Profesor Doktor Irakli Koçollari
Botuar në DITA
NDËRSA AFROHESHIN ORËT E FITORES
Revolucioni grek për pavarësi zgjati disa vite dhe sigurisht kronikat e tij janë të mbushura me akte dhe sakrifica të panumurta, të përgjakshme dhe heroike të atij populli, gjer në orët e fundit të betejave, që shpunë në shpalljen e pavarësisë. Natyrisht, askush nuk mund të mohojë dot se arvanitët por edhe shqiptarë, si pjesë e atij realiteti, dhanë kontribute të pacmuara në atë epope të madhe dhe të lavdishme për liri. Pa dashur të përmëndim këtu herojtë e njohur të atij revolucioni dhe bëmat e tyre, do të flasim këtu vetëm për një prej kontributorëve të vecantë, në ato luftime që shpunë fitoren përfundimtare dhe pavarësinë e Greqisë, betejën për marrjen e Akropolit.
Mbas disa vite luftimesh, në verën e 1827, betejat e kryengritësve kishin mbritur në qytetin e Athinës, madje rreth mureve të Akropolit, ku ishte vendosur shtabi ushtarak i trupave osmane. Luftimet ishin të përgjakshme dhe rrezistenca e reparteve turke për disa javë ishte pothuaj e pashyeshme dhe nga radhët e kryengritësve kishte jo pak humbje.
Pikërisht, në këto momente kritike, qëndronte reshtuar pranë komandantëve të forcave kryengritëse një luftëtar, që kishte vite në frontet dhe betejat e përgjakshme. Ishte një burrë i heshtur dhe me pak fjalë. Në ato orë të vështira ai i kishte propozuar shtabit të kryengritësve për një rrugë tjetër përballjesh me forcat osmane, që qëndronin me vendosmëri mbi kështjellën e Akropolit.
****
Luftëtari, me fare pak fjalë, ishte një shqiptar.
Quhej Kosta Dalara!
Ishte nga fshati Hormovë i Tepelenës.
****
Nga ato të dhëna të pakta që gjenden për kohën e rinisë së tij, mësohet se Kosta Dalara kishte lindur dhe ishte rritur në Hormovë të Tepelenës, një fshat apo qytezë me një histori të hershme dhe të pasur qytetërimi. Një e dhënë tjetër njofton se origjina e tij ishte nga Lekli, një fshat fqinj dhe fare afër Hormovës. Për shumë vite kishte shërbyer së bashku me vëllanë e tij Dhimitër Dalarën tek Ali Pasha, si njerëz besnikë të tij me detyrën e xhenjerit, apo sic thirrej në gjuhën e popullit aso kohe, “llagëmxhi”. (“Llagëmi” – një kanal i nëndheshëm per të hyrë në një vend të fshehtëapo për tu mbrojtur nga ndonjë kërcënim. Kanale, apo tunele të tillë të ngushtë kanë pasur shtëpi, apo edhe qytetet. “Lagëmi ka edhe kuptimin e një tuneli të ngushtë që bëhet nëndhe apo në shkëmb, që mbushet më lënde plasëse për të hedhur në erë një vend, terren të caktuar. “Llagëmxhiu” ishte një mjeshtër që dinte se ku mund të hapeshin tunele, apo vendstrehime të nëndheshme …, apo në kuptimin ushtarak njeriu që dinte të përdorte tritolin apo barutin për të carë, hedhur në erë fortifikimet, fortesa apo transhe, ku ishte pozicionuar kundërshtari. IK)
Punoi si i tillë, “llagëmxhi”, në shumë ndërtime me karakter mbrojtës apo me karakter urban që investoi Ali Pashë Tepelena, në shumë zona dhe krahina të pashallëkut. Këtë xhenjer, “llagëmxhiun”, Ali Pasha e përdori edhe në operacione ushtarake që ai ndërmori për të nënshtruar apo thyer rrezistencën e kundërshtarëve të tij, të pozicionuar në fortesa apo fortifikime të ndryshme natyrore.
