Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e tmerrshme pas filmit të ri të Leonardo DiCaprios
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Historia e tmerrshme pas filmit të ri të Leonardo DiCaprios
AktualitetBoteKulture

Historia e tmerrshme pas filmit të ri të Leonardo DiCaprios

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Filmi i ri i aktorit Leonardo DiCaprio tregon historinë makabre të “regjimit të terrorit” që përfundoi me 24 persona të vdekur. “Killers of the Flower Moon”, që do të shfaqet për herë të parë në maj, bazohet në librin e vitit 2017 të shkruar nga David Grann, ngjarjet e të cilit kanë ndodhur në vitet 1920.

Në atë kohë, FBI-ja nisi hetimet mbi disa vrasje të vendasve amerikanë, pjesëtarë të tribusë Osage, në Oklahoma. Këta persona u bënë të pasur brenda natës, kur në tokën e tyre u zbulua se kishte naftë. Ata përfituan më shumë se 30 milionë dollarë të ardhura çdo vit, që ndaheshin mes anëtarëve të fisit në mënyrë të barabartë.

Nëse një person jashtë tribusë kërkonte të kishte pjesë nga kjo pasuri, duhej të martohej me një anëtar të fisit. Në këtë periudhë, William K. Hale, nga Teksasi, nxiti nipin e tij, Ernest Burkhart, të martohej me vajzën Osage, Mollie Kyle (më vonë Mollie Burkhart).

- Publicitet -

Burkhart, i interpretuar nga Leonardo DiCaprio, dhe gruaja e tij Mollie, e luajtur nga Lily Gladstone, jetonin në Fairfax, me nënën e Mollie, Lizzie Q. Në maj të vitit 1921, trupi i dekompozuar i njërës prej vajzave të saj, Anna Brown, u zbulua në një përrua në veri të Oklahomës. Ajo u gjet me një plumb pas koke, por duke qenë se Brown nuk kishte armiq, çështja mbeti e pazgjidhur. Dy muaj më vonë, Lizzie vdiq në rrethana të dyshimta nga një helmim, edhe pse nuk pati prova sërish.

Në janar 1923, vdiq edhe nipi i Lizzie, Henry Roan, ndërkohë që Hale, i interpretuar nga Robert De Niro, mashtroi duke përfituar 25 000 dollarë policë sigurimi. Në mars të po atij viti, një tjetër vajzë e Lizzie, Rita Smith, bashkë me burrin e saj, vdiqën pas një shpërthimi që i shkatërroi shtëpinë. Vdekjet vazhduan derisa shifra e tyre shkoi në 24.

Dyshimet u shtuan shumë dhe hetimet çuan te emri William K. Hale, si “truri” pas vrasjeve. Ai u akuzua se kishte paguar të tjerë për të kryer vrasjet, në mënyrë që vetë të fitonte para dhe pushtet. Në momentin që Hale dhe nipi i tij u arrestuan, u ndalën edhe vrasjet.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?