Nga DR. JORGJI KOTE
Botuar në DITA
Më 23 Shkurt gjermanët zgjodhën 630 deputetët e rinj të Bundestagut dhe Kancelarin e tyre të ri. Është hera e katërt që në këto 80 vitet e fundit në Gjermani u zhvilluan zgjedhje të parakohshme parlamentare, mbasi koalicioni qeveritar tripartiak ose ” Semafora” gjermane u shpërbë nëntorin e kaluar me largimin e Liberalëve. Dy kandidatët kryesorë ishin Kancelari i tanishëm i SPD-së, Olaf Scholz, dhe sfidanti i tij, lideri 69 vjeçar i Bashkimit Kristian – Demokrat CDU/CSU Fredrich Merz. Deri në vitin 2002 Merz ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Kancelares Merkel dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së, por u largua mbas divergjencash të mëdha dhe ” allnimit politik” me zonjën Merkel. Ai bëri një rikthim të fuqishëm dhe mbas shumë sprovash, në vitin 2019 mori në duar ”frenat” e Partisë konservatore. Pajtimi me Merkel dhe pasuesit e saj, integriteti i tij moral dhe politik, ku spikatin oratoria, fuqia bindëse dhe polemika brilante e bënë atë qysh në fillim të garës zgjedhore kandidatin më të mundshëm fitues në këto zgjedhje; dhe kjo si në sondazhe dhe në frymën e opinionit të gjerë publik.
Por dhe duke parë ecurinë dhe rezultatet e CDU-së në zgjedhjet europiane dhe në në disa lande vjeshtën e kaluar, ku ajo ka dalë bindshëm forca e parë ose e dytë, dhe si alternativa më e sigurt për të parandaluar marshimin e ekstremistëve të djathtë të AfD-së drejt Bundestagut dhe pushtetit federal; sidomos mbas inkurajimit dhe motivimit të saj të madh nga Nënpresidenti amerikan J.D.Vance dhe supermiliarderi Elon Musk, të cilët e cilësuan AfD-në si ” alternativa dhe shpresa e vetme dhe e fundit për Gjermaninë”.
Rezultatet e zgjedhjeve gjermane të 23 Shkurtit tashmë janë bërë të njohura bashkë me përfundimet përkatëse. Ndaj, në këtë shkrim do të ndalemi te një fakt jo shumë i njohur dhe interesant, sidomos jashtë Gjermanisë. Zoti Merz si Kancelari i ardhshëm është veç të tjerash dhe realizimi i një ëndre të bukur politike rinore të tij mbi 45 vite më parë bashkë me një grup shokësh të CDU/CSU-së.
Kjo ngjarje të shpie larg, në Alpet e Andeve në Amerikën Latine mbi 45 vite më parë, më 25 korrik 1979, kur 12 të rinj 20 – 25 vjeçarë të CDU/CSU-së gjermane po ktheheshin nga një tur vizitash në disa vende të Amerikës Latine. Bashkë me ta ishte dhe 23 vjeçari i atëhershëm, Friedrich Merz. Ata po fluturonin mbi Alpet e famshme të Andeve vonë pas mesnate. Aty nuk dihet tamam se si lindi një aventurë rinore ideja e një pakti apo marrëveshje fjale për të ardhmen e tyre politike.
Konkretisht ata vendosën që kur të vinte momenti i duhur grupi i tyre të mbështeste pa rezerva atë që do të kandidonte për Kancelar. Kjo aleancë rinore që më vonë pati 17 anëtarë u quajt Pakti i Andeve II, për ta dalluar nga Traktati me të njëjtin emër i miratuar më 1969 nga liderët e vendeve Latino-Amerikane sipas modelit të BE-së. Logoja e tyre kryesore ishte “ Me shumë hapësirë politike” Ndonëse asnjë prej pjesëmarrësve nuk është prononcuar publikisht dhe nuk ka ndonjë dokument zyrtar, ekzistenca e këtij Pakti në formën e një grupi interesi brenda CDU-së është fakt i njohur, mjaft i përfolur dhe i pamohuar.
