Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
Kryesoreopinion

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

Published: June 9, 2026
Shpërndaje

Nga Bashkim Shala

Tashmë, flamingot mund të konsiderohen si “pula që bën vezë të arta”, një thënie e njohur që bazohet te fabula e Ezopit dhe përrralla klasike e La Fonten, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm kundër lakmisë.

Në fund të muajit maj ndodhesha në Strasburg, prej nga u ktheva në Tiranë në ditën e dytë të protestave ku pata rastin të marr pjesë. Nuk është hera e parë që vizitoj Strasburgun, pasi aty është shkolluar vajza ime, e cila jeton dhe punon prej dy vitesh në këtë qytet.

- Publicitet -

Kësaj radhe pata rastin të informohem për një fakt që m’u duk interesant dhe që dua ta ndaj me publikun meqë jemi në kulmin e protestave me sfond mjedisin.

Kur po darkonim në një restorant me gatime tradicionale franceze, në tavolinën ngjitur ishte kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë së Strasburgut, një grua e thjeshtë rreth të 60-ave.

“Dhëntë Zoti po na vret mushkonjat,” më thotë ime bijë.

Strasburgu përshkohet nga një lumë piktoresk me bimësi të zhvilluar, një strehë për mushkonjat që shqetësojnë banorët, sidomos gjatë stinës së verës.

Deri në zgjedhjet e fundit vendore që u mbajtën në Francë këtë pranverë, ky qytet drejtohej nga një kryebashkiake me origjinë armene, që vinte nga një parti e gjelbër.

Për katër vjet, qytetarët e Strasburgut janë ankuar nga mushkonjat, pasi kryebashkiakja nuk i vriste, pra nuk dizenfektonte bimësinë anës lumit që ishin streha kryesore e mushkonjave. Ndërkohë, ndriçimi rrugor ndizej në orët e vona për të kursyer energjinë.

Strasburgu është një qendër e Europës me seli për Këshillin e Evropës, Parlamentin europian dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, por pavarësisht kësaj, kryetarja që përfaqësonte partinë e gjelbërt nuk u tundua të vrasë mushkonjat për shkak të kauzës së partisë së saj.

Prej më shumë se një jave, në Shqipëri dhe në diasporë po mbahen protestat e njohura tashmë me emrin “Flamingo Revolution” – ku fotot e këtij shpendi të bukur janë ekspozuar edhe në zyrat e CNN.

Tashmë, flamingot mund të konsiderohen si “pula që bën vezë të arta”, një thënie e njohur që bazohet te fabula e Ezopit dhe përrralla klasike e La Fonten, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm kundër lakmisë.

Këtë fabul e ka përdorur 15 vjet më parë i ndjeri Claude Jacquot, ish-deputet në Asamblenë Nacionale të Francës në vitet 1997-2002, por edhe i Parlamentit Europian, i njohur si mik i shqiptarëve dhe në veçanti i tropojanëve.

Në një takim në Tropojë të Vjetër më 9 prill 2009, Jacquot u la një porosi tropojanëve.

“Ne në Francë kemi një shprehje: nuk duhet ta therësh pulën që prodhon vezë të arta,” tha ai në praninë e pushtetarëve vendorë të Tropojës, duke pasur parasysh mbrojtjen e luginës së Valbonës. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, lumit Valbona dhe luginës së saj i ka mbetur vetëm emri.

Fabula klasike e Ezopit përcjell një mesazh ekonomik dhe social. Kjo fabul përkthehet kundër shkatërrimit të aseteve prodhuese (bizneseve ose burimeve të qëndrueshme) për përfitime të menjëhershme dhe shkatërruese që po ndodhin në Shqipëri, përfshi edhe lagunën e Nartës dhe zonën e Zvërnecit.

Ndaj “Flamingo Revolution” nuk duhet injoruar, nëse mendojnë të shkojmë ndonjëherë në Europë, ku në zemrën e saj në Strasburg nuk guxojnë të vrasin as mushkonjat.

Reporter – BIRN

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    June 9, 2026 at 9:43 pm

    O Tropojan!Edhe elefante te ishin flamingot,Edi Rama do ti vriste.,Oreksi vjen duke ngrene,,Babezia ketij nuk ka fund.
    Te shohim cfare drejtimi do marre Protesta popullore.

