Bosi i Mafias Socialiste,Edi Rama po ben Ligje ne Parlament qe ASGJESOJE DREJTESINE E RE. TE BLLOKOJE SPAK.jo u pa qarte dje ne gjyqin e Kryebashkiakut vjedhes te Tiranes.Kudovjedhesi Plarent Ndreca po pstronte veten ne rolin e avokatit te Bashkivjedhesit Erion Veliu,.Vjedhesit te bashkuar me avokatet luanin kalceto me Ligjet dhe Procedurat per te shtyre ne kalendat greke gjyqin e Veliut.
    Sa te shpallen Ligjet e Parlamentit te Edi Rames,qe shpallin te PAPREKSHEM NGA DREJTESIA hajdutet qeverritare te Partise Socialiste.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 25, 2026 at 10:23 am

    OK:
    1.A e dini Ju se KLP,KLGJ..JANË VETËM PËR TË MARRË RROGËN.? DHE POMERREN ME VIDIO EROTIKE.!?
    ● KËTO 2 TË SHKRIHEN NË 1 ME 9 VETA ME NË KRYE PRESIDENTIN (KRSH)!
    2.KËTO 2 I DREJTON MAFJA NON GRATA(PENICILINA 92.).NDAJ AI KËRKON TË KTHEJ NË DETYRA 55 % TË VETINGUARIT E TIPIT GJIN GJONI,ARIAN NDOJA..QË I BËRI DEPUTET POR DUAN MË SHUMË $,£.!
    3.DREJTËSIA E RE DËSHTOJË,POR EDI RAMA HEZITON SE U MBURR SE E BËRI VETË..DHE TANIMË E KA KEQ ME PPE E DJATHTË EKSTRRMISTE E TIPIT FREDI BELER..QË KËRKON 354 KM DETË..!
    4.SPAK(KAPSI PD) NGJAN ME SPECIALEN KOSOVË PËR PARABURGIME ME VDEKJE TË PS DHE UÇK+NATO.!
    5.SPAK,KLP,KLGJ..U KA HEQUR PANTALLONAT FUSTANET,SALIU 92.
    6.BE,SHBA PO MBURRIN SPAK QË PO DEL MBI GJK,GJKKO..KUVËNDIN E POPULLIT..?
    6.DY JANË FATKEQSIT..1 PËR BOTËN DHE 1 PËR SHQIPEN,BALLKANIN,EUROPËN.?
    7.DUHET NJË LNÇL E DYTË PËR NJË DREJTËSI PËR POPULLIN DHE JO KJO PËR MBROJTJEN E HAJDUTVE MBI 500 MILD.$ DHE URDHËRVRSËSVE MBI 20.000 NË 35 VITE.!
    FLM

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?