Gati dy dekada më vonë, “andinot” siç njihen ndryshe të rinjtë e lartpërmendur, ia dolën të promovohen në poste të larta drejtuese në CDU, kryeministra landesh, si Roland Koch, Christian Wulf, Volker Buffier, Günther Oetinger, etj. Kurse “ stari” tjetër në ngritje, Friedbert Pluger u caktua si shef i jashtëm i CDU-së. Kësisoj, fitimi i kancelarisë po shfaqej gjithnjë e më pranë për ta.
Kjo vazhdoi deri në vitin 1990, kur me ribashkimin gjerman ndodhi një zhvillim i pazakontë. Kancelari legjendar i CDU-së, Helmut Kohl përzgjodhi “Gruan nga lindja”, fizikanten Angela Merkel si ministre Mjedisi në qeverinë e tij dhe kjo e fundit filloi të ngjiste shkallët e karrierës politike në CDU.
Gjithsesi, zhvillimi më i pakëndshëm për ta ndodhi në shtator 1998, kur Kohl humbi përballë social-demokratit Schroder pas 16 vitesh në pushtet. Gjërat po shkonin “nga shiu në breshër” në fillimin e viteve 2000 kur Kohl dhe pasardhësi i tij, presidenti i sotëm i Bundestagut, Wolfgand Schäuble u larguan dhe nga kryesimi i CDU-së pas skandalit të financimeve të paligjshme në parti.
Në këto kushte, “ andinot” menduan të hidhen në sulm duke krijuar pengesa për Merkel, pasi kjo e fundit po merrte në dorë të ardhmen e CDU-së dhe “ riskun” e tyre. Në vitin 2002 ata ia arritën qëllimit dhe në zgjedhjet parlamentare të atij viti Merkel u detyrua t’ia dorëzojë kandidaturën për Kancelar CSU-së “motër” dhe liderit të saj karizmatik Edmund Stoiber.
Gjatë periudhës 2001 – 2006 duke qenë diplomat në Berlin më ftonin në disa veprimtari publike të CDU-së dhe aty kam parë se perceptimi si brenda saj dhe më gjerë në publik ishte se Merkel nuk e kishte staturën dhe karizmën e duhur për Kancelare. Sot kjo duket e habitshme, por ky ishte realiteti i asaj periudhe. Në krijimin e këtij perceptimi duhet të kenë patur ndikimin e tyre dhe “ burrat politikë” të CDU-së. Moskonkurimi i saj, ndonëse lidere e partisë në ato zgjedhje, që u rifituan nga Schroder ishte një goditje morale për Merkel. Por ajo diti ta kapërcejë shpejt këtë gjendje, pa “firo” dhe kosto të mëtejshme, falë gjakftohtësisë, durimit, llogaritjeve të sakta, gjuhës dhe sjelljes politike të përmbajtur, pa zhurmë dhe polemika.
E kundërta po ndodhte me “Paktin e Andeve” ku telashet nuk kishin të sosur. Momenti më i keq për ta u shënua në vitin 2005 me rastin e zgjedhjeve të parakohshme. Merkel tashmë ishte shumë më e fuqishme, falë dhe shumë grave e vajzave me vlera që kishte futur me guxim në qeveri dhe në udhëheqje të CDU-së; tashmë ajo kishte dhe të drejtën morale dhe politike të konkuronte për postin e Kancelares, si liderja e CDU-së dhe pa kundërshtar tjetër. Madje, ajo e kishte fituar këtë post duke sfiduar zëvendësin e saj, Fridrich Merz, një ndër protagonistët e Andeve, polemist dhe debatues “ par excellence” Ai mbante postin e kryetarit të Grupit Parlamentar, praktikisht Nr. 2 në parti me synime drejt kancelarisë. Por, Merz e pa se e kishte të humbur davanë dhe u tërhoq nga gara në momentet e fundit. Më 2008 ai u largua dhe politika e CDU-ja, duke u marrë me biznes, por një sy e mbante përherë nga politika.