    Reply
  • TRENI says:
    June 10, 2026 at 2:03 am

    Shume e thelle kjo….na rrofsh bolet!

    Reply
  • Strasburg says:
    June 10, 2026 at 4:58 am

    Pothuajse asnjë nga këto që shkruan Shala për qytetin e Strasburg-ut, në të cilin jetoj dhe punoj prej gati 30 vitesh, nuk është e vërtetë.

    Reply
  • Heu bre.. says:
    June 10, 2026 at 7:01 am

    Eh mër ti shoku ambjentalist, tregime për fëmijë kemi lexuar me bollëk, kështu që kushdo mund të sjellë sipas atyre që ka përjetuar dhe ngjarje të tjera.

    Ja pshm. një aspak e ngjashme me atë tënden. Emrin e metropolit ka pak rëndësi ta përmend, pavarësisht se është cilësuar dhe gëzon titull si qyteti më i gjelbër i Evropës. Aty s’të sheh syri mushkonja, edhe pse kalon njëri prej lumenjve anës së cilit ka jetuar dhe gjeniu i penës kombëtare Fan Noli. Mbrojtja e mjedisit aty ka përvojë shekullore, akoma pa dalë si rrymë politike “të gjelbrit”. Sot janë në koalicion qeveritar me partinë socialdemokrate, numri i së cilës sipas barometri politik po bie gradualisht nga pakënaqësia mbarëpopullore. Deri para pak vitesh forcë absolute, sot rrezikon përfaqësimin në parlament, dhe kjo falë bashkëpunimit me të gjelbra, dhe jo vetëm. Jam dëshmitar okular se si vinin në “Shtëpinë e Këshilltarëve”, kështu quhet atje Parlamenti, deputet “ambientalistë”. Jo me biçikleta si socialdemokratët, por me fuoristrada, aq sa habiteshin dhe pëllumbat e egër, të cilët sheshin para parlamentit e kanë habitatin e tyre prej shekujsh. Kur edhe pëllumbat e meropolit evropian tremben prej “ambjentalistëve, vajmedet laraskat e bunkartit përreth bashkisë së Tiranës.

    Reply
  • Bureto says:
    June 10, 2026 at 7:09 am

    Epo si i bëhet hallit pra?! Të bashkëjetojmë me mushkonjat apo jo? Kjo është çështja! Sot Bota popullohet me mbi 8 mld. njerëz dhe ky sigurisht për shkak të nevojave ekzistenciake të tij ky fakt përbën një kërcënim për natyrën e virgjërt, kërcënim që të paktën ka dy shekuj që është evident. Siç dhe fabula e “vezës së artë” të flamingove, ekziston dhe ajo cila e ka bërë: “veza pulën a pula vezën”, që sigurisht e ka përgjigjen, por gjithsesi dhe diskutimi për të nuk mbaron. Ndaj, për të harmonizuar interesat e zhvillimit të njerëzimit me mbrojtjen e mjedisit, si nevojë imperative e tij, lipset të gjëndet ajo që në matematikë njihet si “prerja e artë”. Populli këtë e ka reduktuar apo thjeshtuar atë me shprehjen “mishi të piqet, helli të mos digjet!”. Për këtë harmonizim, të paktën BE ku synojmë të shkojmë , ka rregullua dhe norma të detyrueshme, të cilat dhe ne duhet t’i zbatojmë. Mëkateve të kaluara, masakrave ndaj mjedisit si psh, në luginën e Valbonës që përmend Shala, por edhe Lurës etj, pavarësisht se cilët janë mëkatarët, lipset t’u thuhet: Stop! Protestat e sotme, qoftë dhe vetëm për këtë fakt jo vetëm duhen përkrahur, por dhe duhet të konsiderohen nga politika, pra dhe qeveritë, cilatdo qofshin ato, sit e në vazhdim.

    Reply
  • Mersin Kurti says:
    June 10, 2026 at 7:10 am

    Ende nuk e dimë çdo të bëjë vezë të arta, apo gl…së të artë. Kjo protestë ka dhënë e thënë vetëm qytetarinë, paqen, dëshirën për ndryshim që nuk janë pak, por….?!