XHENJERI QË TRONDISTE DHENË
Informacione indirekte na rrëfejnë se “Hormoviti” apo “Llagëmxhiu” ka qënë drejtues punimesh në hapjen e tunelit të ujësjellësit të Bencës dhe në ndërtimin e akuaduktit që përcillte ujin nga ky tunel drejt qëndrës së Kalasë të Tepelenës, ku pashai kishte ndërtuar një shatërvan (fontanë), mjaft të bukur të punuar në mermer.
Por, ky mjeshtër qëndroi pranë pashait tepelenas dhe në mjaft operacione luftarake që ai ndërmori. Kur vlerësohej e nevojshëme, ai dinte të identifikonte pikat më nevralgjike, ku mund dhe duhej goditur kundërshtari, duke penetruar përmes “llagëmeve” (tuneleve nantoksorë) të fshehtë, që vec ai dinte si dhe ku ti hapte. Si një xhenjer i vërtetë ai ishte mjeshtër në përdorimin e lëndëve plasëse, tritolit apo barutit për ti dhënë goditje, aty ku nuk e priste kundërshtari.
Nga fondi i dokumenteve të “Arkivit të Ali Pashës” ruhen disa informacione që bëjnë fjalë për “llagëmxhiun” dhe operacionet e tij në disa fronte luftimesh. Në një prej dokumeneteve, ai i muajit Korrik të vitit 1808, kohë në të cilën i biri i Ali Pashës, Veliu ishte pasha i Moresë, na bën me dije për një operacion ushtarak mbi një fortesë në Manastirin e Gortinias. Në letrën informuese Veli Pasha duke shkruar për Llagëmxhiun, informon të atin: “… Kisha menduar se llagëmi (tuneli) që kishte hapur Llagëmxhiu, ishte shumë larg kullës ku ishte pozicionuar rebeli Ali Farmaqi dhe për pasojë goditja nuk do të kishte asnjë efekt. Por, Llagëmxhiu kishte vendosur nëntëqind e pesëdhjet okë barut brenda llagëmit. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u trondit tërë vendi dhe muret e kullës ku qëndronte Farmaqi u hapën në të katër anët dhe u rrëzuan… … duket që shpërthimi kishte bërë një dëm shumë të madh dhe kishte shkatërruar edhe rezervuarin e ujit të tyre …. në këto kushte rebelet, pas asaj dualën me një shami të bardhë në duar … dhe kërkuan të dorëzohen…” (1)
Por, pa u zgjatur me këto ngjarje, ne do të qëndrojmë në kontributet e tij në betejat antiosmane dhe revolucionin grek që shpunë në pavarësinë e këtij vendi.
Për të shkruan Komandatë të njohur të kryengritjes greke për pavarësi, Gjenerali Makrijani, Komandant i kryengritës Karaiskua, Surmeliu, etj., të cilët kishin pasur rastin ta njohnin nga afër në fushbetejat më të rëndesishme antiosmane, si dhe ato për clirimin e Athinës.
Kasomuli, një luftëtar dhe shkrimtar i dëgjuar, i revolu1cionit grek të vitit 1821, shkruan për “Llagëmxhiun”: “Heroi i pavdekshëm dhe krenar Kosta Dalara, që shpesh i thërrisnin me mbiemrin “Llagëmxhiu”, nga shumë llagëme, kanale apo tunele nëntoksorë që ai hapi përgjatë rrethimit të Mesollongjit dhe në Akropol, për ti gjetur dhe goditur në befasi turqit, ishte një luftëtar i rallë….”.