Me gjithë pështjellimin që krijoi fitorja e Merkelit si Kancelare me një rezultat tejet të ngushtë ndaj Schroderit në Shtator 2005, sërish pjesëtarët e Andeve i ngushëllonte mendimi se ajo do të ishte jetëshkurtër në këtë post dhe atyre do t’u vinte më vonë mundësia e artë. Por, sërish ata gabuan në llogaritë politike. Për fatin e tyre të keq, Merkel qeverisi për 16 vite rresht si Kancelare.
Vlen të theksohet se në vitin 2003, kur ata e njoftuan Merkelin për ekzistencën e Paktit, Merkel nuk bëri kurrfarë “gjueti shtrigash”; ajo nuk u përfshi në debate dhe polemika me protagonistët e tij, madje u la hapësirë të vërtetë veprimi, ua plotësoi dëshirat politike pa kurrfarë pengese, etj. Kështu, në vitin 2010, ajo pranoi që kundërshtari i saj më i madh, Christian Wulf të bëhej President Federal. Ndërkohë, shoku i tij i “armëve” Roland Koch, sfidant tjetër i vështirë për Merkel u tërhoq nga politika që t’i linte rrugën Wulf si Kancelar i ardhshëm, me mendimin se ai mund ta mposhte Merkel. Mirëpo Wulf më 2012 u detyrua të jepte dorëheqjen pas akuzave për shpërdorim detyre dhe të fondeve publike, duke i dhënë goditjen më të rëndë objektivit të Andeve drejt Kancelarisë. Ndërkohë, Friedbert Plüger pësoi disfatë të madhe në garën për Kryetar Bashkie të Berlinit dhe u largua nga politika aktive. Protagonisti tjetër, Elmar Broek vazhdonte në Parlamentin Evropian si kryetar i Komisionit të Jashtëm deri tani vonë, kurse Günther Oetinger, ndër kundërshtarët më të fortë, Merkel e „ hoqi qafe“ duke e caktuar në Bruksel si Komisioner ku vijoi gjatë.
Po ashtu, një ndër yjet më shpresëdhënës të Andeve, Franz Josef Jung, më 2005 u emërua ministër i Mbrojtjes deri në vitin 2009 kur pas disa aludimeve Merkel e transferon në Ministrinë Federale të Punës, ndër më të rëndësishmet. Pasardhësja e tij në Ministrinë Federale të Mbrojtjes u caktua Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von den Leyen, besnike e Merkel krahas disa grave të tjera në dikasteret e arsimit, shëndetësisë, familjes, etj. Por Jung qëndroi vetëm 33 ditë si Ministër i Punës, sepse dha dorëheqjen pasi u dëshmua se kishte gënjyer lidhur mee një incident të rrezikshëm në Afganistan kur ishte në krye të mbrojtjes. Me largimin dhe të Jung nga politika aktive, Pakti i Andeve u katandis, siç i thonë fjalës, “ kokoshi një thelë”
Në ato rrethana, aty nga viti 2012, “pakti i Andeve II“ u shpall i shpërbërë dhe pothuajse ishte harruar. Mirëpo, çuditërisht, në Mars 2018, gjatë ceremonisë mortore të Kardinalit gjerman Lehman, disa nga pjestarët e tij patën një takim informal në prani dhe të Presidentit të Bundestagut, të ndjerit Wolfgang Schauble, mbështetës i atij Pakti. Nisur nga gjendja e vështirë që po kalonte koalicioni qeveritar dhe mundësisë së tërheqjes së shpejtë e të mundshme të Kancelares Merkel nga drejtimi i partisë dhe qeverisë, në atë takim u vendos t’i jepej mbështetja Friedrich Merz, si kandidat për garën e ardhëshme për drejtimin e CDU-së.
Parashikimi i tyre u vërtetua dhe Merkel në tetor 2018 dha dorëheqjen nga drejtimi i CDU-së. Merz shpalli menjëherë kandidaturën e tij në zgjedhjet e muajit Dhjetor 2018. Megjithë fushatën aktive pavarësisht nga mungesa 10 vjet e tij në politikën aktive, ai humbi me rezultat tejet të ngushtë përballë sekretares së Përgjithshme të caktuar nga vetë Merkel, Annegret Kramp Karrenbauer.
