Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta si Ftesë dhe Festë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Protesta si Ftesë dhe Festë
Kryesoreopinion

Protesta si Ftesë dhe Festë

Published: June 9, 2026
Shpërndaje

Nga JORGJI KOTE

Protesta madhështore në Tiranë, në rrethe dhe te diaspora shqiptare kudo në botë ka 11 ditë që po elektrizon shoqërinë bashkë me sistemin tonë politik dhe  qeveritar; me jehonën, entusiazmin e jashtëzakonshëm dhe me pritshmëri të reja cilësore ajo i dha fund apatisë dhe dështimit të deritanishëm protestues të opozitës tonë tradicionale. Për të gjithë shqiptarët, tanimë edhe për ata që jetojnë sidomos në vendet perendimore, kjo KryeProtestë është kthyer në një pikë të madhe reference dhe destinacion të madh frymëzues që i ka kaluar kufijtë kombëtarë.

Mjafton të shohësh “Pse“-të dhe veçoritë e mëposhtëme të kësaj Proteste që edhe më skeptikët të binden për madhështinë dhe jehonën e saj kumbuese planetare.

- Publicitet -

Brenda një kohe rekord si asnjëherë tjetër vazhdon  solidarizimi me Flamingot tanë edhe jashtë vendit kudo në botë; dhe kjo jo vetëm në kryeqytete, por edhe në shumë qytete  të tjera të mëdha, në Itali, Gjermani, Britani, SHBA, etj

Kështu, me përjashtim të manifestimeve në vitet 70 – 80 në SHBA dhe në Europë kundër luftës në Vietnam, në mbështetje të pacifizmit dhe kundër vendosjes së raketave “Pershing“, tubime me një pjesëmarrje aq të madhe protestuesish si te Flamingo janë vërtet unikale. Në Bruksel, ku banoj prej 15 vitesh, edhe në protestat kombëtare të javëve të fundit nuk shkojnë më shumë se 50.000 vetë; tjetër gjë se  ndryshe nga sa ndodh te ne, në Bruksel, por edhe në Paris, Romë, Berlin e gjetkë, edhe kur protestojnë 10.000 vetë,  qeveria dhe partitë politike marrin menjëherë masat e duhura dhe kontakte me protestuesit për trajtimin e problematikave që ngrihen; sepse, në vendet demokratike rëndësi përcaktuese ka përmbajtja e mesazheve; dhe kur numrat janë të mëdhenj, atëhere bien kambanat e alarmit.

Veçoria e dytë  unikale e “Flamingos“ është karakteri gjithëpërfshirës, të cilën e garanton përmbajtja, katalogu dhe objektivat e saj për Shqipërinë e Re; ca më tepër se Protesta ka marrë spunto nga një interes madhor jetik dhe publik, si mbrojtja e mjedisit në një pikë emblematike siNarta dhe  Zvërneci por jo vetëm dhe pastaj duke u shtrirë në temat e tjera të nxehta dhe shqetësimet që kanë kohë që bërtasin për zgjidhje, por që pak kush u ka venë veshin. Ja pse aty i gjen të gjithë, nga  fëmijtë e vegjël, nënat shtazëna dhe me bebet e sapolindura; studentë, të reja dhe të rinj, intelektualë dhe të moshuar nga të gjithë shteresat dhe i gjithë vendi ynë.

Tipari dhe merita tjetër shumë e rëndësishme është ringjallja e ndjenjës dhe dëshirës pothuajse të vdekur për protestë pas dështimit të opozitës.

Po aq shumë spikat spontaneiteti i protestës, disiplina dhe rregulli i përsosur. Aty gjithçka është e organizuar mjaft mirë, fjala është e thjeshtë dhe vërtet e lirë; ndaj edhe nuk mund të shmangen lapsuse dhe tepërime në fjalimet me tematika disi të gjëra. Por edhe ky element ka ardhur duke u përmirësuar ndjeshëm, duke u lënë vend edhe ekspertëve të fushës, pa hallakatje dhe duke iu përmbajtur tematikës.

