Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon
KronikeLajmi i fundit

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon

Published: November 8, 2024
Shpërndaje

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon. Apeli i shpalli fajtor dhe për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nga shkalla e parë kishin marrë pafajësi.

Kujtojmë se në Gjykatën e Shkallës së Parë Lefter Koka ishte dënuar me 5.8 vite me gjykim të shkurtuar, ndërsa sot Apeli vendosi 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Bllako në shkallën e parë u quajt i pafajshëm, Apeli më pas vendosi 2.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

- Publicitet -

Për të pandehurit e tjerë u la në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Vendimet janë si më poshtë:

Klodian Zoto – 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mërtiti -10 vite, gjykim i shkurtuar 6.8

Stela Gugallja- 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8

Pëllumb Abeshi- 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8

Bardhyl Cabiri- 2 vite

Jonida Zeqo- 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8

Serafin Papa- 1.4 burg

Njoftimi

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri L.K. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit A.B. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin A.B. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.

Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:

“88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit L.K., në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;

Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².

Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m².

Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².

Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².

Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².

Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.

Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve

Komentet e Fundit

  1. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  3. Dënim në proporcion me fajin on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. Kasapi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?