Në Mesolongji ai luftoi në krah edhe të luftëtarëve të tjerë kryengritës heroikisht. Sic shkruan Karaiskua dhe Dhimitër Fotiadhi, “ai bëri akte dhe mrekulli të verteta heroike …”
Mbas rënies së Mesollongjit të rrethuarit, luftëtarët që ishin përballur për muaj të tërë me urinë e gjatë, mundën të cajnë rrethimin dhe të dalin prej aty përmes zjarrit të batareve dhe vringëllimës së shpatave osmane…, në atë dalje që njihet me emrin “Eksodho Mesolongjiu”, ku u vra dhe heroi i revolucionit, sulioti trim Marko Bocari. Mes luftëtarëve që canë me shpatë në dorë rrethimin ishte edhe Kosta Dalara. Por, prej këtu ai vazhdoi edhe më tej rrugën e luftrave për liri kundër pushtimit Osman. Rruga që ai mori së bashku me kryengritësit e tjerë ishte Athina, e cila ishte në duart e turqve. Nga Hormova, fshati i Llagumxhiut, kishte edhe 50 luftëtarë të tjerë që reshtoheshin në krah të kryengritësve.
BETEJA PËR MARRJEN E AKROPOLIT DHE ATHINËN
Në kujtimet e tij Gjeneral Makrijani, duke folur për betejat e përgjakshme për të marë Akropolin, ku ishin përqëndruar trupat osmane dhe shtabi i saj i luftës, shkruan: ”Ne iu afruam mureve të kalasë, së Akropolit, dhe luftonim nga ajo anë ku është mëhalla e Plakës, pikërisht atje ku është porta e arvanitëve, një nga gjashtë hyrjet që kishin muret që rrethonin qytetin e Athinës dhe Akropolin, që tani gjendet pranë teatrit Dhionisios. Aso kohe atje jetonin arvanitë. Nga poshtë deri tek shtëpitë ishte një kishë. Pikërisht atje i pavdekshmi, i famshmi Kosta Lagëmxhiu, një atdhetar trim dhe i ndershëm me aftësitë e tij të ralla dhe pushkë në dorë luftoi si luan për atdheun tonë dhe lirinë e tij…..Edhe në Mesolongji ky trim pati bërë sakrifica, heroizma të ralla, prandaj Atdheu ynë i detyrohet shumë këtij luftëtari!”
Duke vazhduar shkrimin e tij, Makrijani kujton: “Kosta Llagëmxhiu dhe unë ishim të ngarkuar që të punonim natë e ditë që ai të hapnim llagëme me anë të të cilave të mund të shkonim gjer pranë apo brenda vijës së trasheve që ishin në duart e turqve, përmes të cilave ata vinin gjer afër nesh dhe na shkaktonin dëme të mëdha… Në njërin prej tyre që hapëm ne të dy, erdhën pas nesh bashkuftëtarët tanë Gurra, Papakosta dhe patrioti i vërtetë Thoma Gjirokastriti. Pak brenda vijës së frontit, Kosta kishte vënë re tre vrima nëntoksore që të shpinin diku tej, ndoshta në thellësi të territorit që kontrollohej nga turqit.
Pa humbur kohë, pasi i kqyri me kujdes tre kalimet e errëta nëntoksore, ai hyri menjëherë në njërën prej llagëmeve të turqve. Mandej u kthye dhe me shpejtësi të madhe filloi të punojë për të lidhur njërën vrimë nëntoksore, me llagimin që kishte hapur ai, e cili vinte afër me atë të armikut.
Kur u kishte përfunduar këtë, ai u fut i vetëm në vrimën e fshehtë në anën e frontit turk. Mbas disa orësh ai u kthye prej andej dhe na tregoi se ai kalim i fshehtë nëntokësor të shpinte mjaft larg dhe dilte në një shesh ku mblidheshin tërë ushtarakët e lartë turq për të pirë kafe dhe për të biseduar mes tyre. Me një kurajë të rallë dhe në fshehtësi të plotë, Kosta Hormovit filloi të marrë njëra pas tjetrës disa ngarkesa baruti. Futej fshehtas në këtë kalim nëntoksor dhe i shpinte ato, në fund të kalimit, pikërisht nën sheshin ku mblidheshin ushtarakët turq. Askush nga ata nuk arriti të kuptojë lëvizjet e fshehta të tij dhe as faktin se ai kishte mbushur me barut tërë gropën që ndodhej poshtë sheshpushimit, ku ushtarakët takoheshin dhe flisnin për planet e luftimeve.
