Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Infektimet nga pakujdesia, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në kodin penal gjatë pandemisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Infektimet nga pakujdesia, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në kodin penal gjatë pandemisë
AktualitetKryesore

Infektimet nga pakujdesia, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në kodin penal gjatë pandemisë

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash kriminalizimin e përhapjes së infeksioneve nga pakujdesia. Me vendim të datës 15 dhjetor 2022, Kushtetuesja ka rrëzuar si antikushtetuese paragrafët dy dhe tre të nenit 89/b të Kodit Penal.

Paragrafi i parë i shfuqizuar parashikonte dënimin me gjobë deri në 2 vite burg të personit që përhap pa dashje sëmundje infektive.

Paragrafi i tretë i shfuqizuar parashikonte dënimin me burg nga 3 deri në 8 vite, kur përhapja pa dashje e sëmundjeve infektive, ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve. Gjykata ka lënë në fuqi vetëm paragrafin e parë të nenit 89/b, i cili parashikon dënimin me 2 deri në 5 vite burg të përhapjesh me dashje të sëmundjes infektive.

- Publicitet -

Neni 89/b i Kodit Penal u miratua nga Kuvendi në 16 prill 2020, me propozim të të deputetëve të mazhorancës, në kuadër të masave për të kufizuar përhapjen e virusit Covid-19. Në 6 maj 2022, Komiteti Shqiptar i Helsinkit iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar shfuqizimin në tërësi të nenit 89b të Kodit Penal si dhe të nenit 242a. Neni 242a i Kodit Penal, miratuar nga Kuvendi po në në 16 prill 2020, parashikon dënimin me gjobë deri në 3 vite burg moszbatimin e urdhrave, ligjeve, masave nga organet shtetërore gjatë pandemisë.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe Kuvendit kërkuan që të dy nenet të liheshin në fuqi plotësisht, me argumentin se këto masa ishin të pashmangshme, të ngutshme dhe të duhura, pasi OBSH-ja shpalli gjendjen e pandemisë COVID-19 dhe në Shqipëri u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për të njëjtin shkak.

Por, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se vetëm parashikimi i dënimit të përhapjes së sëmundjes infektive nga pakujdesia është në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak se dy paragrafët janë të paqartë.

Sipas gjykatës “është e paqartë se si mund të kryhet nga pakujdesia vepra penale e përhapjes së sëmundjes infektive të rrezikshme nga personi që ka për qëllim përhapjen e saj. Po kështu, duke pasur parasysh kuptimin e fajit në formën e pakujdesisë, formulimi i krijon individit pasiguri për masat që duhet të marrë për të kontrolluar shëndetin dhe diagnostikimin e sëmundjeve eventuale epidemike, që të provojë se nuk ka pasur mundësi as të parashikonte dhe as të dëshironte përhapjen e sëmundjeve infektive.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetmia e pushtetit dhe arratisja nga realiteti
  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para

Komentet e Fundit

  1. Vila31 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. K R on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  3. K R on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  4. NA MBYTEN IDJOTET GJYSME ANALFABETE on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Emigrant 97 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?