Praktikisht, kjo ishte humbja e dytë e Merz përballë Merkel por kësaj radhe dinjitoze dhe mbresëlënëse. Gjithsesi, humbja me një diferencë fare të vogël votash e mbajti Merz sërish në lojë; për më tepër, ai besonte te thënia “ E treta, e vërteta” I rikthyer në CDU ai u caktua Kryetar i Komisionit Ekonomik në Parti por gjithsesi nuk arriti të marrë ndonjë post ministror të cilin e shihte si një trampolinë drejt kandidaturës për Kancelar në zgjedhjet e vitit 2021, nga e cila nuk hoqi asnjëherë dorë. Kështu, ai mendonte të merrte revanshin dhe mbi të gjitha për të realizuar ëndrrën 40 vjeçare, tashmë si i “fundit politikan gjerman “ëndërrimtar i Andeve”.
Në fakt, të gjithë burrat e tjerë të Andeve të CDU-së” kanë dështuar sepse nuk kishin vizion të qartë veç ëndrrës së tyre, ishin të prirur më shumë nga dëshira e mirë se sa realpolitika; ata nuk i zgjeruan territoret e influencës së tyre elektorale, veç zhvillimeve të tjera të cilat ata nuk mund t’i parashikonin tek fluturonin mbi Ande natën e 25 Korrikut 1979, sidomos ribashkimin gjerman dhe atë evropian. Ndikim negativ pati dhe integraliteti i tyre i pamjaftueshëm politik dhe moral, ku nuk munguan aferat e ndryshme, ca më tepër përballë figurës emblematike të Merkel, për të cilën nuk ka patur asnjë aludim të vetëm.
Meqenëse politikën shpesh e krahasojnë me futbollin, duke përdorur termat e tij mund të thuhet se përballë ekipit të “vajzave” të Merkelit që “luanin bukur, me dhe pa top, në mbrojtje e në sulm dhe me presing në gjithë fushën, “klubi i djemve » i Andeve ka luajtur dobët dhe pa ritëm, me plot faulla dhe pozicione « jashtë loje » e deri te «kartonët e kuq»
Mirëpo, ja që diferencën e bëri pikërisht Friedrich Meerz dhe me fushatën zgjedhore të 23 Shkurtit që zhvilloi deri në fitoren e tij prfundimtare. Me fakte, argumenta, takt dhe etikë të lartë politike, ai e mbajti lart “stekën“ gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe në të gjitha sondazhet, duke sfiduar dhe Kancelarin në largim Olaf Scholz. Me 28,6 për qind të votave për CDU/CSU, Merz bëhet Kancelari i ri gjerman i djathtë.
Por tani që fitoi bindshëm zgjedhjet e 23 Shkurtit, “ëndërrimtari i Andeve“ përballet me realitete të ashpra dhe të forta në Berlin, në Europë dhe në Uashington, me plot sfida, probleme dhe pengesa nga të gjitha anët dhe të çdo lloji. Duke filluar me krijimin e koalicionit të ri qeveritar me SPD-në brenda muajit Prill, siç dhe ka premtuar. Por dhe si garanci e fuqishme Euro-Atlantike për rolin e Gjermanisë si lokomotivë dhe kampione e demokracise, paqes dhe sigurisë.
Këtë mision të madh historik të tij dhe të qeverisë së ardhëshme gjermane e ka sintetizuar me thirjen e saj Kryeredaktorja e emblematikes “Bild“ Marion Horn:
“Të shpëtojnë vendin, ta kthejnë atë sërish në një lokomotivë ekonomike që të na marrin seriozisht në botë.Të forcohemi aq shumë ushtarakisht sa te jemi në gjendje të mbrojmë vehten dhe Europën, pavarësisht nga çmimi. Ne duhet ta MENDOJME sërish Europën dhe bashkë me miqtë tanë të KRIJOJME vërtet një Europë të Bashkuar“.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Per ti dhene mend botes,jemi te vetmit.Mend per vete,s`kemi.
