Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I vdekuri në vetmi në Korçë ishte nipi i ish-zyrtarit të lartë të komunizmit, rrëfimi i mikut të vetëm që i kishte mbetur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I vdekuri në vetmi në Korçë ishte nipi i ish-zyrtarit të lartë të komunizmit, rrëfimi i mikut të vetëm që i kishte mbetur
KronikeLajmi i fundit

I vdekuri në vetmi në Korçë ishte nipi i ish-zyrtarit të lartë të komunizmit, rrëfimi i mikut të vetëm që i kishte mbetur

Published: August 30, 2025
Shpërndaje

Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që kishte disa muaj i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ka folur shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani.

Ai ka treguar një histori të dhimbshme vetmie, varfërie dhe indiference nga familjarët dhe institucionet.

“Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika. Nuk e trajtonte as shteti, mezi kohët e fundit i dhanë një kemp…”, tha Sulejmani, duke shtuar se shoku i tij kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ekonomike.

- Publicitet -

Sipas tij, Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, nuk kishte të ardhura, dhe prej kohësh ishte braktisur nga gruaja dhe fëmijët.

Jetonte i vetëm, pa asnjë përkujdesje, ndërsa nuk kishte më as fuqi fizike dhe shpirtërore për të kërkuar ndihmë.

“Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare. Nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë” – u shpreh Sulejmani,

Ai tregon se fillimisht menduan se Petroja mund të kishte ikur jashtë shtetit, ndoshta pranë fëmijëve apo vëllait, por askush nuk kishte informacion të saktë.

“Për marrëdhënien me fëmijët nuk të shpjegonte gjë se ishte tip shumë i mbyllur. Shpesh nuk i kuptoje fjalët që fliste. Asnjeri nuk i hynte dhe i dilte. Kishte mbetur i vetmuar fare. Kishte motër, kishte edhe të afërm. Madje ishte nipi i Rita Markos, njerëz që dikur kanë qenë me pozitë. Por ai iku si i varfër, pa njeri, kockë e lëkurë, i kalbur,” rrëfen ai me trishtim.

Pamundësia ekonomike kishte bërë që Seferi të mos kishte as ujë e drita në shtëpi.

“Ai nuk kishte as telefon. Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. 8 muaj i dekompozuar, njeriu brenda 24 orëve shpërfytyrohet,” përfundon rrëfimin Sulejmani.

Rasti tragjik i Petro Seferit ka ngjallur reagime në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

Kush ishte Rita Marko

Lindi më 17 shkurt 1920 në Dishnicë të Korçës dhe iu bashkua Partisë Komuniste të Shqipërisë (1948 Partia e Punës e Shqipërisë) në vitin 1942.

Ai u bë deputet në Kuvendin Popullor në vitin 1950 dhe anëtar i Presidiumit të tij në vitin 1952. Nga 1956-58 ai shërbeu si Kryetar i Kuvendit dhe Zëvendës Kryetar nga viti 1966-76. Nga korriku 1950 deri në mars 1951 ai shërbeu si Ministër i Industrisë.

Në vitin 1952 ai u bë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë dhe shërbeu si Kryetar i saj në vitet 1970-82. Në prill të vitit 1950 ai u bë anëtar kandidat i Komitetit Qendror të PPSH , anëtar i plotë në Kongresin e Dytë të Partisë në vitin 1952 dhe anëtar i Byrosë Politike në Kongresin e Tretë më 1956.

Ai shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga 1949-50 dhe nga Komiteti i Partisë Durrës nga viti 1966-70.

Në mars 1951 ai u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Në dhjetor të vitit 1991 ai u arrestua dhe u burgos në korrik 1994 së bashku me disa liderë të tjerë të PPSH, pasi u akuzuan për shpërdorim të pushtetit. Ai u lirua në korrik 1995. U nda nga jeta më 15 qershor 2018.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • NATO says:
    August 30, 2025 at 7:35 pm

    Po cfare Rita marko?Kushesdi nuk e ka njohur fare,.Ketu proBlemi eshte se mjeket vetem kur te ngordhesh besojne se meriton KEMP.

    Reply
  • FLINI JU FLINI says:
    August 30, 2025 at 8:43 pm

    E MEGJIOTHATE RAMUSHI NE 2030 DO NA COJE TE TEREVE NE BEEEEEEEEE

    Reply
  • ¿? says:
    August 30, 2025 at 8:55 pm

    Zot, çudira qe na degjojne veshet. E para, nga fotografia ky njeriu duket buçko, hiç kocke e lekure sic e pershkruan ky shoku i feminise. E dyta, kur e paskan braktisur gruaja dhe femijet e tij perse duhet t’u binte barra te tjereve. Ne moshen e ketij nje pension duhet ta merrte, apo s’kishte punuar. E treta, si paska qene edhe Petro, edhe Sefer? Pastaj ç’hyn ketu qe na paska qene nipi i Rita Markos? Te merremi vesh, u prehte ne paqe, po ne kete rrefim ka shume gjera te çuditshme.

    Reply
  • ateist says:
    August 30, 2025 at 9:08 pm

    Ashtu sic ka edhe Vangjel,edhe Dule.

    Reply
    • ¿? says:
      August 30, 2025 at 11:16 pm

      Me fal or ti ateist po ç\lidhje ka Vangel edhe Dule me Petro dhe Sefer. Dule eshte totalisht neutral dhe nuk ka as nje ngjyrese fetare. Petro dhe Sefer eshte bashkejetesa e dy emrave karakteristike te dy feve te ndryshme. Tashti qe ne Shqiperine tone te vuajtur mund te kete me emra turq dhe me mbiemra kaurre qe tregojne se te paret krishter u konvertuan ne islam, kjo kuptohet. Po e anasjellta si qenka ky Petro Seferi eshte pak e pazakonte. Nejse ti po gjete ndonje shembull tjeter, aferim.

