Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hungaria kërkon të heqë 9 persona të afërt me Putin nga lista e sanksioneve të BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hungaria kërkon të heqë 9 persona të afërt me Putin nga lista e sanksioneve të BE
AktualitetBote

Hungaria kërkon të heqë 9 persona të afërt me Putin nga lista e sanksioneve të BE

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, duke kërkuar heqjen e nëntë individëve nga lista e personave të sanksionuar, që u vendosën ndaj mbi 1,300 individëve dhe 170 subjekteve në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës nga Moska. Sipas disa burimeve diplomatike, Hungaria po kërkon në mënyrë specifike heqjen e Alisher Usmanov, Pyotr Aven dhe Viktor Rashnikov nga lista e ndalimit të vizave dhe ngrirjes së aseteve.

Gazeta zyrtare e BE-së e quan Usmanov një “oligark pro-Kremlinit me lidhje veçanërisht të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin”. Ai është përmendur si një nga “oligarkët e preferuar të Putinit”. BE thotë se Aven “është një nga 50 biznesmenët e pasur rusë që takohen rregullisht me Vladimir Putin në Kremlin” dhe se ai “nuk vepron në mënyrë të pavarur nga kërkesat e presidentit”.

Rashnikov, ndërkohë, iu shtua listës në mars, me Brukselin që e përshkruan atë si “një nga oligarkët kryesorë rusë”. Kjo nuk është hera e parë që Hungaria tenton t’i heqë këta individë nga kjo listë. Vendi u përpoq ta bëjë këtë edhe gjatë rinovimit të fundit të sanksioneve në muajin shtator, por u tërhoq shpejt për shkak të presionit politik.

- Publicitet -

Lista e sanksioneve duhet të miratohet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së që ajo të rinovohet, dhe afati i ardhshëm për këtë përditësim është data 15 mars. Hungaria gjithashtu po përpiqet t’i heqë nga lista e sanksioneve motrën e Usmanovit, Gulbahor Ismailova; partnerin e biznesit të Avenit, Mikhail Fridman; oligarkun bjellorus Dmitry Mazepin; birin e tij Nikita Mazepin; dhe oligarkët rusë Grygory Berezkin dhe Viatcheslav Moshe Kantor. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka qenë kritik ndaj qëndrimit të BE-së ndaj Moskës, duke argumentuar se sanksionet e kanë dëmtuar BE-në pa dobësuar Rusinë apo ndihmuar Ukrainën. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?