Nje shkrim medioker, tipik ne gazetarine shqiptare, qe simpatite e tyre mbi baza komplet siperfaqsore ia servirin lexuesit si “politike te madhe” nga “politikane te medhenj”.
Gjermania sot ndodhet ne udhekryqin me te madh politik qe pas luftes se II boterore. Te lumturohesh ashtu sic lumturohet autori me nje fitore si e Pirros me 28% te votave duhet te kesh pire vetem doza euforike, kur Alternativa per Gjermanine arrit te dyfishoje rezultatin deri ne 21%!!! Kur liberalet e lire nuk hyjne ne Bundestag dhe me dramatikja eshte kur Partia Socilademokrate me nje histori 170 vjecare fiton vetem 16% te votave!!!! Kjo do te thote te kesh verberi politike.
Pra Merz i mbetet vetem nje partner per koalicion dhe ai eshte SPD me 16% te votave per te arritur nje shumice minimale per aprovim ligjesh ne Bundestag. Aleat tjeter nuk gjen. Te gjelbertit rane dramatikisht dhe mire u be ne rreth 12 %.
Dhe sa per Merz, i cili vjen nga elitat financiare si shoqeria e madhe amerikane e inevestimeve me qender ne N-Y “BlackRock” nuk ka patur tek populli gjerman ndonje simpati, atij i mbeti ne dore kancelaria se 3 partite e koalicionit “Semafor” pesuan humbje skandaloze qe u pasqyrua me doreheqje masive. Pra Merz edhe duke fjetur do te behej kancelar, ashtu sic u be.
E provoi gjate eres post-Merkel te behej kryetar i CDU dhe tre here deshtoi perballe Laschet dhe Rötgen duke u larguar ne heshtje nga pretendimet per kryetar i CDU-s. Pra edhe si kryetar atij i mbeti dopjo-gjashta ne dore vetem dhe vetem nga nje qeshje e kandidatit Laschet gjate permbytjeve ne Ahrtal.
Pra Merz nuk gezon as popullaritet si pjese e elites financiare dhe nuk ka as ndonje stature per te qene Kancelar i Gjermanise se nuk ka as bosht politik, as pjekuri dhe eksperience ne qeverisje. Nuk ka qene as kryeminister ne ndonje land te Republikes Federale Gjermane.
Po a do te beje koalicion SPD me CDU? Nese do te ndodh kjo atehere SPD do kthehet ne kufome politike pas dy a kater vitesh dhe nese nuk do te hyje atehere kemi zgjedhje te reja.
Ja kjo eshte shkurt tabloja sot ne teatrin e politikes gjermane.
Dhe kush mban per kete pergjegjesi? Dhe ata “djemte e Andeve” “Apenineve” a “Pirenejve” a ku ta di une. Njeri bente referendume per mos mbajtje shamish ne koke si Roland Koch, tjetri ja kerciste “Islami i perket Gjermanise” sie Wulf. Ka dhe te tjera po po i leme se u zgjata shume.
Kabineti i ri do te jete nje kabinet lufte ku raketat Taurus do te miratohen ndoshta dhe ushtaret gjermane mund te shkojne ne lufte ne nje kohe kur lufta eshte e humbur dhe pasojat do te jene me katastrofale se deri tani per tere kontinentin europian, me nje USA qe u terhoq nga ndihma per Ukrainen dhe kerkon te hyje ne pakte ekonomike dhe financiare me Rusine e Putinit, ndoshta mund te mare dhe mineralet e rrala qe disponon nentoka ukrainase si demshperblim per 350 miliarde ndihma ushtarake. Po ashtu Rusia doli e fituar, por edhe Kina nga ana tjeter, ndersa ne Gjermani u be 3 vjet qe nuk ka rritje ekonomike, kur te tjeter po lulezojne.
Ja u tha Vance ne München disa gjera por nga nje vesh hyne dhe nga tjetri dolen. Per faj te tyre.
