Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidenti në aeroport, reagon Aviacioni Civil i Shkupit: Refuzoi kontrollet edhe më 2022 e 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Incidenti në aeroport, reagon Aviacioni Civil i Shkupit: Refuzoi kontrollet edhe më 2022 e 2023
KosovëLajmi i fundit

Incidenti në aeroport, reagon Aviacioni Civil i Shkupit: Refuzoi kontrollet edhe më 2022 e 2023

Published: August 9, 2024
Shpërndaje

Vijon përplasja diplomatike mes Presidencës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me incidentin e ndodhur më 1 gusht në aeroportin e Shkupit ku presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me incidentin në të cilën ishte përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në raportin e Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC) të Maqedonisë së Veriut thuhet se shërbimet në Aeroportin e Shkupit, përgjegjëse për kontrollet e sigurisë, kanë vepruar në mënyrë profesionale.

- Publicitet -

Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në Kosovë, analistja për Report Tv: Kurti është kritikuar se po nxit tensione! Krisje të marrëdhënieve me presidenten Osmani

AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, theksojnë nga AAC për Telegrafin.

Meqenëse këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ata rekomandojnë të aplikojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare evropiane, në mënyrë që të jenë të sigurt për zbatimin e tyre.

Ndërkohë presidenca e Kosovës thotë se janë shkelur rregullat ndërkombëare dhe se nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit.

Gjithashtu ka njoftuar se presidentja Osmani nuk është kthyer nëpërmjet Aeroportit të Shkupit pas incidentit, për shkak se aeroporti nuk ka kushte bazike të sigurisë.

“ RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare. Presidentja nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet në reagim.

Presidenca reagon ndaj Aviacionit Civil: Maqedonia e Veriut shkeli rregullat ndërkombëtare

Prishtine- Presidenca ka reaguar pasi Agjencia e Aviacionit Civil e Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë kanë vepruar sipas rregulloreve ndërkombëtare. Në reagimin e Presidencës thuhet se në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim.

“Në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim. Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”, ka thënë Presidenca.

Më tej ka shtuar se Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë “të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit”.

Presidenca ka theksuar se nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit dhe se presidentja Osmani nuk është kthyer nëpërmjet Aeroportit të Shkupit pas incidentit, për shkak se nuk ka kushte bazike të sigurisë që ofron ai.

“Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çanten e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare. Presidentja nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet në reagim.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Komentet e Fundit

  1. Leu on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. AI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Doktor Mortja on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Doktor Mortja on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?