Por, Hormoviti do të duhej të hynte dhe të qëndronte i fshehur në anën e frontit turk, në momentin që i duhej vënë zjarri eksplozivit të shumtë, që kishte stivosur në fund të vrimës së fshehtë. Ai shkoi dhe për një kohë ai u zhduk atje, brenda kampit turk. Për gati gjysëm dite nuk dihej fati i tij.
Pritej casti i shpërthimit dhe menjëherë pas tij kryengritësit do të sulmonin me të gjitha forcat frontin Osman, duke shfrytëzuar goditjen e rëndë dhe coroditjen që do të merrte nga brënda shtabi turk.
Në këto caste të rënda, pritmënie dhe ankthi, Komandanti Makrijani, duke iu drejtuar luftëtarëve të tij, u tha: “Vëllezër! Edhe brenda Akropolit nëse ne arrijmë të hyjmë, por edhe jashtë nëse ne mbesim, në të dyja rastet ne do të jemi të humbur nëse ne nuk godasim me tërë fuqitë tona turqit, për të mbështetur dhe hapur rrugën e kthimit dhe të lirisë Kosta Hormovitit, që është brenda frontit turk…
Nëse ne nuk mbështesim me zjarrin e armëve dhe fuqitë e shpatave tona daljen e “Llagëmxhiut”, nëse ai na mbetet rob në duart e turqve, edhe Akropolin do ta kemi të humbur edhe ne të gjithë të humbur do të jemi bashkë me të!”
Por, mbas pak, një shpërthim i tmershëm kishte tronditur vëndin dhe kishte hedhur në erë tërë shtabin e ushtarakëve turq. Një ankth i madh kishte shoqëruar atë sinjal të madh për sulmin e fitores.
Ndërsa pritej me padurim urdhëri i sulmit, papritur kryengritësit panë të vinte heshtur nga një shteg i fshehtë “Llagëmxhiu”.
Duke iu referuar kujtimeve të Komandantit Makrijani, për këto ngjarje mjaft emocionuese, ai shkruan:
“Ai, Hormoviti më pa dhe u drejtua tek unë. Ato caste isha plagosur dhe mbuluar në gjak. Kur më pa në atë gjendje, më tha:
- Ti rri këtu, të vijë doktori të të lidhë menjëherë plagët! Unë do të kthehem përsëri dhe do të ngjitem mureve të kalasë bashkë me luftëtarët e tjerë!
- Jo! i thashë. Ti qëndro këtu! Nëse vdes unë kështjellën bashkë me Akropolin ne nuk e humbasim. Por, nëse vdes ti ne humbasi, pra nuk e fitojmë Akropolin!”
Por, luftëtari trim nuk u bind dhe bashkë me kryengritësit e tjerë u ndesh me forcat turke, të goditura në zëmër nga ai shpërthim i fuqishëm, dhe vazhdoi përleshjet gjer në castet e fitores së madhe.
MERAKU I TIJ I FUNDIT I HORMOVITIT
Kurajua, aftësitë dhe trimëritë e shqiptarit hormovit, prej kohësh ishin bërë të njohura edhe në radhët forcave turke. Vetë pashai turk Qutahu, me të cilin kryengritësit ishin ndeshur në shumë beteja, kishte propozuar që Llagumxhiu ose të tërhiqej nga luftimet, ose të kalonte në anën e tij, pasi do të kishte si shpërblim një sasi floriri të barabartë me peshën e trupit të tij.
