Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve, 2 muaj kohë për të vendosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve, 2 muaj kohë për të vendosur
KronikeLajmi i fundit

Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve, 2 muaj kohë për të vendosur

Published: September 19, 2024
Shpërndaje

Punësimi i mjekëve të institucioneve publike edhe pranë institucioneve shëndetësore private do të zbatohet nëpërmjet rregullave të reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.Për mjekët që janë të punësuar në spitalet publike dhe dëshirojnë të punësohen edhe pranë spitaleve apo klinikave private, sipas udhëzimit “Mbi procedurat e verifikimit dhe shqyrtimin e kërkesës së mjekëve të institucioneve publike për të ushtruar profesionin në institucione jopublike, publikimin e të dhënave në regjistrin elektronik, formatin dhe mënyrën e përditësimit të regjistrit” do të bëhet vetëm pas miratimit të kërkesës nga drejtuesit e institucionit shëndetësor pranë të cilit janë të punësuar.

Procedurat e udhëzimit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se fillimisht mjekët duhet të dorëzojnë një kërkesa te titullari drejtues i institucionit publik pranë të cilit janë të punësuar. Më pas kërkesa do të shqyrtohet për miratim ose jo të saj mbështetur te vlerësimi për ngarkesën e orëve që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik dhe ngarkesën e punës që ka në institucionin shëndetësor jopublik. Po ashtu do të vlerësohet edhe ngarkesa mendore dhe fizike e mjekut. Do të vlerësohet gjithashtu edhe korrektësia e mjekut në punë dhe nëse ka konflikt interesi me institucionin ku ai kërkon të dypunësohet.

Sipas udhëzimit  bazuar në këto kritere vendimi nga titullari do të merret brenda 10 ditëve.

- Publicitet -

Titullari i institucionit shëndetësor publik vendos mosmiratimin e kërkesës së mjekut, nëse nuk plotësohen kriteret e përmendura në këtë udhëzim.

Në rast miratimi të kërkesës, titullari i institucionit njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, duke i bashkëlidhur kërkesën e mjekut, vendimin e arsyetuar, si dhe të dhënat e tjera të nevojshme për publikim në regjistrin përkatës.

Për rastet e rrëzimit të kërkesës mjeku ka afat brenda 30 ditëve të ankohet.

Po ashtu udhëzimi përcakton se për mjekët, që me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi ushtrojnë profesionin e tyre njëkohësisht në një institucion shëndetësor publik dhe në një institucion shëndetësor jopublik, paraqesin brenda 2 muajve një kërkesë për vijimin e kësaj marrëdhënieje, sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

NDRYSHIMI I TË DHËNAVE

Në rast mosshqyrtimi të kërkesës së paraqitur ose mosmiratimit të saj, mjeku ka të drejtë të paraqesë ankim, dhe në këtë rast procedohet sipas parashikimeve të pikave 9–14 të këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben says:
    September 19, 2024 at 4:20 pm

    ne gjermani te gjithe mjeket, edhe ata qe genjejne veten ketu me mashtruesit.

    Reply
  • Mirësia says:
    September 20, 2024 at 12:27 am

    Numri i vizitave që bën mjeku në sektorin publik është shumë i kufizuar. Kjo është një arësye që vizitat e pacientëve në sektorin shëndetësor publik shtyhen gjithnjë e më shumë. Mjekët duke u angazhuar dhe në sektorin privat do ta dreqosin edhe më tepër punën në sektorin publik dhe këtë punë do t’a kenë vetëm për të marrë pagë nga buxheti i shtetit me djersën e popullit. BRAVO EDI RAMA QË PO BRAKTIS POPULLIN ÇDO DITË.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?