Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inflacioni bie nën shenjestrën e BSH për herë të parë nga viti 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Inflacioni bie nën shenjestrën e BSH për herë të parë nga viti 2021
Ekonomi

Inflacioni bie nën shenjestrën e BSH për herë të parë nga viti 2021

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 2.6% në muajin shkurt, rritja më e ulët e shënuar në mbi dy vjet, duke sinjalizuar fundin e krizës së çmimeve.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 2.6% në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit 2023, hera e parë në mbi dy vjet që zbret nën shënjestrën e Bankës së Shqipërisë për inflacion mesatar prej 3 për qind. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pjesa dërrmuese e grupeve të mallrave dhe shërbimeve të matura kanë pësuar luhatje çmimesh brenda një bande jo shumë të gjerë, duke sugjeruar se kriza që nisi nga fundi i pandemisë së COVID 19 dhe që shënoi kulmin me sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, duket se po kalon. Çmimet e grupit “Ushqime dhe Pije Joalkoolike”, të cilat përgjatë të gjithë krizës janë shtrenjtuar më tepër se sa pjesa tjetër e shportës, u rritën në shkurt me 2.7%, ndërsa grupi i “Transportit”, ku përfshihet edhe çmimi i naftës u ul me 1.6%.

Kriza e çmimeve

- Publicitet -

Në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, kur kriza e çmimeve filloi, çmimet në Shqipëri janë rritur me 12.6%. Me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5%, kjo është periudha më e keqe në këtë drejtim që vendi ka përjetuar që nga kriza e vitit 1997. Aktualisht, shqiptarëve u kushtojnë ushqimet 24 për qind më shtrenjtë, ndërsa çmimet e mallrave të tjera kanë shënuar rritje më të paktë.

Ndryshimi i shpejtë i çmimeve duket se ka krijuar një realitet të ri sa i përket të ardhurave të qeverisë, nivelit të borxhit publik si përqindje e PBB-së apo vlerës së kursimeve që shqiptarët kanë në sistemin bankar. Kështu, ndërsa përgjatë këtyre dy viteve, rritja ekonomike reale ka qenë rreth 9%, të ardhurat e qeverisë janë rritur disa herë më shumë se kaq. Psh., në janar të këtij viti, të ardhurat e qeverisë ishin 54% më shumë se sa në janar të vitit 2021. Borxhi publik, i cili arriti kulmin në 84% të PBB-së, në dhjetorin e kaluar ra në 59% të PBB-së. Këto ndryshime dramatike kanë vetëm një emër dhe ai quhet inflacion. Inflacioni, sipas ekonomistëve, është një taksë e cila rëndon xhepat e gjithësecilit dhe për të cilën nuk miratohet ligj në parlament.

Shqiptarët duket se janë sot ndjeshëm më të varfër se sa ishin para krizës, ndërsa kanë një qeveri që është dukshëm më e pasur. Kështu, ndërsa të ardhurat e buxhetit janë rritur me 54% në janar 2024 në krahasim me janar 2021, shpenzimet e qeverisë për pagat e sektorit publik janë rritur me 31% ndërsa shpenzimet për fondet speciale, ku përfshihen pensionet dhe kujdesi shëndetësor, janë rritur me vetëm 22%.

Kriza e çmimeve filloi në fund të periudhës së pandemisë së koronavirusit të ri dhe përgjithësisht konsiderohet se pati tre faktorë bazë: 1. Emisioni monetar i vendeve të zhvilluara gjatë kohës së pandemisë, kur shumë shpenzime sociale u paguan ndërkohë që prodhimi ra. 2. Zinxhiri i furnizimit me mallra hasi vështirësi të konsiderueshme në periudhën e fundit të pandemisë, kur një pjesë e punëtorëve ishte ende e sëmurë ndërsa kërkesa për mallra e shërbime u zgjerua si pasojë e emisionit monetar. 3. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës që nisi në shkurt 2022 dhe që solli rritje të menjëhershme por të përkohshme të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve. Përgjatë të gjithë kësaj kohe, çmimet më të larta për mallra dhe shërbime për qytetarët sollën të ardhura më të majme për qeverinë.

Çmimet e larta duket se kanë sjellë edhe norma më të larta fitimi për kompani të ndryshme. Për shembull, bankat në Shqipëri shënuan fitime rekord prej 280 milionë eurosh gjatë vitit të kaluar, ndërsa të dhënat mbi pagesat e tatimit mbi fitimin sugjerojnë se edhe pjesa tjetër e kompanive ka realizuar fitime të konsiderueshme gjatë periudhës së krizës së çmimeve./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?