Por, përpara interesaveë të lirisë Hormoviti – Dalara përcmoi gjithcka…..
Kosta Dalara (Hormoviti apo Llagëmxhiu) vdiq në Athinë në vitin 1851. I pyetur, në moshën e thyer të pleqërisë, nëse i kishte mbetur ndonjë brengë në jetën e tij?, ai ishte përgjigjur:
– Po! Kam një brengë të madhe! Atë që Atheu im është ende i robëruar!
Në nder dhe kujtim të kontributeve të tij, në luftrat për pavarësinë e Greqisë, sot në Athinë një prej rrugëve kryesore mban emrin e tij “Llagumxhiu”.

(Ali Farmaqi një kryengritës arvanitas në Peloponez. Në kohën për të cilën flet ky document, Farmaqi ishte kundërshtar i Pashait, por mbas kësaj ngjarjeje ata u bënë miq, madje pinë gjalun e njëri tjetrit, shenjë e “vllamërisë”. Të tillë qëndruan ata gjer në fundin e jetës së tyre. Farmaqi është shpallur si një prej Herojve të Revolucionit Grek për Pavarësi.)
Tiranë, 13 Shtator 2024

Ata shqiptarë që u ngritën kundër Perandorisë se Ndritur Osmane, sot janë grek e sërb, jo shqipëtar. Vetëm Osmanllinjtë janë sot Shqipëtar. Se ke harruar t’a përmendësh z.studius
oo ata po ata… e ndriten.
sa qenke shpelare.
te shitur jane, edhe asokohe, edhe sot.
cmime te shtrenjta per te gjjthe ne spital, po qe nga rrethi i tyre apo fetar i shitur ke ulje privilegje, aman mos na hap barkun
Po ti ku e fut veten ? Tek turqitshqipfoles apo greko slavet shqipfoles🤔
Mir o Irakli shume mire qe permend kontributin e shqiptareve ne revolucionin grek. Por do te qe mire te permendesh dhe si ja shperbleu greku 100 vjet me pas duke masakruar 200+. Nuk eshte rahtesi qe nje figure historike si Odisea, qe eshte simboli i dinakerise dhe pabesise, eshte grek. Dhe keta te 1914 ishin dhe me te keq, se ishin rrace hibrite perzierje grek, turk, aziatik arab e ku di une se cfare. Dhe gjithmone hibritet jane akoma me te keq.
Nje vretjte miqesore, nese nuk e kam gabim. Nuk ma merr mendja se kishte tritol ose c4 ne ate kohe.
Me kete shkrim hetuesi i deges puneve te brendshme Irakli Kocollari tregon mungese te kultures historike,mungese te kultures gjuhesore,duke treguar perralla. Arma xhenjere ne Perandorine Osmane nuk quhej Llagemxhij.por BICAKCIJ.
Lexuesi te kthehet prape ne fillore te mesoje kuptimin e fjales llagem,qe eshte perdorur rendom nga brezi jone,por ka dale nga perdorimi nga brezi kompjuteraxhijve.Kush e beri luften ne Akropol.
Shqiptaret e Athines dhe fshatrave perreth nen udheheqjen e kapedaneve Karaiskaqi dhe Sotir gurra Senicari me te nipin.
Me qarte se e tregon konsulli francez i Athines Fouvel, gjendjen e popullsise dhe ngjarjet e viteve 1821-27 nuk e bejne dot propaganduesit e sotem greke .-Nuk kane mbetur me greke ne Athine. Turqit dhe greket jane larguar nga Athina dhe turma shqiptares nga fshatrat rrotull Athines po vjedhin e po plackitin edhe mobiljet e konsullates franceze.Cfare do te bej une ne Athine ne mes te rrebeleve dhe barbareve shqiptare?Ju me kerkoni te qendroj me greket,por nuk ka greke ne Athine. Keto i shkruan konsulli Fouvel Ministrise se jashtme franceze,qe kerkojne helenet ne nje vend ku nuk kishte helene.Lere [pastaj krahina te tera si Moreja dhe Epiri ku nuk kishte kembe greku.
