Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hezbollah lëshon dhjetëra raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e numrit dy të Hamasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hezbollah lëshon dhjetëra raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e numrit dy të Hamasit
Bote

Hezbollah lëshon dhjetëra raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e numrit dy të Hamasit

Published: January 6, 2024
Shpërndaje

Milicia Hezbollah e Libanit ka lëshuar dhjetëra raketa në veri të Izraelit më 6 janar, duke paralajmëruar se kjo breshëri ishte përgjigjja fillestare ndaj vrasjes, që besohet se është kryer nga Izraeli, të një udhëheqësi të lartë të aleatit të saj, Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Më herët gjatë javës, në shpërthime në kryeqytetin libanez, Bejrut, u vra numri dy i Hamasit, Saleh Arouri.

Sulmet e së shtunës vijnë një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, tha se grupi i tij do të hakmerret për vrasjen e Arourit. Nasrallah tha se nëse Hezbollahu nuk kundërpërgjigjet, i gjithë Libani do të jetë i cënueshëm nga sulmet izraelite. Me këtë deklaratë ai si duket iu përgjigj publikut libanez, pavarësisht rrezikut për përshkallëzimin e luftimeve midis Hezbollahut dhe Izraelit, në kohën kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.

- Publicitet -

Hezbollahu tha të shtunën se ka lëshuar 62 raketa drejt një baze izraelite të vëzhgimit ajror në malin Meron, duke pretenduar se raketat kanë goditur në shënjestër. Ushtria izraelite tha se rreth 40 raketa janë gjuajtur në drejtim të Meronit dhe se baza ishte shënjestra, por nuk përmendi nëse raketat kanë arritur të godisnin bazën. Izraeli tha se është kundërpërgjigjur duke goditur qelizën e Hezbollahut që lëshoi raketat.

Përshkallëzimi ndërkufitar vjen në kohën kur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, nisi një turne diplomatik në Lindjen e Mesme. Ky është udhëtimi i katërt i tij në rajon që kur nisi lufta Izrael-Hamas tre muaj më parë. Lufta u nxit pasi Hamasi sulmoi në jug të Izraelit duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme nga ajri, toka dhe deti, që kanë vrarë mbi 22.600 palestinezë në Rripin e Gazës.

Blinken nisi turneun e tij në Turqi të shtunën. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, beson se Turqia dhe të tjerët mund të kenë ndikim, veçmas te Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij, për të ulur frikën për përhapjen e konfliktit.

Në bisedimet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e jashtëm, Hakan Fidan, Blinken po ashtu do të kërkojë mbështetjen e Turqisë për planet për Gazën pasi të ketë përfunduar lufta, përfshirë këtu edhe kontributet monetare për rindërtim.

Nga Turqia, kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Më pas, të dielën dhe të hënën Blinken do të qëndrojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryediplomati amerikan do të vizitojë javën e ardhshme Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor dhe do të përmbyllë turneun e tij diplomatik në Egjipt.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?