Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I akuzuar për aferën e Inceneratorëve, SPAK merr të pandehur Klodian Zoton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I akuzuar për aferën e Inceneratorëve, SPAK merr të pandehur Klodian Zoton
KronikeLajmi i fundit

I akuzuar për aferën e Inceneratorëve, SPAK merr të pandehur Klodian Zoton

Published: June 19, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht Klodian Zoton për aferën e Inceneratorëve. Në dosjen hetimore të SPAK, theksohet se Zoto akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

Më parë Klodian Zoto është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për Inceneratorin e Elbasanit dhe është dënuar me 10 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar, nga dënimi i Zotos janë ulur 3.2 vite burg.

Pjesë nga Dosja hetimore:

- Publicitet -

1-“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore” në bashkëpunim, me shtetasin Mirel Mërtiri, në lidhje me dhënien e përfitimit në vitin 2019 nga shoqëria ITS sh.p.k. të vlerës prej 420 356 lekë dhe dhënien e përfitimit nga shoqëria ITS sh.p.k. të vlerës 1 587 017 lekë, në vitin 2020, në formën e kryerjes së pagesave për investimin tek Airbnb, shtetasit Arben Ahmetaj nëpërmjet shtetases Albina Mançka.

2-“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, në format dhe episodet e mëposhtme:

3-Në lidhje me shumën e investimit, në ambjentin AIRBNB, prej minimalisht 2 703 524.3 (dymilionë e shtatëqind e tre mijë e pesëqind e njëzetë e katër pikë tre) lekë leke, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri.

II.Në lidhje me shumën prej 170 480 euro të dhënë në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pasqyruar si shitje e bërë shtetasit Andi Boni, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri.

III. Në lidhje me shumën prej 270 000 euro të dhënë në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, shtetasit Arben Ahmetaj, nëpërmjet shtetasve Albina Mançka, Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri

Në lidhje me veprimet e kryera për kalimin e pronësisë, shtetasit Arben Ahmetaj nëpërmjet shtetasve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, në lidhje me vilën në Hamallaj, në bashkëpunim me shtetasit Mirel Mertiri, Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha.

1-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar fillimisht procedimin penal nr. 277 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

Në themel të hetimit të mësipërm, ka qenë procedura e dhënies me koncension shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim, i angazhimit të marrë përsipër nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.

Pas kryerjes së hetimeve, rezulton se prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim, të disa të pandehurëve, e konkretisht shtetasve Lefter Koka, me detyrë Ministër Mjedisi në kohën e ndodhjes së fakteve penale, Alqi Bllako me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k,.

Me vendimin nr. 21 date 21.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 ndaj të pandehurëve të sipërcituar.

Në vijueshmëri të hetimeve, janë administruar prova që mbështesin më së miri, vërtetësinë e faktit se, personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka pasur prej kohësh marrëdhënie shoqërore por edhe biznesi, të përbashkëta, me personat nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, rezulton se ka ushtruar për një periudhë kohe, aktivitet tregtar. Konkretisht, rezulton se si ortak i vetëm dhe në vijim edhe administrator, ka themeluar në vitin 2000 shoqërinë “Hermes” sh.p.k., me veprimtari në fushën e telekomunikacionit, eksport-importit, televizionit, konsulencës financiare etj. Në vitin 2003, shtetasi Arben Ahmetaj largohet nga kjo shoqëri, duke ia transferuar kuotat prej 63%, bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka.

Ndërkohë, në më pak se një vit nga krijimi i shoqërisë “Hermes” sh.p.k., personi nën hetim Arben Ahmetaj, rezulton se ka themeluar edhe shoqërinë “H-Communications” sh.a, me aktivitet në fushën e telekomunikacionit, konsulencë financiare, softëare, etj., duke mbajtur përveç cilësinë e aksionerit edhe atë të drejtorit ekzekutiv, ku si bashkëaksioner shfaqet shtetësja Vilma Nushi. Në vitin 2004 edhe nga kjo shoqëri, personi nën hetim Arben Ahmetaj vendos të shkëputet, duke i shitur kuotat bashkëshortes së tij në atë kohë, personi nën hetim Albina Mançka.

Megjithatë, personi nën hetim Arben Ahmetaj, vijon të qëndrojë i lidhur me shoqëritë e tij, që në një moment të caktuar të jetës së tyre, bashkohen me njëra tjetrën, duke ofruar shërbimin e tij si konsulent i jashtëm. Këtë gjë personi nën hetim Arben Ahmetaj, e deklaron në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 31.03.2010, ku parashtron se ka fituar të ardhura në periudhën shtator 2005-janar 2008 shumën prej 1 050 000 lekë.

Të dyja shoqëritë e mësipërme, në vitin 2007, bashkohen, duke u përthithur shoqëria Hermes sh.p.k. nga shoqëria H – Communications dhe në vitin 2008, të gjitha aksionet e shoqërisë H – Communications sh.a. blihen nga shoqëria “Albania Online Service Provider” sh.p.k. ku personi nën hetim Albina Mançka, arrin të përfitojë nga kjo shitje, në vitin 2008 shumën prej 447.000 Euro dhe në vitin 2009 shumën prej 298 000 euro.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, vijon akoma të jetë i përfshirë në marrëdhëniet e mësipërme, kur më datë 16.09.2008, sipas kontratës së shërbimit nr. 7212 rep dhe 258 kol me shtetasin Hysen Ruka, i cili rezulton të jetë aksionar i shoqërisë “Bindi Integrated Services sha”, me administrator shtetasin Petri Deti, ofron shërbime të lidhura me përgatitjen e business case të transaksionit, realizimin e negociatave për transaksionin, formatimin e kontratës së shitjes së aksioneve në lidhje me transaksionin, si dhe në përgjithësi asistencë për finalizimin e suksesshëm të transaksionit.