Keta rebele antiturq nuk ishin vetem Arvanitasit e vendosir prej shekuj ne ato vende,por edhe banoret autoktone te epirit,Camerise,Gjirokastres,Tepelenes,si deshmohen Sotir Gurra nga Senica,cami Ali Farmaqi Odhise Andruci nga Tepelena e te tjere e te tjere.Ne vend qe te firmosin ARVANITINE,,vulosen me mut greqine,
Se keshtu e donin anglezet,francezet,gjermanet,ruset,,se kishin lexuar hektorin dhe Akilin,dhe Endrra dhe Filmi jane gjithmone me te fuqishem se REALITETI.
Ja keto i shkruan
demo, shqpitaret flisnin turqisht?
Shqip Turqisht Greqisht, jetonin ne harmoni nen Perandorine e ndritur Osmane.
Nje srvanit tjeter eshte Angjelos Engjelli per te cilin nuk flitet!
Aq ndikim kane perrallat,mitet,leximet e ngulitur ne palce te trurit te femise,,saqe edhe sot,,edhe sot Vendimmarrja e Botes bazohet tek Bibla dhe Kurani. BIBLA DHE kURANI VLERESOHEN SI DOKUMENTE,JO SI DOKRRA MASHTRUESISH.
Aq te fuqishme jane perrallat ,mitet,genjeshtrat e treguara ne femini,sa ende sot Evropa beson se Kosova eshte djepi Serbise.Epiri eshte grek,,Maqedonia eshte greke,.
Perralla eshte me e fuqishme se shkenca.Mor po tregoja 1000 here herodotin,Tuqiditin,Strabonin,,deri tek Poukevili,qe thone se pertej Gjirit te Ambrakise nuk ka Greke,.
Keta Lajcakerit,keta Makaronat e ka mesuar ajo tetoja qe ka ne krevat qekur ishte femije i vogel,se Mitrovica eshte Serbe,se Manastiret othodhokse serbe jane Gure Kufiri,,NUK JANE GURE PUSHTIMI.
“Revolucioni grek ?????” Per cilin revolucion flisni, se kur u be lufta kunder turqve nuk egzistonte fjala “revolucion grek” , …aty ishte nje popull qe luftonte per clirimin e vendit te tij nga pushtuesi shekullor dhe qe lufta e ketij populli u shfrytezua dhe u mbeshtet nga fuqite e kohes per te dobesuar perandorine osmane. Me vone ketij vendi fuqite e kohes i vune emrin Greqi !!!! Por asnje nuk pyeti vendasit shqipfoles (shqiptare arvanitas) se cfare emri ti vinin ketij vendi. Duke u nisur nga nje ide “romantike” te dikujt per elenet e lashte, ata i vune ketij vendi emrin modern Greqi …duke pasur parasysh perqindjen e heronjve te kesaj lufte heroike (“revolucioni”???) , dmth 90% shqipfoles, e 10 % popullsi greqishtfolese, kuptohet qarte se kush e kishte me shume interesin per clirim te asaj toke , si dhe kujt duhet ti perkiste ai shtet i sapo krijuar…….Se cfare ndodhi ne 150 vjetet qe rrodhen e dime historine (e pa drejte) ……..lufte percarese fetare,burgime,zhdukje, lufte gjuhes se tyre mbi te gjitha , ..per ti sunduar apo luftuar ata qe dhane jeten per ate truall .
I pelqen apo jo dikujt, kjo eshte e verteta.
Turqisht dhe Arabisht o Aldrinp fliste dhe shkruante dhe lexonte stergjyshi im qe pat perfunduar shkollen e larte ne Stamboll.Populli analfabet nga Janina ne Nish fliste shqip.
