Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I dizenjuar keq, nuk jep zgjidhje afatgjatë dhe aq më shumë njohjen e Kosovës”, Weber kritikon propozimin evropian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “I dizenjuar keq, nuk jep zgjidhje afatgjatë dhe aq më shumë njohjen e Kosovës”, Weber kritikon propozimin evropian
KosovëKryesore

“I dizenjuar keq, nuk jep zgjidhje afatgjatë dhe aq më shumë njohjen e Kosovës”, Weber kritikon propozimin evropian

Published: February 27, 2023
Shpërndaje

Weber kritikon propozimin evropian si një “marrëveshje të ndërmjetme”

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos jetë një zgjidhje afatgjate për problemet mes dy vendeve.

Kështu ka shtjelluar Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin në një analize të publikuar të hënën, më 27 shkurt.

- Publicitet -

Kjo analizë është publikuar disa orë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Weber e ka kritikuar propozimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë që është iniciuar nga Franca dhe Gjermania.

Ky propozim u është dorëzuar palëve vitin e kaluar dhe është pranuar nga Kurti dhe Vuçi. Megjithatë, ai nuk është bërë publik.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një draft, në të cilin nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Weber ka kritikuar faktin se ky propozim, në formën e tanishme, nuk ka synim përfundimtar arritjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se “propozimi aktual përfaqëson një marrëveshje të ndërmjetme që është e dizajnuar keq dhe është vështirë e definueshme”.

Sipas kësaj analize, nëse marrëveshja nënshkruhet dhe zbatohet do të ketë disa rezultate të shpejta për Kosovën që përfshin pranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL), e të tjera.

Megjithatë, sipas Weber, kjo “do të dështonte në perspektivën afatgjatë, për shkak të mungesës të një masterplani strategjik dhe një udhërrëfyesi që definon qartë hapat e mbetur deri në rezultatin përfundimtar – njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Propozimi i Brukselit nuk ofron zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme për integrimin e serbëve të Kosovës në Republikën e Kosovës. Kjo do të forconte kontrollin e Beogradit mbi serbët e Kosovës”, u tha në analizë.

Në Bruksel, të hënën pasdite kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak.

Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?