Nga Migena Aleksi
Kur një qytetar i zakonshëm përballet çdo ditë me burokracinë e kadastrave, me vonesat administrative apo zvarritjet gjyqësore për pronën e vet, ndërsa investitorët e huaj, bizneset e mëdha apo sekserët e pushtetit marrin status të posaçëm, mijëra metra katrorë tokë me 1 euro dhe leje rrufe, krijohet një kontrast i fortë e i dhimbshëm social.
Dikush kërkon ta arsyetojë këtë disproporcion me “peshën ekonomike”. Pra, sipas “vizionit” të pushtetit, 885 mijë metra katrorë tokë që i falen një korporate të huaj, me aktorin e serialeve në pararojë, na paraqitkan si investim e punësim, ndërsa certifikata apo leja e një qytetari të zakonshëm qenka thjesht një procedurë rutinë.
Në fakt, nuk është as kështu. Deri tani ato shifrat bombastike kanë mbetur vetëm në letra. Kurse vendet e punës, edhe po u krijuan, do të jenë për emigrantët nga Azia, sepse shqiptarët kanë ikur e po ikin.
Por edhe sikur të ishte kështu, kush ia jep të drejtën një shteti që të ndërtojë rrugë të shkurtra “fast-track” për kapitalin e madh, ndërsa qytetarit të vet t’i mohojë me dinakëri e urdhra të paligjshëm shërbimin më bazik?
Sado mendjellie ta ketë kokën qeverisja, Kushtetuta kërkon që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Kur procedura për një të huaj apo për një biznes me ndikim anashkalon garën dhe burokracinë me vendime të posaçme politike, te qytetari lind arsyetimi më se i drejtë: “Shteti funksionon me vullnet politik personal, jo me rregulla universale.”
Nuk ka nevojë që zoti Rama ta kërkojë tjetërkund origjinën e ndjesisë së tjetërsimit të vendit. Ajo buron pikërisht nga bindja se burimet natyrore dhe toka publike po vihen në dispozicion të klientelës me ndërmjetësimin e tij “tak-fak”, ndërsa qytetari vendas mbetet peng i sporteleve dixhitale apo korridoreve të zyrave.
Sa më shumë të promovojë pushteti “madhështinë” e investimeve të veta strategjike, aq më e fortë bëhet revolta e një qytetari shqiptar që nuk regjistron dot tokën sepse “s’punon” sistemi ose “mungon” një letër.
Kjo nuk është thjesht çështje paaftësie administrative, por zgjedhje me vetëdije. E ka vendosur Edi Rama në kokën e tij që ky shtet të funksionojë kështu: përmes përjashtimeve dhe vendimeve të posaçme për “të fuqishmit”.
Zoti Kryeministër! Lëri besën dhe besnikëritë, këngët dhe batutat për publikun, ndërkohë që firmos përditë vetë. Në mënyrë të pashmangshme po ndërton jo më vetëm perceptimin, por realitetin e frikshëm të një sistemi që punon për favoritët e tu, duke shkelur rëndë të drejtat e atyre që e banojnë këtë vend.
DITA

Shume bute…kjo qeveri po e perdhunon popullin Shqipetare,nje tradheti pa asnje nderprerje , qekur Shqipetaret tradhetare u sollen ne fuqi nga Serbet…
Ne Shqipetaret nuk kemi me nevoj per Armik…
Kater her e kam ber aplkimin per ndryshim kartele
Nuk na e japin
Nuk po na ze gjumi naten
Nuk dime pse e bejne
Cfar ka ndodhur em pronen tone
Populli shqiptar që tashmë është tkurrur sa më nuk bëhet është tepër në truallin e të parëve,
Shqipëtar mos rri po zhduku shqipëtar, atë që nuk e bëri turku për 5 shekuj e bëri pushteti në 35vjet..
Tashmë u kuptua se shqiptarët janë
jabanxhi në shtëpinë e tyre.
Pushtetin në dorë për 35vjet e kanë në dorë grabitësit, armiqtë e këtij populli. që ka punuarr dhe luftuar tërë jetën.
Kjo është “demokraci” në këtë vend.
Shqipëria do të futet në BE pa shqipëtarë.
Thon qe Gys Agasi ka futur duart ne sistem duke ndrru emra pronaresh live direkt nga laptopi
Shqiotaret kan per kryeminister nje te semur mendor qe kthehet ne antishqiptar sa her e kap inati se i duket sikur jemi mosmirenjohes per te mirat me te cilat na ka mbuluar
Etem
Thridhjete e sa vjet, pavaresisht kush eshte ne pushtet, “ te djathte” apo “te majte”, eshte nje sulm i hapur ndaj qenies shqiptare!
E njejta politike qe do te realizonte nje regjim terrorist zerb apo gerk, e ka kryer me se miri politika e Tiranes!
Spastrimin etnik qe realizoi serbiqka ne Kosove, ne Shqiperine londineze, e ka realizu politika “ shqiptare”!
Te sillesh 30 vjet e sa, dyerve te zyrave, gjykatave e mos te njihet prona, edhe kur ajo eshte e lire dhe pa asnje vlere ekonomike, eshte me shume se tmerr!
Duhen libra te tere per te shpjeguar demin shpirteror, ekonomik, social, etj etj.
Eshte nje dem i pallogaritshem qe do ta vuajne dhe brezat e ardhshem!
Po te me ishte njohur prona, do kthehesha , femijet e mi do te rriteshin me gjyshet e tyre, do te njihnin te afermit, atdheun!
Kthimi dhe zhvillimi i prones do jepnin nje shembull pozitiv edhe per bashkesine perreth!
Mund te shkruaj gjithe diten, por nuk mjafton!
Shqiptareve duhet tu vije turp qe Kane votu dhe vazhdojne ta bejne , partite serbe te PS PD apo LSI.
Vetem kthimi ne identitet Kombetare dhe respekti ndaj martireve shqiptare nder shekuj, mund ta shpetoje Shqiperine!
popull legen, burra qelbanike
E meritojne perdhunimin qe u ben Ramuti