Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hoxhaj: Lufta po komplikon dialogun me Serbinë, njohja e ndërsjellë jetike!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hoxhaj: Lufta po komplikon dialogun me Serbinë, njohja e ndërsjellë jetike!
AktualitetKosovë

Hoxhaj: Lufta po komplikon dialogun me Serbinë, njohja e ndërsjellë jetike!

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj komentoi mbi ngjarjet e fundit në Ukrainë.

Hoxhaj analizoi situatën dhe u shpreh se ajo që po ndodh në Ukrainë e komplikon edhe më shumë situatën e dialogut Kosovë-Serbi.

Për Hoxhajn, njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është jetike. Sipas Hoxhajt, rusët mund të përdorin edhe Serbinë si platformë për të ushtruar ndikim.

- Publicitet -

“Për Kosovën, ajo çfarë po ndodh në Ukrainë e komplikon edhe më shumë situatën e dialogut Kosovë-Serbi, nëse rusët, deri më tani kanë pretenduar se Serbia dhe Kosova, merren vesh, kanë një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, ata nuk do të bllokonin anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, përmes vetes së tyre në këshillin e sigurimit.

Tani mund të ketë një situatE që ata mund të pretendojnë diçka tjetër në raport me situatat në Ballkan. Situatat e Evropës lindore mund t’i përdorin si pretekst për ta bllokuar edhe më shumë Kosovën. Prandaj edhe unë kohët e fundit kam qenë ithtar i madh në këto vitet e fundit, në mënyrë që qytetarët në Kosovë, ta kuptojnë se dialogu Kosovë-Serbi është në interes të shtetit të Kosovës, nuk është në interes të Serbisë, por tregimi i cili ka marrë më shumë mbështetje ka qenë, tregimi të cilin e ka treguar zoti Kurti, si kryeministër.

Përmes frikës ai i ka bindur qytetarët e Kosovës, se çfarë po bëjmë në raport me Serbinë, më shumë po mbështesim Serbinë sesa po mbështesim Kosovën. Edhe sot e kësaj dite e shoh arritjen e një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, si diçka jetike. Unë e di që shumë të tjerë që janë jashtë vendimmarrjes politike, mund të grisin lart e poshtë flamujt kuq e zi dhe mund të pretendojnë që kjo është rruga më e duhur, që ne të qëndrojmë në llogoret tona. Por është jetike për një vend të ri që ta përmbyllë shtetësinë. Prej Sllovenisë e deri në Maqedoninë e Veriut ka një temë e cila është e pambyllur dhe ajo është mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe kjo është jetike. Njerëzit, për shembull në Maqedoninë e Veriut, mund të kenë pikëpamje të ndryshme, se çfarë ka bërë një kryeministër që ishte në detyrë si Zoran Zaev. Por Zaevi i bëri një shërbim të madh Maqedonisë, e bëri shtet anëtar të NATO-s. Dhe nëse Maqedonia nuk do të ishte shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria shtet anëtar i NATO-s, Mali i Zi, ne në Kosovë do ta përjetonim ndryshe situatën e Ukrainës.

 

Kjo do të thotë arkitektura e sigurisë në Ballkan ka shtylla të forta. Natyrisht që rusët mund të përdorin edhe Serbinë si platformë për të ushtruar ndikim, mund të ketë situata të tensionuara në veri të vendit, mund të ketë përpjekje të elementeve ruse për ta destabilizuar Kosovën. Por për shkak të orientimit tonë perëndimor dhe për shkak të faktit se ne nuk jemi në NATO, por NATO është në Kosovë përmes KFOR-it është më pak e mundur. Ajo ku unë mendoj se rusët do të bëjnë përpjekje të kenë ndikim, dhe Serbia të jetë platformë është më shumë Bosnja, sesa Kosova vendet e tjera. Për shkak të faktit se atje kanë një lidership politik i cili është emocionalisht ose politikisht i lidhur me Rusinë siç është Millorad Dodik. Është një vend ku nuk po funksionon, nuk ka kohezion të brendshëm. Ne në Kosovë kemi shumë sfida por kemi kohezion të brendshëm, kemi vullnet politik, kemi mirëkuptim dhe përplasje ose polarizim politike. Kur është çështja për tema të mëdha, ne jemi të gjithë bashkë. Ndërsa Bosnja nuk është e ndërtuar në mënyrë që të gjithë të jenë bashkë sepse ka tri etnitete të ndryshme. Kroate, boshnjake dhe serbe dhe republika Serbe është një lloj kali i Trojës, brenda Bosnjës në këtë rast.”, u shpreh Enver Hoxhaj. m.b/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?