Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: Historia e një dëshmori të pashpallur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e një dëshmori të pashpallur
Histori

Historia e një dëshmori të pashpallur

Published 17 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Arben SALIU

 

Para 20 vjetësh, kur shërbeja në aparatin e dikasterit të Ministrisë së Brendshme, marr një letër nga ish drejtori i shkollës së Vranishtit të Vlorës, veterani dhe intelektuali i nderuar Ferjat Shkurtaj, i cili më kërkonte të hulumtoja në Arkivin e kësaj ministrie mbi mundësinë e gjetjes së një korrespondence me ish ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu nga mesi i viteve ’70, lidhur me zhdukjen pa gjurmë në vitin 1949 të kushëririt të tij Ahmet Sulo Shkurtaj, ish komandant poste kufiri në Tropojë, me shqetësimin “se si duhej trajtuar ai, si atdhetar apo tradhtar i Atdheut”?!

Nuk hezitova, jo thjesht nga respekti për Ferjatin, por njëkohësisht nga kërshëria se si ishte trajtuar nga strukturat përkatëse të kohës kjo ngjarje, e cila për familjen e Ahmetit ishte një plagë e pambyllur dhe njëkohësisht e mbështjellë me mister. Në vitet 1992- 1997, Arkivi i Ministrisë së Brendshme ishte bërë një mish-mash i vërtetë. Ky fakt, megjithë predispozicionin e stafit të ri të arkivit, nuk na dha mundësinë të shtinim në dorë as një lloj praktike për çka isha i interesuar. Duke pasur parasysh se gjatë sistemit monist çdo praktikë dokumentare ruhej dhe administrohej me fanatizëm, në pranverën e vitit 2017, i motivuar për ta përmbushur këtë detyrim moral ndaj Ferjat Shkurtaj, të cilit sa qe gjallë ai nuk munda ta vë në dijeni se si qëndronte e vërteta rreth kësaj ngjarjeje enigmatike, trokita përsëri në dyert e Arkivit të Ministrisë së Brendshme, me besim të plotë se nuk do dilja duarbosh. Falë ndihmës teknike që më dhanë punonjëset e arkivit, pa shumë telashe, m’u vu në dispozicion dokumentacioni përkatës. Ishte një dosje me material të bollshëm. Pa hapur kapakun e dosjes, ndjeva shumë emocion. Si njeri i apasionuar për të dokumentuar historinë nëpërmjet fakteve dhe jo hamendësive, më brente mendimi se me ç’prova do përballesha. Pa humbur kohë fillova të shfletoja fletët e dosjes një e nga një.

Çelja e kësaj dosje e kishte zanafillën nga letra e familjes Shkurtaj për ministrin Kadri Hazbiu, i cili menjëherë kishte vënë në lëvizje strukturat përkatëse për rrethanat e zhdukjes së Ahmet Sulo Shkurtaj. Nga grupi i punës i ngarkuar me këtë detyrë ishin studiuar praktikat dokumentare në degën e organizimit, të kuadrit dhe në Arkivën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por fatkeqësisht nuk ishte gjetur asnjë gjurmë që të faktonte se Ahmet Sulo Shkurtaj kishte qenë efektiv i kësaj ministrie apo të ishte zhdukur pa nam e nishan në vitin 1949. Pavarësisht nga kjo zbrazësi dokumentacioni, kërkimet nuk kishin reshtur për të thithur informacion edhe nga kanale të tjera. Kështu ishin evidentuar emrat e kuadrove që kishin shërbyer në degët e punëve të brendshme dhe repartet e kufirit në Tropojë dhe Kukës gjatë periudhës në fjalë, të cilët kishin dhënë sqarimet e nevojshme. Konkretisht:

Jonuz Mersini,  drejtor i Zbulimi Politik, i cili në atë kohë ka qenë kryetar dege në Tropojë, dëshmon: “Në janar 1949 humbi pa lënë gjurmë nënoficeri Ahmet Sulo Shkurtaj nga Vranishti i Vlorës, që shërbente në një postë të batalionit të Kufirit Tropojë. Me sa më kujtohet, rrethanat e humbjes kanë qenë këto: Në një mbrëmje janari të vitit 1949 komandantët e postave kufitare për atë zonë ishin mbledhur në një postë kufitare për probleme të ruajtjes së kufirit. Atë natë ka qenë shumë kohë e keqe, me dëborë dhe tufan. Mbas mbarimit të mbledhjes Ahmeti u nis për në postën e tij i pashoqëruar me ushtarë, por nuk mbërriti dhe qysh atëherë nuk dihet asgjë për të.