Se cfare gjuhe flisnin shqiptaret,e tregon ne kujtimet e tij ordinanca e Mustafa Qemal Ataturkut,qe ishte shqiptar.
Gjeneral pashai e urdheroi turqisht:-Me sill kalin! Ky i solli cizmet.
Atehere Mustafa Qemali i foli shqip:-Me sill kalin!
Ore Demo kopetenti: mos valle ishte krahperkrah me Ataturkun Ti, kur atij ne vend te kalit i sollen cizmet? Argumenta kokezbathura.
Po si e shpegon ti DEMKE faktin qe muslimanet shqiptare i prene dhe i vrane te krishteret shqiptare per 500 vite rresht?…Voskopoja simbol i ligesise… Keshtu qe shqiptaret e krishtere do te lidheshin domosdoshmerisht me popujt e tjere te krishtere te Ballkanit. Ndryshe do te ishin shdukur… Dhe perfundimisht Bota e Krishtere fitoi kunder Portes Larte. Prandaj mos e menderos ceshtjen shqiptare, dhe mos e ngatero Ate me simpatite apo antipatite personale…Ky Llagemxhiu, qe mire e ka shkruar Rakua, nuk eshte asgje perpara figures te Gogo Bakolla, i cili, tronditi rrenjet e historiografise Helene, perballe te pabesit Aleksandros Mavrokoradatos, derisahistorianet greke, etj, arriten te bien dakort se ndihmesa luftarake e gjeneralit epirot-cam Gogo Bakolla, ne revolucionin grek 1821, perben nje faqe te ndritur ne altarin e heronjeve te Revolucionit 1821…
Profesor Irakliu, si gjithmone brilant me shkrimet e juaja! Respekt per pasionin, seriozitetin dhe fakteve mbreselenese, duke ju referuar protagonisteve greke per nje luftetar nga Hormova.
Midis shqiptaresh nuk eshte zhvilluar lufte fetare dhe nuk ka pasur urrejtje fetare,perjashto ca karnavale kalamash ne Shkoder me gure e me balte.
Laberia eshte muslimanizuar vone ne fund te shekXVIII fillim i XIX.Dukati ne kohen e Evliah Celebiut ishte qendra e Laberise ghe Himares dhe konsideroheshin katolike te krishtere te lidhur me Venedikun si gjithe Himara,Cameria,Moreja dhe ishujt e Medheut.Njihnin Papen e Romes dhe prifterinjte vinin nga Italia.Kreret e fshatrave,Spahijte dhe Kocobashet u konvertuan ne muslimane per interesa ekonomike,,por nuk ka ndodhur kurre qe muslimanet te sulmojne te krishteret,se i binte te luftonin me fisin e tyre.Gjoleka me leberit luftoi turqit,jo per pune feje,por se turqia vendosi Reformat e Tanzimatit,Mobilizim ushtarak i detyrueshem,Taxa mbi token,mbi bagetine,mbi Tymin(shtepine,Tymjake),qe Laberia dhe Himara te krishtere dhe muslimane nuk i pranuan. Ku ke pare ndonje lufte fetare ne Shqiperi ti fshatari pa fshat?
Lufterat e Ali Tepelenes qe shoi krahina te tera ne Kardhiq,Hormove,Sul,Cameri,Himare,,nuk ishin luftera fetare,Ishin luftera per HYQEM te nje krimineli antishqiptar .Ky futi flaken e percarjes ne Epir.
Zoti Koçollari historia që na sillni këtu në gazetë është interesante dhe një dëshmi më shumë për kontributin e shqipëtarëve në luftën për çlirimin e Greqisë nga pushtimi turk. Në vazhdim, megjithëse ju jeni historian, do të thosha se termi “Revolucion grek” që ju përdorni në shkrimin me sipër nuk duket i saktë historikisht. Lufta greke e 1821 ishte “Luftë pë Pavarësinë e Grekëve”, kështu quhet edhe nga burimet historike te pavarura.
