Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Homazh i vonuar për Dr. Ahmet Kamberin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Homazh i vonuar për Dr. Ahmet Kamberin
Kulture

Homazh i vonuar për Dr. Ahmet Kamberin

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Dr. Ylber Jani, Dibër 

 

Para ca ditësh ndërroi jetë profesori, pedagogu, intelektuali i vërtetë, ikona e enciklopedisë mjekësore gjithëshqiptare. Fjalët janë pak, por kujtimet dhe malli për figurën e profesorit janë dhe do te mbeten të paharruara. Figura e profesor Ahmet Kamberit do te mbetet gjithmonë e freskët në kujtimet e qindra mjekëve, specialistëve-kardiologë, doktorantëve dhe studentëve të mjekësisë nga te gjitha trojet shqiptare, punëtorëve shëndetësorë, pacientëve të panumërt, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën  profesorin. Energjik i vendosur, punëtor i palodhshëm, vizionar dhe i  guximshëm. Për njerëzit si profesor  Ahmeti thuhet se kishin për se të lindnin. Të tillët nuk vdesin tërësisht, jo vetëm për atë se lanë pasardhës, por edhe për atë se ç`bënë, ç`punuan dhe çfarë veprash kanë lënë pas vetes. Sa e sa jetë të fituara nga puna e palodhshme dhe shumë profesionale në spitalin e Peshkopisë. Profesor Ahmet Kamberi do të vazhdojë të mbetet në kujtesën e brezave të tërë të pacientëve të cilët  patën fatin të mjekohen nga dora dhe mendja e tij. Vizioni i qartë dhe i guximshëm për zhvillimin e shëndetësisë shqiptare, sa e sa programe shëndetësore te ideuara dhe te realizuara nga profesori si ministër i shëndetësisë, përkushtimi dhe puna e palodhshme  ishin karakteristika e veçantë e tij, e cila   mbetet në kujtesën e shumë profesionisteve shëndetësor, miqve dhe shokëve. Një profesionist i tillë si prof. Ahmeti, shumë i  përkushtuar, do të mbetet në kujtesën e qindra e qindra studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, specializantëve, doktorantëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë. Çfarë krenarie! Sa patriotike dhe madhështore vepra që la pas  për të gjithë ne që patën këtë fat te jemi studentë, specializantë dhe doktorantë të profesor Ahmetit.

- Publicitet -

Koha jep dhe merr. Shoqatës së kardiologjisë shqiptare koha i dha një kontribuues shkencor ekselent. Sa e sa artikuj shkencorë, referime të profesor Ahmetit pasuruan   bibliotekën e shoqatës, një  kontribut shkencor me shume vlera, udhërrëfyes shkencor për brezat e ardhshëm të punëtorëve shkencorë. Sa e sa recensione të artikujve shkencorë në kongrese evropiane të kardiologjisë nderuan kardiologjinë shqiptare fale kontributit shkencor të  profesor Ahmetit, çfarë krenarie dhe madhështie për  kardiologjinë shqiptare.

Do të mund thoja edhe shumë e shumë fjalë dhe përjetime të tjera, edhe personale, si specializant dhe doktorant i tij, për profesorin tonë të dashur, sepse ai i meriton ato.

Ndonëse nuk është e lehte që një jetë tillë aq e pasur, dinamike dhe shumë frytdhënëse të përshkruhet me një shkrim modest, jeta dhe veprat e tij me siguri që do të mbushin edhe faqe të tjera të shkruara në të ardhmen edhe nga kolegë, miq dhe shokë të tjerë të cilët do t’i ofronin opinionit dhe sidomos brezit të ardhshëm të mjekëve informacione edhe më të detajuara  për  kontributin e tij të gjithanshëm ku padyshim shëmbëlltyra e tij si mjek, pedagog, shkencëtar dhe intelektual do të mbeten në përjetësi tek të gjithë ata studentë, mjekë, specialistët-kardiologë, punëtorë shkencorë, të cilët patën fatin ta njohin për së afërmi figurën emblematike të profesor Ahmet Kamberit.

Të qoftë dheu i lehtë, profesori dhe miku im i shtrenjtë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty. Prehu në qetësinë e parajsës i dashur dhe i paharruar miku im!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?