Nga hetimet që u bënë në këtë kohë, u gjykua se mund të ishte përballur me ndonjë tufë uqërish, të cilët e kishin shqyer, ose kishte tradhtuar dhe u ishte dorëzuar autoriteteve jugosllave.

Për këto alternativa nuk na u mbush mendja. Në variantin e parë nuk u gjet asnjë shenjë e trupit ose e pajimeve të tij, ndërsa varianti i dytë binte poshtë, pasi ai kishte qëndrim shumë të mirë politik personal dhe familjar. Nisur nga këto rrethana, u konkludua dhe i këtij mendimi jam edhe sot, që Ahmet Shkrtaj duke ecur natën në drejtim të postës ku shërbente, ka kaluar gabimisht vijën e kufirit dhe është rrëmbyer nga njësitet e shërbimit kufitar jugosllav, të cilat e kanë vrarë. Që nuk është gjallë, këtë e them me siguri, sepse veç interesimit që kam bërë për ta gjetur, nisur edhe nga detyra funksionale si Drejtor i Zbulimit Politik, por jam interesuar edhe si një detyrim moral, pasi e kam kushëri timin, për të sqaruar edhe pozitën e familjes së tij”.

Dega e Punëve të Brendshme Kukës, me shkresën Nr. 54 Res. Personal, datë 24.06.1976 midis të tjerash jep këto sqarime: “Në vitin 1949, në postën e Dobrunës ka qenë zv.komandant poste kapter Ahmet Shkurtaj, nga fshati Vranisht i Vlorës, i cili në dimrin e atij viti ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Rrethanat e zhdukjes së tij ekzakte nuk dihen, por thuhet se ka humbur në dëborë. Për këtë çështje u bënë verifikime mbi rrethanat e zhdukjes së tij duke pyetur banorë të fshatit Dobrunë, që japin këto spjegime :

Seit Dervish Mulaj: “Ahmet Shkurtaj e kam njohur personalisht. Pasi u vumë në dijeni për humbjen e tij në janar 1949, disa ditë me radhë kemi kërkuar në nëpër pyll e dëborë së bashku me ushtarë e civila, por nuk gjetëm asnjë gjurmë. Në pranverën e vitit 1949, më ka thënë Mustafa Rexha nga Dobruna se nënoficeri që kërkohet, është gjetur i vdekur në pyjet e fshatit Goden Kosovë në Jugosllavi”.

Mustafa Rexhep Myzyri: “Në atë kohë kam punuar në organet e Sigurimit të Shtetit dhe m’u ngarkua si detyrë nga shefi im Gole Bashari, që kapter Ahmet Shkurtaj ishte arratisur në Jugosllavi apo jo?! Për këtë çështje kam kaluar ilegalisht në Jugosllavi dhe nëpërmjet bazave që kishim atje, nuk munda të mësoj asgjë. Ndërsa aty nga fillimi i muajit Maj 1949 kam shkuar përsëri në Jugosllavi në fshatin Goden Kosovë (fshati i parë me shtetin fqinj) dhe takova bazën tonë Shaban Isufi, i cili më tha se barinjtë duke kullotur bagëtitë kishin gjetur kufomën e prishur të një ushtaraku, të identifikuar si të tillë nga kapota dhe automatiku. Barinjtë lajmëruan menjëherë forcat kufitare jugosllave. Nuk dihet se çfarë bënë me të. Për këto gjëra Shaban Isufi ka ardhur në Shqipëri dhe është takuar me Gole Basharin në Dobrunë. Këtij i ka thënë për gjetjen e kufomës së kapterit”.

Dervish Kurpali, Islam Mulaj dhe Avdyl Mulaj nga Letaj: “E kanë njohur kapterin Ahmet Shkurtaj kur ka qenë në postën e Dobrunës. Dinë se ka humbur në Janarin e vitit 1949. Koha ka qenë e keqe me dëborë e tufan. Është kërkuar disa ditë dhe nuk është gjetur. U tha se gabimisht mund të kishte kaluar kufirin. Kapteri ishte nisur vetëm nga Letaj për në postën e Dobrunës”.

