Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ditën e sotme Prokurorinë që t’i japë ish-Ministrit Ilir Beqaj aktet e dosjes së sterilizimit pa pagesë. Kjo pasi SPAK i kërkoi Beqajt një shumë prej 10 milion lekësh, në mënyrë që të njihej me dosjen hetimore.
Shumë, e cila nga Beqaj nuk u pagua, por u ngujua në ambientet e SPAK për të lexuar pa pagesë 602 fashikujt e dosjes së tij. Në dalje nga ambientet e GJKKO-së, Beqaj tha për mediat se vendimi ishte shumë i drejtë pasi rrëzoi pengesën artificiale.
“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejë pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj, të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
j.l./ dita

Ky Daumi ne foto Beqja na felliqi e u leshu ne vjedhje duke mos mbajt hic parasysh ate postulatin “Ne Socialistet do te vjedhim me lezet”!
Politikajt shqiptare ne tre dekada jane mesuar vetem per te marre,pa paguar asnje qindarke,per votuesit e tyre shqiptare!
Mire do te ishte te sqarohej nese Bequa duhet te kete akses te plote te dosjes hetimore? Nese po, cfare duhet te jete ne formen leter (hard) apo edhe elektronike (soft)? Nese eshte vetem letter, ku duhet ta lexoj (vendi) mjediset e hetuesise apo dhe ne nje mjedis jashte saj?
Nese ai kulifikohet per te gjitha, ku qendron problemi. Kostoja, SPAK nuk eshte ne bisnes me te shitur dosje. Nese ka shpenzime ja ngarkoni tek shpenzimet e gjyqit nese shpallet fajtor.
Nese nuk kualifikohet, i gjeni nje dhome me pese yje ne burg, ti lexoj rehat. Mundesisht dhe nje sekretare se i duhet ti sistemoj ne fund te leximit, helbete 600 fashikuj.
Mësohuni me ligjet o Shqiptarë! Nuk mbaj anën e Beqajt, por kur akuzohet një njeri, akuzuesi është i detyruar që t’i paraqesë të akuzuarit akuzën në detaje. Ajo kërkesa e parasë është e pa bazuar në ligj dhe më vjen keq që SPAK-u “humbet pikët “ me gjëra të tilla. Nuk mund të dënosh një person të pambrojtur dhe ai të mos dijë detajet se përse dënohet! Është tjetër gjë që këto të dhëna të mos dalin pa u gjykuar dhe në këto raste ka ligje të tjera që të dënojnë për personin që i nxjerr pa u bërë gjygji. Pra shkurt, I akuzuari njihet me akuzën pa pagesë dhe e kap ligji tjetër po i nxori jasht sistemit të drejtësisë pa u përfunduar.
Suksese ne jete!?
Akti i kryer nga ASPAK ne lidhjet me pagesat,eshte teresisht i paligjshem dhe i qellimshem.Prokuroria Pasi mbaron procesi hetimor eshte e detyruar te vere ne dispozicion te pales mbrojtese te gjitha dokumentat qe disponon ne kopje,pa’ pageses.I pandehuri,pala mbrojtese nuk mund te detyrohet per ti blere dokumentat qe “fabrikon “.Jane pengesa vetem per te lene palen mbrojtese te papergatitur
Po’ trupit gjukuese kundrejt pageses ia Ve dosjen ne dispozicion.Ate tjetren,eshte apo Jo fajtor le ta percaktohet gjykimit i ceshtjes.Trupi gjukuese Ka bere shume mire qe Ka marre kete vendim.Madje duhet ta shoqeroje me terheqjen vemendje.