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 30, 2025 at 10:50 pm

    ? ishte 60 vjec.Donte dhe 6 vjet te dilte ne pension.Po si i semure mund te rregullonte nje KEMP.

    Reply
    • ¿? says:
      August 30, 2025 at 11:21 pm

      Si i semure duhet te kishte nje diagnoze te vendosur zyrtarisht nga nje komision mjeksor dhe pastaj nuk ka arsye te mos e merrte KEMPin. Mua ma thote mendja qe semundja e ketij njeriu (se s’dua te hyj as ne gjynaf) duhet te kete qene pertacia dhe ai ka pertuar te kujdeset dhe per veten e vet. KEMPI nuk te vjen vete ne shtepi. Pastaj sic thashe edhe me siper fakti qe e kane braktisur te gjithe tregon qe ka qene shume e zorshme te jetohej me te. Po e perseris nuk dua te hyj ne gjynaf, por faktet e bera publike me shume te shtyjne te mendosh qe ky njeri ka qene i ligu i vetes, sic thone edhe ne Korce, se sa i kane pasur ndonje borxh a faj te tjeret. Ne kete bote or ti xhaxhi çdo berr varet nga kembet e veta.

      Reply
  • chp says:
    August 31, 2025 at 1:44 am

    Kushdo qe e ka shkruar kete artikull anonim do ta quaja gazetar nekrofag .Nuk eshte hera e pare qe shtypi shqipfolesve nese ndodh nje vdekje e tille e tromaksur germojne ne anen personale por harrojne anen shoqerore shqiptaret qe kishin armen me te forte familjen per mbijetese tashme eshte tronditur dhe po shkon drejt shuarjes qofte harmonia familjare qofte solidariteti njerzor.
    Perse po “masakrohet” edhe i vdekur ky 60 vjecar i ndjere duke i vene mbi shpine kusheririn Rita akt ky qe te ngjall neveri..Po jap dy shembuj…Nderroi jete “shenjtori” Bujar Bukoshi por kerrkush nuk hodhi nje fjale se Bë-Bë jo vetem u be SHEIKU KOSOVES ME DOJCMARKA…Jo vetem u be financuesi i Bashkim Gazidedes por dhe ishte bashkautor me Berishen per grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998…Nderroi jete “shenjtori” Artur Zheji por kerrkush nuk hodhi nje fjale per femine (vajzen) qe kishte ne menyre ilegale kur u perjashtua si disident qefli..apo mediat greke qe e nxorren ne listen e bashkpuntorve te sherbimeve informative te Greqise…Prandaj eshte e turpeshme qe i ndjeri po perdhoset ne kete menyre se paska qene nipi i Rita Leshit…Neveri !

    Reply
  • Sinqeritet says:
    August 31, 2025 at 6:57 am

    Nqs dikush nga Korca e di Petrika Seferi ka lidhje me Meri Seferin dhe Raqi Seferin?

    Reply
  • SOKRATI says:
    August 31, 2025 at 12:09 pm

    Kujdesi shëndetësor i çdo shteti, përpara se të jetë “biznes”, është njerëzor është detyrim, është përgjegjësi për të parandaluar sëmundjet infektive dhe për të shpëtuar jetët njerëzore. Për këto arësye ai i moshuar duhet të ishte evidentuar për problemet e tij socialë, shëndetësorë, ekonomikë dhe familjarë. Ka një moskokëçarje dhe indiferentizëm të shkëlqyer nga strukturat e mësipërme, që nuk duan t’ia dinë për jetën dhe problemet e njerëzve, veçanërisht për pensionistët e vetmuar. Më shumë u leverdis të mbledhin qentë e brakrisur, që lëvizin nëpër qytet, se sa për të kontaktuar njerëzit e braktisur për shumë arësye. Nëse nuk interesohen strukturat shtetërore, ky fat mund t’i ndodhë çdo të vetmuari! A ndodhnin të tillë fenomene në të kaluarën e afërtë?
    Lidhje apo stërlidhje me personalitete të njohur të ish regjimit, që na tregohen këtu, janë maskaralllqe, idiotizma dhe gjeste të shëmtuar, që flasin për varfëri intelektuale të theksuar të gazetës! Turp dhe injorancë! Shpresoj, që këta raste alarmi të arrijnë deri në veshin, syrin dhe mendjen e qeveritarëve tanë, që ua kanë marrë trutë debatet e shpifur të salinjve dhe sa e sa shumë horrave të tjerë…

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 31, 2025 at 12:42 pm

    ? Disa vjet me pare u arrestuan nje grup mjekesh qe simulonin nje skeme KEMPI fiktiv ne perfitim te parave.Nje X,Y me azotemi u paraqit disa here ne Komisjon mjeksor,por nuk e perfitoi dot KEMPIN. Vetem kur filloi Hemodializen komisjoni mjeksor vendosi ti akordoje KEMPIN,por ishte vone,se vdiq.Se si eshte e vertete e Petros,,Ai vete dhe familjaret e dijne.
    Se c`puna ka biografia Rita Markos me Petron,,Gazeta e di,por kur shoku Rita ishte Byroist,Petro ka qene 20 vjec.Nderi me i madh qe mund ti bente Daja ishte ta bente Antar Partie.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?