Gjatë verifikimeve të bëra në këtë periudhë nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës nuk doli ndonjë gjë se Ahmet Shkurtaj mund të ishte arratisur.

Gole Bashari, kuadër në Ministrinë e Punëve të Brendshme: “Në vitin 1949 kam qenë me detyrë në Kukës. Në fillim të tremujorit të parë të këtij viti u zhduk ish zv.komandanti i postës së Dobrunës Ahmet Shkurtaj. Nga bisedat me ushtarët dhe fshatarët si dhe të dhëna nga burime të tjera qarkullonin opinionet se ai mund të ishte arratisur në Jugosllavi ose me që ishte dëborë e madhe, mund të kishte ngrirë dhe ta kishin ngrënë ujqërit. Në vazhdim të verifikimit të mëtejshëm, Mustafa Rexha nga Dobruna më ka informuar se Ahmeti ishte mbytur nga dëbora në brezin kufitar jugosllav në sektorin Goden, të cilit i ishte gjetur dhe letra e njoftimit. Këtë gjë Mustafai e kishte mësuar nga Shaban Isufi dhe vëllai i tij, Enver Isufi, të cilët ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste Jugosllave. Për këtë problem nuk më kujtohet që t’i jetë marrë informacion me shkrim si Shabanit, ashtu edhe vëllait të tij, pasi të dhënat nga këto burime nuk i kemi besuar se Ahmet Shkurtaj mund të ishte kapur në kufi nga pala jugosllave dhe ishte mbajtur sekret dhe nga torturat që mund të ishin bërë atij, mund të ketë vdekur, kështu që për të humbur gjurmët, organet e UDB-së e kanë mbuluar me dëborë  në vijën kufitare”.

Qëndro Jani, ish komandant toge në postën e Dobrunës në vitet 1948-1949, tani në pension me banim në Sarandë: “Ahmet Shkurtaj ka qenë komandant skuadre. Më kujtohet se ai u ngarkua të shkonte me detyrë në pikën Letaj. Kur është nisur ka qenë dimër dhe dëbora ishte rreth gjysëm metra dhe vende-vende edhe më shumë. Ahmeti mbasi mbaroi takimin, niset për në Dobrunë, por nuk mori asnjë ushtar me vete. Atë ditë ishte tufan i madh dhe mjegull dhe rruga kalonte paralel me vijën kufitare. Ahmeti nuk mbërriti në postën e Dobrunjës. Menduam se mund të vinte me njësitin e shërbimit, mbasi pika në Letaj nuk kishte telefon. Në orën 02 erdhi njësiti dhe lajmëroi se Ahmeti ishte nisur vetëm afër darke nga Letaj. Për këtë gjë u vu në dijeni komanda e kompanisë në Krumë. Menjëherë u vumë në kërkim ushtarë e fshatarë nga Letaj e Dobruna, por nuk u gjet as i vdekur, as i copëtuar nga ujqërit. Kërkimi i Ahmetit vazhdoi edhe mbas shkrirjes së dëborës, por nuk u gjet asnjë shenjë. Për këtë çështje kishte mendime se mos Ahmeti ishte kthyer në një shtëpi dhe atje të jetë vrarë, mbasi kjo familje më vonë u arratis në Jugosllavi. Në maj ose qershor 1949, më kujtohet se qarkulloi një e dhënë se gjoja në postën jugosllave, përballë postës sonë, ishte parë një ushtarak shqiptar, porse ky që e jepte këtë informacion doli tradhtar. Ahmet Shkurti ka qenë djalë i gjallë, i vendosur dhe nuk të shkon ndërmend se mund të jetë arratisur”.

Nëpër fletët e dosjes rezulton se në vazhdim të verifikimit të kësaj enigme, janë pyetur edhe ish kuadro që kanë shërbyer në atë repart dhe tani janë në pension, si Stefan Konini, ish oficer i Sigurimit të batalionit të Kufirit Tropojë; Ilmi Osmani, ish komisar i batalionit të Kufirit Tropojë; Memo Pula, ish komandant i kompanisë së Kufirit Krumë; Myftar Qelivani, ish komisar i kompanisë së Kufirit Krumë dhe Skënder Guri, ish përgjegjës i rinisë së batalionit të Kufirit Tropojë. Të gjithë të përmendurit theksojnë se Ahmet Shkurtaj është zhdukur si rezultat i dëborës së madhe dhe tufanit. Mendimet e tyre përputhen se Ahmet Shkurtaj për shkak të motit tepër të keq ka kaluar gabimisht kufirin dhe mund të jetë kapur në befasi nga pala jugosllave dhe është vrarë prej tyre.

