Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ilir Demalia: Klevisi që ripërtyp silazhën e Saliut dhe largimi i Dumanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Ilir Demalia: Klevisi që ripërtyp silazhën e Saliut dhe largimi i Dumanit
Politike

Ilir Demalia: Klevisi që ripërtyp silazhën e Saliut dhe largimi i Dumanit

Published: June 27, 2025
Shpërndaje

Nga ilir Demalia

Në një tryezë të organizuar nga Ambasada Angleze në Tiranë, pata rastin të dëgjoj një tjetër akt të ripërtypjes së silazhës së Saliut nga Balliu i vogël, si gjithë pjesa tjetër e PD-së që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër.

Njësoj si dikur Shefqet Peçi që lexonte me përkushtim veprat e shokut Enver dhe më pas diskutoheshin në organizatën e partisë në spital, nën drejtimin e sekretarit të atëhershëm Sali Berisha.

- Publicitet -

Klevis Balliu, biri i Fahriut, foli pa thënë asgjë të re. Thjesht përsëriti fjalët që Saliu thotë përditë për zgjedhjet – zgjedhje që tashmë janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë njohur nga OSBE/ODIHR, shtetet perëndimore dhe SHBA.

Kori i kukuvajkave të PD-së nuk shqetëson më askënd. Janë bërë zëra të konsumuar në një peizazh politik që kërkon përgjegjësi dhe zgjidhje, jo propagandë të ricikluar.

Por ajo që nuk duhej të ndodhte në atë takim ishte largimi i kryetarit të SPAK, Altin Dumani. Ai duhet të qëndronte deri në fund për të sqaruar çështjet reale: krimin zgjedhor, korrupsionin ndër vite dhe tragjeditë që kanë shënuar plagë të thella në shoqëri – si Gërdeci.

Le të mos harrojmë: më 15 mars 2008, Gërdeci shpërtheu. Në kuptimin më të plotë të fjalës. Ndodhi një tragjedi që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës – si rezultat i një biznesi të dyshimtë të trafikut të armëve. Në atë kompani, “Trans Digging Construction”, e krijuar në vitin 2007 për të ndërtuar fabrikën në Gërdec, një nga aksioneret me 20% ishte Henrisë Balliu – vajza e Fahri Balliut. Ajo u largua nga kompania vetëm pas shpërthimit tragjik, që la pas 27 të vdekur, qindra të plagosur e dëme që shkuan në qindra milionë dollarë.

Altin Dumani duhej të përballej me këto fakte. Duhej t’i bënte me dije përfaqësuesve të ambasadës britanike se në atë tryezë mund të ulet dikush i rritur dhe shkolluar me paratë e korrupsionit dhe krimit – që nga studimet në Londër, këshilltar në presidencën e Bujar Nishanit, e deri tek ulësja si deputet.

Mos ndoshta largimi i Dumanit ishte një ogur? A po shkon të hapë më në fund dosjen e Gërdecit? Ajo dosje që për vite me radhë është kthyer në “pelhurën e Penelopës”: sa herë fillon të qepet, tërhiqet përsëri.

Por një gjë duhet ta dijë Dumani dhe kushdo që ka marrë përgjegjësinë e drejtësisë në këtë vend: një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Dhe një drejtësi e mohuar, është padrejtësi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë nuk kupton kryeministri?
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
  • Kaos në Tiranë, deri tani 7 të plagosur te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë. Përgënjeshtrohet lajmi për një student të vrarë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?