Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I akuzuari 21-vjeçar për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste “shumë njerëz”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > I akuzuari 21-vjeçar për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste “shumë njerëz”
BoteKryesore

I akuzuari 21-vjeçar për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste “shumë njerëz”

Published: April 28, 2023
Shpërndaje
Jack Douglas Teixeira në gjykatën federale në Boston

Një gjykatës ka shtyrë marrjen e vendimit nëse anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, i akuzuar për nxjerrjen e informacioneve ushtarake shumë të klasifikuara, duhet të mbahet në burg deri në gjykimin e tij. Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, mbante një arsenal armësh dhe fliste për “dhunë dhe vrasje” në një platformë të mediave sociale dhe se ai do të donte të vriste “shumë njerëz”, thanë prokurorët, duke argumentuar të enjten se 21-vjeçari Jack Teixeira duhet të qëndrojë në burg deri në gjykimin e tij.

Por gjyqtari në seancën e paraburgimit të të akuzuarit Teixeira shtyu një vendim të menjëhershëm nëse ai duhet të mbahet në paraburgim ose të lirohet në izolim në shtëpi apo në kushte të tjera. Teixeira u largua nga gjykata me pranga, në pritje të vendimit.

Dokumentat gjyqësore ngrenë pyetje të reja se përse Teixeira kishte një leje kaq të lartë sigurie dhe qasje në disa nga sekretet më të klasifikuara të vendit. Ata thanë se ai mund të ketë ende materiale që nuk janë publikuar, të cilat mund të jenë me “vlerë të jashtëzakonshme për shtetet armiqësore që mund t’i ofrojnë atij një vend të sigurt dhe të përpiqen të lehtësojnë arratisjen e tij nga Shtetet e Bashkuara”.

- Publicitet -

Në seancën e paraburgimit të Teixeira-s, gjykatësi i magjistraturës David Hennessy shprehu skepticizëm për argumentet e mbrojtjes se qeveria nuk ka treguar ndonjëherë se Teixeira synonte që informacionet e rrjedhura të shpërndaheshin gjerësisht.

“Dikush nën moshën 30-vjeçare nuk e ka idenë se kur vendos diçka në internet, ajo mund të përfundojë kudo në këtë botë?”, pyeti gjyqtari.

Një mundësi është që gjykatësi mund të urdhërojë që Teixeira të mbyllet në shtëpinë e babait të tij ndërsa pret gjykimin, nëse nuk mbahet në burg. Në pyetje në seancë, babai i tij, Jack Michael Teixeira, tha se ishte i vetëdijshëm se nëse djali i tij do të shkelte kushtet e lirimit ose të izolimit në shtëpi, ai do të duhej ta raportonte atë. Michael Teixeira tha se ai zotëron armë zjarri, por nuk ka më asnjë në shtëpinë e tij.

Dokumentet e gjykatës që i kërkonin një gjyqtari federal të mbante Teixeiran në paraburgim detajonin një histori shqetësuese që nga shkolla e mesme, ku ai u pezullua kur një shok klase e dëgjoi duke diskutuar për një kokteje molotovi dhe armësh të tjera, si dhe kërcënime racore. Kohët e fundit, prokurorët thanë se ai përdori kompjuterin e tij të qeverisë për të hulumtuar të shtënat masive dhe përplasjet me agjentët federalë.

Ai mbetet një kërcënim i rëndë për sigurinë kombëtare dhe një rrezik fluturimi, shkruan prokurorët. Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse ai ka mbajtur ndonjë kopje fizike apo dixhitale të informacionit të klasifikuar, duke përfshirë dosjet që nuk janë shfaqur tashmë publikisht.

Deklarata e paraqitur në gjykatë pretendon gjithashtu se Jack Teixeira u diktua më 6 prill – ditën kur gazeta New York Times publikoi për herë të parë një shkrim në lidhje me rrjedhjen e dokumentave – duke kërkuar për fjalën “rrjedhje” në një sistem të klasifikuar. FBI-ja thotë se kjo linte të kuptonte se Teixeira po përpiqej të gjente informacion mbi hetimin për gjetjen e përgjegjësisë për rrjedhjet. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?