Të ngarkuarit e ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu për këtë çështje, oficerët Medi Hoxha dhe Jani Naska, arrijnë në këto përfundime:

“Duke u nisur nga verifikimi që iu bë këtij problemi, qoftë edhe nga të dhënat e burimeve të ndryshme, në rrugë operative ashtu dhe gjatë pyetjeve të kuadrove të ndryshme që e kanë njohur kapterin e zhdukur, krijohet bindja se Ahmet Shkurtaj është mbytur nga dëbora e tufani i madh, që ka qenë atë natë, ose të ketë kaluar gabimisht kufirin, meqenëse rruga ishte paralel me vijën kufitare dhe ta kenë kapur dhe vrarë jugosllavët.

Edhe të dhënat që dalin nga burime të jashtme, se trupi i tij ishte gjetur i vdekur në afërsi të kufirit jugosllavo-shqiptar, nuk lë asnjë dyshim që ai të jetë arratisur në drejtim të Jugosllavisë. Gjithashtu, në ballafaqim me kuadro dhe persona të ndryshëm, që e kanë njohur, nuk del asnjë dyshim ndaj tij. Përkundrazi, Ahmet Sulo Shkurtaj karakterizohet prej tyre si njeri shumë i mirë, besnik dhe i vendosur në mbrojtje të Kufirit dhe që nuk e lidhte asgjë që të tradhtonte Atdheun. Në këtë drejtim, edhe familja e tij rezulton shumë e mirë.

Të mbështetur nga verifikimi që iu bë këtij problemi, qofshin edhe nga të dhënat e Degës së Punëve të Brendshme të Kukësit si dhe nga deklaratat që janë lëshuar nga kuadro e persona të ndryshëm, vërtetojnë plotësisht rrethanat e zhdukjes së Ahmet Sulo Shkurtaj në janar 1949. Për këtë mendojmë që familjes së tij t’i jepet përgjigje pozitive”.

Nga ana e tij ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, ka bërë këtë shënim:

“Ç’përgjigje mendoni të jepet:

  1. a) Si të konsiderohet (viktimë, dëshmor apo si tjetër?)
  2. b) Ligjërisht familjes çfarë i takon në këtë rast. (A ka lënë grua, fëmijë etj. Ku janë tani?)
  3. c) Vendimi të bëhet i motivuar, shkurt dhe të firmoset nga Drejtori i Kufirit dhe zv.ministri”.

Mbi bazë të porosisë së ministrit të Punëve të Brendshme, është marrë vendimi që “Ahmet Sulo Shkrtaj të konsiderohet i rënë viktimë në krye të detyrës”. Ky vendim është firmosur nga drejtori i Kufirit Avni Buxheli dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme Agron Tafa.

Gjatë viteve të regjimit komunist, emri i Ahmet Sulo Shkurtaj, për shkak të rrethana të sipërcituara, ngeli me këtë status. Ai nuk ka varr, por ai duhet të zerë vend në lapidarin e Dëshmorëve të Vranishtit. Dokumentacioni është i plotë në Arkivin e Ministrisë së Brendshme. Një kopje të dosjes personalisht jua kam dorëzuar pasardhësve të Ahmet Shkurtajt. Unë zbardha vetëm disa fletë të saj. Familja Shkurtaj dhe Shoqata e Vranishtit nuk ka arsye të vazhdojnë të rrinë ende pasivë, por të marrin iniciativën dhe të vënë në lëvizje strukturat përkatëse për të mos ia vonuar ende statusin e Dëshmorit të Atdheut Ahmet Sulo Shkurtajt, si ushtarak atdhetar i masakruar nga falangat e UDB-së jugosllave. Një akt i tillë, para se t’i bëjë nder familjes Shkurtaj, pasuron historinë e lavdishme të Vranishtit.

J L 17 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. ¿? në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  2. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  3. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  5. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?