Faktori tjetër që e ka bërë këtë Mega Protestë që ka bërë “xhiron e botës“ si kryelajm është  karakteri unikal paqësor, edukata qytetare, mirësjellja, respekti ndaj kujtdo,  etika, fryma, vërtetësia e mesazheve të shumta që jepen, flamujt, pankartat, banderolat, këngët, muzika, humori, recitimet, entusiazmi i papërshkruar dhe energjitë pozitive që përcjellin protestuesit dhe folësit e shumtë në shesh dhe në marshimin e tyre në rrugët kryesore të kryeqytetit deri në mesnatë në përfundim të protestës. Dhe deri sa turmat e mëdha protestuese shpërndahen me thirjet “Nesër më shumë“ dhe me entusiazmin e tyre, me brohoritje dhe këngë, të prirë  nga flamuri ynë kombëtar. Pa asnjë incident, pa përplasje dhe provokime; aq sa tani  edhe Ambasada amerikane nuk ka lëshuar asnjë paralajmërim për shtetasit e saj. Një mik i përbashkët gjerman avokat që ndodhet në Tiranë dhe po e ndjek protestën nga afër na shkruante këto ditë “për karakterin tejet paqësor të Protestës; atij i bënte përshtypje se megjithë rradhët e gjata për shkak të marshimit të protestuesve, ndryshe nga më parë, drejtuesit e automjeteve presin me durim dhe përshëndesin protestuesit me dorë dhe duke u rënë borive; të duket sikur Shqipëria  është shpallur kampione bote në futboll“!

Ja pse  pretendimet se  kjo Protestë  me tubimet e saj shoqëruese do të trembi turistët janë absurde dhe qesharake dhe e kundërta pritet të ndodhë; për të gjitha shkaqet dhe veçoritë e lartpërmendura, Protesta në Tiranë dhe kudo gjetkë është kthyer qysh tani në një atraksion tërheqës dhe të këndshëm  politik, publik, mediatik dhe ca më shumë turistik; turistët e huaj ia vlen ta shikojnë dhe shijojnë atë, siç në fakt edhe kanë nisur ta bëjnë.

E pashembullt është edhe  jehona politike, publike dhe mediatike vendase dhe botërore e kësaj Proteste. Këtu po shquhet si përherë edhe  stafi i Gazetës “DITA“ dhe bashkëpunëtorët e saj, me njoftime, analiza dhe komente objektive nga sheshi,  dëshmi tjetër e angazhimit serioz për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave më të spikatura të demokracisë, shoqërisë dhe përparimit në të gjitha fushat.

Veçori dhe meritë tjetër e Protestës është se ajo  “ka përkthyer“  në shqip raportet, dhe kërkesat dhe kritikat serioze të BE-së. Duke nxjerrë në shesh hallet e përditshme, parrullat, pankartat dhe folësit e shumtë rikujtojnë  me zë të lartë dhe açik aty në shesh kushtet, kërkesat dhe dështimet tona të njohura. Njëkohësisht,  protestuesit në masë “po ia nxjerrin bojën“ bujës, fasadës, tollumbaceve dhe fishekzjarreve propagandistikë qeveritare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Veçoria tjetër tipike e Protestës është artikulimi i fortë në kor i parrullës  “REVOLUCION“. Veçse kjo nuk ka pse të tremb askënd me përjashtim të korruptuarve, të shiturve dhe tradhtarëve të kombit. Kujdes, as që bëhet fjalë për revolucion bolshevik, komunist apo proletar; asnjë shenjë të tillë nuk na ka dhënë protesta, përkundrazi. Fjala është për vettingun, dmth refomimin rrënjësor të sistemit tonë institucional që në aspektet më jetike nuk është funksional! Po, Revolucion demokratik, se jo vetëm na mungon qeverisja e mirë që e kërkon edhe BE-ja si kusht anëtarësimi, kur te ne megjithë premtimet  bujshme pothuajse mungon qeverisja, sidomos në nivelet vendore; ca më keq akoma, instancat dhe institucionet në të gjitha nivelet janë politizuar, patronazhuar dhe personalizuar në kulm, duke kompromentuar hapat dhe arritjet e njohura; në këtë drejtim, jemi katandisur më keq se përpara viteve 90; sepse nga Partia Shtet dikur, sot kemi një produkt akoma më të shëmtuar dhe po aq të rrezikshëm: UNISHTET!

Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se kjo Protestë me fjalimet dhe  komponentët e tjerë cilësorë tregon qartë se  demokracia nuk barazohet me votën, pas të cilës nuk ka pse të fshihet askush dhe ca më pak ta përdorin si  “tapi“ prone; se vota është përgjegjësi e përditshme për të punuar me frymë europiane dhe për t’i dhënë llogari njerëzve, sidomos kur ka të bëjë me mbrojtjen e natyrës, mjedisit, me jetën dhe fëmijtë e tyre. Kryesorja, vota merr vlerë kur ajo shoqërohet dhe plotësohet me nëntë elementët e tjerë të njohur të Dekalogut demokratik, duke filluar nga dialogu i vërtetë me qytetarët, informimi dhe transparenca publike e cila për qeverinë ka mbetur  “vrima e fundit e kavallit“.

Këtë shqetësim e bën akoma më serioz e vërteta e hidhur se pas vitit 1992 te ne nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, por thjesht  votime të mirëorganizuara dhe të manipuluara. Tani, vërtet që shumica jonë  ka 83 mandate, por dihet botërisht se ato janë kapur me lloj lloj hilesh, trukesh, presionesh, shitblerje votash  dhe  parregullsi të tjera ulëritëse, të cilat i gjen në të gjitha dokumentat e BE-së dhe në Kornizat e Negociatave të anëtarësimit në BE; madje me detyra të reja shtëpie, por  për të cilat  ende “nuk e ka vënë njeri ujin në zjarr“.

Por edhe sikur zgjedhjet e 11 Majit 2025 të ishin  të lira dhe të ndershme, sërish Kryeministri nuk t’i përdorte ato si “gjethe fiku“; sepse është populli me fjalën e tij  që ta konfirmon votëbesimin ashtu si edhe ta heq atë në çdo moment. Ndryshe, nuk do kishte zgjedhje të parakohëshme pas krizave as në vendet më demokratike.

Veç sa sipër, masiviteti i jashtëzakonshëm  në këtë Protestë në Tiranë dhe në diasporë dëshmon praninë e një elektorati të madh gri, që mesa duket nuk është llogaritur ose është përjashtuar në zgjedhjet e kaluara. Ndaj, kërkesa e protestuesve për dorëheqje është  e drejtë, e ligjshme dhe në respekt të Kushtetuës!

Për të gjitha këto dhe arësye të tjera bindëse, kjo Protestë është afirmuar edhe  si ftesë, festë dhe fitore për shoqërinë dhe demokracinë shqiptare!

Ajo çka do të donim të sugjeronim me dashamirësi është kujdesi që të mbahet ritmi, të përshkallëzohet protesta dhe të kurorëzohet sa më shpejt me sukses. Nga Protestë dhe Festë të kthehet në Ftesë për të bashkërenduar punën për realizimin e objektivave, që ato të mos mbeten vetëm slogane. Në mënyrë ky Manifestim madhështor proteste të kthehet sa më shpejt në një Manifest të ri politik që të sjellë ndryshimet madhore të premtuara dhe sidomos Shqipërinë e Re.

