Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Homazhet për Servet Pëllumbin, përlotet i biri: Lamtumirë profesor! Faleminderit për gjithçka na le
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Homazhet për Servet Pëllumbin, përlotet i biri: Lamtumirë profesor! Faleminderit për gjithçka na le
AktualitetKronike

Homazhet për Servet Pëllumbin, përlotet i biri: Lamtumirë profesor! Faleminderit për gjithçka na le

Published: May 6, 2026
Shpërndaje

Në ambientet e TKOB u mbajtën sot homazhe në nder të ish-kryetarit të Kuvendit dhe një prej politikanëve më të vjetër në PS Servet Pëllumbi.

Në një fjalë para të pranishmëve, i përlotur djali i tij, ish-deputeti Arben Pëllumbi u shpreh se është krenar për babanë që pati.

“Sot qëndroj para jush me një dhimbje të thellë në zemër për t’i dhënë lamtumirën njeriut më të shtrenjtë të jetës sonë. Është vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet.

- Publicitet -

Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, i drejtë, i qetë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Ai na mësoi se jeta duhet jetuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe mbi të gjitha me dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë të fortë dhe kur jeta bëhet e vështirë, të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetin. Çdo kujtim me të është një pasuri e çmuar për mua dhe për ne. Fjalët e tij, këshillat, prania e tij e qetë – të gjitha këto do të na shoqërojnë përgjithmonë.

Sot dua të them me krenari që jam djali i tij, krenar për familjen që ai ndërtoi, për vlerat që na la dhe për dashurinë që na dhuroi pa kushte. Ai do të jetojë gjithmonë tek ne, në mënyrën si jetojmë, si sillemi dhe si do ta duam njëri-tjetrin.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por gjithashtu ka lënë një dritë të fortë: shembullin e jetës së tij. Dhe kjo dritë do të vazhdojë të na udhëheqë.

Lamtumirë profesor, faleminderit për gjithçka na dhe. Do të jesh gjithmonë mes nesh. U prehsh në paqe”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mediat greke e kanë në qendër të vëmendjes, Stavro Pilo në superformë
  • Mbappe vendos El Clasicon, Reali mposht Barcelonën në një duel spektakolar
  • Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me grupin parlamentar të PS
  • Videoja intime në rrjet, reagon zv. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. K R on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  4. Enveri nga Ferri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Simon Dervishi on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?