Shoqëria “Bindi Integrated Services sha”, tek e cila konstatohet se shtetasi Arben Ahmetaj merr përsipër të ofrojë shërbim, ka qenë në negociata për transferimin e aksioneve, në favor të shoqërisë “Albania Online Service Provider” sh.p.k. e cila është pikërisht shoqëria që ka blerë gjithë aksionet e shoqërisë H-Communications sh.a. Sipas nenit 4.1 të kontratës së shërbimit të sipërcituar, shpërblimi që furnizuesi (personi nën hetim Arben Ahmetaj) do të marrë, do të jetë në formën e një pagese mbi bazën e suksesit të transaksionit (Success Fee).

Në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, nr. indeksi 00693 e vitit 2010, dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 31.03.2010, personi nën hetim Arben Ahmetaj ka deklaruar se nga ky shërbim, për periudhën 15.09.2008-03.2009 ka përfituar shumën prej 45 000 euro.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • pilo Lala says:
    June 19, 2024 at 11:32 am

    Sekuestrimet e SPAK jane ato qe i duhen Shqiperise, hajdutet ne burg, parate tek buxheti.
    Arben Ahmetaj nuk do e besoja se ka bere gjithe keto marifete prej gati 20 vjetesh.
    Bravo SPAK.

    Reply
  • mali says:
    June 19, 2024 at 12:54 pm

    Pilo lala, pse nuk e fillon nga Fatos Nano I buzuqeve dhe kazinove ne Greqi,ne Monte-Carlo ?
    Kete rruge kane ndjekur e ndjekin kapitalistet e rinj mafioze-komuniste sepse tani per here te pare ne jeten e tyre familjare ,soj jevgu,po shikojne para me sy.

    Reply
  • mali says:
    June 19, 2024 at 1:26 pm

    Edhe dicka qe o jam une budalla ,o eshte ministrja e shendetesise kur flet per specializim tek urgenca dhe mjeku I familjes.
    Ne te dy keto pozicione eshte mjeku I pergjitheshem I kompletuar.
    I rekomandoj ministres te lexoje nje liber :Kujtimet e nje mjeku.Shkruar nga nje mjek I pergjitheshem rus,I sapo dale nga shkolla.
    Eshte liber I vogel, por me shume vlere per mjeket e rinj

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 19, 2024 at 1:42 pm

    Mire Arben Ahmetaj, qe dihej qe atehere qe hante e pinte me Fatos Nanon nga Buxheti i Shtetit, per kete ka te drejte Mali.
    Po jo si komuniste, por si dhjerokrate kapitaliste, se Komunizmi ja hiqte Kaptinen Fatos Nanos, o mali, as terce as verci.
    Pa shaka. Kurvat si Nano e Ahmetaj lulezuan nen llogjiken e dhjerokracise, jo nen llogjiken e shtetit te Enver Hoxhes
    Tjetra qe nuk kuptova une..
    Cfare pozicioni shteteror ka patur Klodian Zotaj qe e akuzojne per shperdorim detyre?

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 19, 2024 at 1:57 pm

    VDEKSHIN GJITHË OLIGARKËT!!!!!!1

    Reply
  • mali says:
    June 19, 2024 at 2:44 pm

    Aldrinp,si te gjithe eshte edhe ky faqekuqi.Ketij I ra llotaria te futet ne bordero dhe doemos do te firmose kur mer parate.
    Se mos me ra mua kjo llotari dhe nuk do ta pranonja.
    Lumi njehere sjell trare thote populli.
    Si do qe te veje puna e gjyqeve pa asgje nuk do te dale.

    Reply
  • mali says:
    June 19, 2024 at 3:37 pm

    Aldrinp,kur thua qe Fatos Nano,Ahmetaj e kompani e Rames dhe Berishas lulezuan tani ,kuptohet qe o jane bime me rrenje ,o jane kerpudha.
    Tani ndaje gjene ,o te jesh me mua per qe I quaj mafie – komuniste ,sepse atje I kane rrenjet ose jane kerpudha qe mbijne pas shiut qe beri Ramis Alia dhe Nexhmie Hoxha.

    Reply
  • altin says:
    June 20, 2024 at 6:42 am

    Po pse eshte arrestuar Klodian Zoto?

    Reply
  • capi says:
    June 20, 2024 at 10:59 pm

    Haha Altin, kete pyetje po i beja vetes, e kan marre te pandehur ne mungese kete rondokopin. Apo komunicon me SPAK nepermjet Skype nga ndonje kantine/resorant vere si puna e tigrit.
    Lexoj shkrimin dhe ne cdo paragraf del kjo Albina. Ky ish-minstiri i financave e mbante kete si bicim llogaritare ti numeronte eurot, se vet si mesues anglishte deri ne njeqind dinte te numeronte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?