Në fakt, ky është mision tejet sfidues, se ai u prish punë dhe rehatin jo vetëm pushtetarëve dhe partiakëve tradicionalë në Shqipëri por edhe atyre në Bruksel, që e fetishizojnë dhe idealizojnë suksesin e qeverisë dhe të Ramës; ndaj nuk  e kanë dhe aq të lehtë të marrin kthesën e duhur. Ja shiheni, asnjë deklaratë prej tyre, qoftë edhe për mirësjellje, “memecllëk“ i plotë që gjithsesi shpresojmë të marrë fund shumë shpejt. Vështirësia tjetër e madhe qëndron në faktin se në dallim të madh  nga viti 1990, kur përballë diktaturës edhe ajo në rënie  ishte gjithë opozita e  bashkuar dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar, sot situata është krejt ndryshe. Protesta revolucionare drejtohet kundër dy partive më të mëdha dhe dinosaurëve të tyre me  sfida dhe kurthe por gjithsesi jo e pamundur!

Në kontrast të plotë me frymën e kësaj Proteste janë reagimet mjerane dhe menaxhimi i dobët i kësaj ngjarjeje nga Kryeministri Rama. Në vend të analizave dhe reflektimeve politike me instancat dhe strukturat përkatëse partiake dhe shtetërore, ai vazhdon me tirada sulmesh dhe ofendimesh ndaj protestuesve që vetëm staturës së një Kryeministri nuk i shkojnë! Deri aty sa edhe podiumet festive të 35 Vjetorit të themelimit të PS-së po i kthen në poligone “qitjesh“ dhe sulmesh të paprovokuara ndaj Protestës dhe medias, madje dhe asaj ndërkombëtare. Është për të ardhur keq se këto qëndrime arrogante dhe të papërgjegjshme bien edhe poshtë nivelit të byroistëve në vitin 1990!  Duket se miopia politike nuk po e len atë të shohi dhe ta kuptojë se koha e tij po mbaron.

Ndërkohë, pa qenë nevoja për teorizime, kalkulime dhe hipoteza është momenti që të gjithë, duke filluar nga intelektualët, artistët dhe personalitetet  të bëhen pjesë e kësaj proteste. Deri tani qaheshim se janë partiake, ndaj në to nuk e gjejmë vehten, se nuk është shoqëria civile, etj. Po tani? Shenjat gjithsesi janë premtuese.

Së fundi, është koha t’u themi FALEMINDERIT organizatorëve dhe dhjetra mijra pjesëmarrësve që me këto protesta madhështore dhe unikale edhe në Europë po bëjnë ndryshimin epokal në kulturën dhe sjelljen tonë politike dhe publike dhe po ia zbukurojnë imazhin Atdheut tonë!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • chp says:
    June 10, 2026 at 2:29 am

    Keqardhje per “snajperin” dipllomat Kote ne keto dite te nje guri kilometrik te mundshem ne historine e Shqiperise.
    Ku gabon ky 1-zoteri ,2-gazeta Dita dhe 3-shumica e protestuesve;
    Nuk eshte sekret te thuhet se orteku i ketyre diteve filloi nga Athina ku duke i falenderuar greket per shprehjen e hapur te ndyresise se tyre ata A-Po mbrojne Zvernecin si pjese te Vorio-Epirit…dhe e dyta B-shprehen qarte se ky resort 4 miljardesh do demtoje turizmin ne Korfuz dhe ishujt e Jonit
    Ku po gabojne protestuesit dhe Jorgji Kotja yne:
    E PARA: Nese flitet per mbrojtjen e mjedisit,nese ka krim me te madh te bere ne Shqiperi ne kohen e DEMON-kracise pas 1992 eshte pikerisht ky mjedis ..atehere pse pikerisht sot te kerkojme GIJOTINEN E KULTURUAR per Edi Ramen.
    E DYTA: Nese flasim per shitje trojesh…jane nje miljon here me te felliqura mijra metra katrore te varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit..apo kampet e Muxhahidineve iraniane si mbetje toksike njerzore…etj..
    ……….
    Per ndonje keqkuptim: Edi Rama ka bere disa krim-gabime me te medha se Zverneci ku midis tyre do permendja njeren nga ato: EKR mori vota masive ne 2013 per te denuar nazi-Berishizmin me nje drejtesi te re…Cfare ndodhi ?Jo vetem qe nuk denoi Berishen por hapi bunkaret e Enverit..jo vetem kaq por Rama-USA-BE deshtuan ne menyre te pabesueshme per instalimin drejtesise re ose te SPAK-ut sic njihet ndryshe qe u kthye ne nje GESTAPO politike ku dominon jo vetem dinastia e kriminale e Berishajve por dhe sherbimet inteligjente greke (& more)…te cilet ne menyre te sukseseshme po menaxhojne kete proteste silikonesh dhe patatinash E FUNDIT;
    Eshte e gabuar kjo mesymje mediatike per Zvernec-Gate kunder kufomes Edi Rama..ne nje kohe qe duhet kerkuar GJYQI KUNDER EPOKES 1992-2026 KU FAJTORE KRYESORE jane te ashtuquajturit miqte perendimore qe akoma mbajne ne loje Usali BErishen qe kane katandisur dhe Ramen e mjere si dollibash i tenderave miljona dollareshe te sypeshkaqenit te Gerdecit.Keqardhje per Koten !