Ajo nuk ishte revolucion sepse nuk solli ndryshim te rendit shoqeror apo ndryshime sociale dhe fetare rrënjësore; iku sulltani dhe erdhi mbreti gjerman Otto, hierarkët e kishës greke dhe kisha greke mbetën po njësoj (ashtu siç ishin ne Stamboll).
Duket se grekët, për të glorifikuar historinë e tyre, e trumbetojnë këtë luftë si “Revolucion grek” edhe pse shumë heronj të kësaj lufte ishin shqipëtarë dhe fitoren grekeve u a siguruan Anglia, Franca dhe Rusia të cilat asgjesuan flotën e Ibrahim Pashës (që pothuajse e shtypi kryengritjen greke ne Peleponez).
@M.Shparthi & idiotlleqe 150 vjecare: Wshte per te ardhur keq, kur njeriu lexon keto qe shkruani ju, cfare tregon arsimimin e ulet tuajin, -kjo ndoshta se jeni nga brezi i arsimuar pas 90-ave, ku nuk mund te flitet mw per arsim! Revolucioni grek i 1821-1831 ka qene de facto clirimi i Greqise nga sundimi osman, por qysh ne fillim te tij kjo lufte eshte quajtur ‘revolucioni grek’; Ispilanti ishte nje nga promovuesit kryesore te ketij termi. Ky revolucion i pregatitur fshehtas me pare ishte i ndikuar nga idete e revolucionit francez, pra shume nga kreret fillestare te ketij revolucioni parakuptonin me clirimin nga perandoria osmane vendosjen e nje republike. Situata me vone erdhi e tille, qe historia e ketij revolucioni te ishte nje kopje me e vogel e historise se Napoleon Bonapartit, ku fituan forcat konservatore, qw pranuan nje monarki me pare nga nje republike, e cila (kjo e fundit) mezi u vendos perfundimisht ne fund te shek. XX ne Greqi, pas nja dy puceve ushtarake. Pra, qe te mos grindemi per kete pune, kjo lufte clirimtare kundra perandorise osmane u quajt qysh ne fillim ‘revolucioni grek’.
Një gjë dihet, e sigurtë që mbasi Turqia u dha fenë islame i bëri për vete shqipëtarët të cilët sipas tyre nuk kanë nevojë për hyqymet. Me fjalë tjera nuk iu dha pavarsinë sikur bullgarëve, sërbëve dhe grekëve. Me pavarësimim e tyre, këta fituan të drejtën e pushtetit me konsolidimin e uniformës ushtarake dhe policore. Shtoja këtu edhe humbjen e luftës nga ruset dhe heqjen dorë nga mbrojtja e teritoreve shqiptare, përkundrazi u angazhuan ti bindin shqipëtarët duarthatë të pajtohen me vendimet e shteteve të konsoliduara. Të gjitha këto për ta shpëtuar Stambollin mos të bie në duartë e rusëve.
E nxorri koken me ne fund dhe Tironsi mavros (Gzimaqis Kulufaqis) Afrikanaqis nga pidhi i manas tou, nga Manastiraqis.
Revolucioni i ashtuquajtur “grek” per interesa te atehershme te Fuqive te Medha Europiane nuk kishte fare asgje greke.
– AS VENDASIT TE CILET E PARAPERGATITEN REVOLUCIONIN.
– AS VENDASIT TE CILET E REALIZUAN.
– AS VENDASIT ARVANITE AUTOKTON TE GADISHULLIT ILIRIK.
Kupton ndonje gje mor ardhacak mavri katran grek afro-aziatik?
ZOTI TRENI.
Kishte nje adoleshente greke qe indirekt ndihmoi ne parapergatitjen e revolucionit “grek” i thençin.
Sepse, njera nga dashnoret e SUNDIMTARIT SHQIPTAR ALI PASHE TEPELENES, kishte origjine greke:
Vasiliqiqia.