Ktheu ne menyre radikale politika amerikane si ne drejtim te Ukraines, Europes dhe pothuaj botes. Por a do te jete ne gjendje Merz te perballoje kete trysni te forte politke? Nuk e besoj ne asnje rast. Pra gjendja eshte alarmante ne EU. Nga Rusia nuk ka energji nga USA ka dogana deri ne 25%!!!! Ky eshte realiteti. Dhe diku keto humbje do te dalin dhe natyrisht ne kurriz te popullsise europiane dhe sidomos gjermane. Atehere do te kete nje rritje akome me te larte te AfD. Pastaj te shohim se cdo te ndodhe.
Pra z.Kote i sheh problemet me syze roze si duket me historira ose perralla te padegjuara as ne vete Gjermanine. Instabiliteti politik ka hyre tashme ne dyert e Europes, ndoshta dhe lufta po troket ne keto dyer. Scholz dhe Mützenisch u larguan, si dy figura qe treguan pjekuri dhe arsye ne politike. Te presim kush do te vije, largepames ne politike nuk besoj.
Afd fiton në landet e ish DDR dhe kjo është paradox por a do të rikthehen për të tretën herë të marin pushtetin forca nacionaliste që 2 herë shkaktuan luftra të mëdha dhe dy herë u mposhtën sa ma keqë ai që e njef mendjen gjermane po do të jetë e treta e vërteta dhe Gjermani ? a do të mbetet të shofim pas 10 vite
Z.Adrian Stefi ,ke dhene nje spjegim shterues!
Autori diplomatik j. Kote ka aftesi profesionale , qe nuk i kam hasur ne nje rrast te dyte . Per c’do problem diplomatik ky autor , ka sqaruar ne menyren me shteruse te mundeshme . Nje gje e ngjashme ndodh dhe me shkrimin ne fjale . E falnderoj redaksine , popsacerisht z. Thanoi , qe na mundeson , ne lexusve , shkrime te ketij niveli Zgalem
Koment-analize e mire,per mendimin tim…
por thjesht nuk duhet te harrojme qe politika nuk eshte shkence egzakte por eshte dinamike dhe relative.Por gjithesesi koha do ta tregoje me mire e prandaj duhet t‘ia leme asaj.
Persa i perket doganave USA duhet ta beje mens mire sepse dhe EU vendos dogana dhe u pa kjo pune.
Per mendimin tim Trump erdhi me shkop te gjate e me plane por cdogje nga cka thene thjesht po zbutet si buke e lagur gjate rruges.
Per mendimin tim eshte perceptim shume i gabuar te mendosh qe une jam me i fuqishmi sepse kinder Rusise,Kines dhe EU nuk do ta kete mundesine ti beje sanksione te tjera apo ti dali kunder sepse Trump e bejne synet me thoin e gishtit te vogel e jo me bisturi.
Ai po luan bllofin e represionit politik se ka qene bixhozçi gjithe jeten por jo bixhozçiu me i mire.
Nuk duhet te harrojme qe kareigia apo pushteti i tij nuk do te zgjasi me shume se 4 vjet dhe ai prap me bishtin nder shale do iki pa arritje.
Eshte pasyshim qeveri me aktive se e shkuara e Biden por te gjithe mbeten marioneta te botes se erret qe ne nuk kemi as 0,5% dijeni.
Me lart kishe permendur BlackRock qe praktikisht eshte pronare e gjithe globit…cfare emrash njeh njerezimi,biznesesh,interneti,motorresh kerkimi,cocacola facebook google etj etj etj etj a cte doni ju,i perkasin BlackRock.
Dhe kunder tyre nuk ka bythe as Teump as Putin e asnje tjeter…kete e ka treguar historia dhe nuk e them une…qofshim shendoshe e mire e ne nje bote me prosperitet e pa konflikte dhe do te shikojme si do te jete bota pas 4 vjetesh…
Respekte per te gjithe e pershendetje.
Pse nje ekspert i spiunllikut si intelektuhalja e perjashton qe Trapi eshte putane e Putanes, spiun i muzhikeve.Na e shpjegon dot shkurt e shqip, pa diarrene e vet te zakonshme?