    Reply
  • AI says:
    June 10, 2026 at 7:36 am

    Qëndrimi i z. Kote është një reagim i fortë ndaj kësaj parapolitike as mish as peshk. Ai është në të njëjtën linjë me atë të z. Thano dhe z Tarifa dhe përfaqëson qartë shqetësimin e mbarë shoqërisë për një Shqipëri të Re evropiane, të denjë për të qënë pjesë e Bashkimit Evropian.

    Protestës po i bashkohen zëra të fuqishëm intelektualësh, të cilët e nderojnë gazeta DITA. Kjo është për tu përshëndetur. Zërit të fuqishëm të këture tre publicistëve tashmë të afirmuar, shpejt do dhe duhet patjetër t’i bashkohen në unison dhe gjitë ata intelektualë nga fusha e letërsisë, artit dhe kulturës, pavarësisht se ku jetojnë, brenda vendit apo në emigracion.

    – Sot të gjithë në shesh!
    – Sot 10 qershori i dytë.
    – Lidhja d Prizrenit dje, Lidhja e Tiranës sot.
    – Poshtë oligarkët!
    – Poshtë arroganca!
    – Poshtë grykësit!
    – Poshtë megalomania!
    – Rroftë Shqipëria!
    – Shqipëria e shqiptarëve,
    – Prangat tradhtarëve.

    Reply
  • chp says:
    June 11, 2026 at 12:07 am

    replike modeste me komentuesin AI
    –
    Respektoj te tre intelektualet Kote-Tarifa-Thano (K.T.TH)por ka ardhur koha te themi ku po gabojme dhe shkaterojme Shqiperine perfundimisht..
    –
    Kam permendur me lart dy arsye qe lidhen me Greqine dhe Kalin e Trojes (Tropojes)
    Sot ketyre tre muskutjereve intelektuale(K.T.TH)ju bashkua dhe antishqiptari me i madh i te gjithe kohrave Elez Serbiberaj..jo vetem kaq por dhe djali i kriminelit Sali Lushaj ka zbritur ne shesh si trimat e “Jutbines”
    Nese nuk i kupton keto qe kam permendur me lart mund te them se me varrosjen e Rames po varrosni dhe Shqiperine me kelyshin e Serbise dhe Greqise
    –
    Turp qe luftoni me kufomen Edi Rama
    dhe rrini si kufoma para perbindeshit Viqidolit
    qe po merr frenat e protestes se patatinave dhe silikoneve me ndihmen e haleateve….
    Shenim
    Nese do te gjykoja fajtoret kryesore per kataklizmone shqiptare 1992-2026 i pari qe do denoja do ishte
    Elez Serbiberaj qe njihet si Saliberisha Amerikes i cili sot ju bashkua tre muskutjereve intelektuale(K.T.TH)
    Keqardhje !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?