    Reply
  • Arbion Presheva says:
    June 10, 2026 at 7:40 am

    Eshte e vertete ajo qe thote artikullshkruesi. Kryetarja e bashkise qe nuk eshte me pas zgjedhjeve te pranveres nuk dizinfektonte bimesine anes se lumit qe pershkon qytetin e Strasburgut ku ishin folete e mushkonjave , ndoshta per te mos zhdukur gjallesat e tjera, ndoshta per zingjirin ushqimor te zogjve. Por mos dizenfektimi eshte i vertete dhe mushkonjat kane qene problem ne katervjecarin e saj. Sa per mjedisin ne Strasburg ai eshte ne lartesine e duhur. Atje kenaqesh me zerin e bilbilave qe kendojne ne pemet mes qytetit ku kane edhe folene, nderkohe qe te ne ne Shqiperi zerin e bilbilit e kemi harruar, pasi ai nuk po kendon as ne male qe i ka perfshire zjarri. Ndaj mesazhi i shkrimit eshte i qarte per vete faktin se sa rendesi i kushtojne mjedisit dhe gjallesave vendet e BE-se ku ne duam te shkojme. Nderkohe qe ne Zvernec qe me nderhyrjen e pare u prishen dunat ku gjendeshin folete e breshkave, nderkohe qe u bllokua dhe kanali i detit qe furnizonte me uje lagunen ku gjenden peshqit qe jane zingjir ushqimor per flamingot.Prandaj mos i gjykoni gjerat bardh e zi

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    June 10, 2026 at 8:16 am

    Domosdo, po të vrasim mushkonjat kush do na bëjë me malarje? Shtyhet jeta pa malarje? Meazallah, estafurulla (ndonjë iranian le ta rregullojë drejtshkrimin e këture turkologjizmave nëse janë shkruar gabim).

    Reply
  • Aldrin says:
    June 10, 2026 at 1:55 pm

    O debilat e zhvillimit. Pesticidet jo vetem qe demtojne bimesine dhe gjallesat, por shkojne dhe ne ujin qe pime te gjithe.
    A e keni idene sa jane shtuar kanceret ne popullatat e vendeve te Zhvilluara?
    Eshte bere normale te thuash, si gripi.
    Nuk ka mundesi njeriu te rroje ne nje ambient qe nuk eshte brenda natyres qe i fali Zoti.
    Nuk mund te rroje njeriu duke thithur CO2, apo duke pire benzine.
    Nuk ha ingranazhe njeriu
    Nuk ka njeri qe gezon te beje nje xhiro ne beton
    Perse i hiqet popullit e drejta te marri fryme ne Zvernec, ne Sazan, Ne Palase, Ne Vlore, ne Velipoje, Ne Rrjoll
    Jane te gjitha Mushkri per njeriun?
    Perse i heqin ajrin dhe ujin?
    Te ishte per te na zhvilluar, perse e shkaterruan Industrine Ekzistuese?
    Ketu nuk merret vesh ku shkojne Pasurite Kombetare, Nafta, Mineralet, Minierat, Metalurgjiku, Balleshi, Durresi.
    Bujqesia!!
    Te shkaterruara te gjitha.
    Asnje nuk funksionon me per popullin
    Vetem i kane vjedhur
    DHe pastaj hidhen te pronat, te marrin dhe tokat dhe shtepite
    Dhe thote po te zhvilloj
    Ore po kjo eshte e pafytyre dhe e paimagjinueshme qe keta akoma besojne qe keto qe thone jane te pranueshme per tu thene,
    Jo po na ka marre inat Greqia per Turizmin!!
    O Tempora o Mores
    Seriozisht?
    Greqia qe po i falim Detin me gjithe Kocka shqiptaresh?

    Reply
  • Qerratai says:
    June 10, 2026 at 5:03 pm

    https://www.greenreport.it/news/natura-e-biodiversita/62208-la-sardegna-come-lalbania-cemento-di-lusso-in-unarea-di-salvaguardia-tra-cala-finanza-e-punta-la-greca

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?