Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
AktualitetEkonomi

INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore

Published: August 6, 2026
Shpërndaje

Një hartë e publikuar mbi zonat e braktisura nga 2011 në 2023, në kuadër të propozimeve të reformës se territoriale bazuar në të dhënat e INSTAT, tregon se fenomeni i braktisjes është i përhapur pothuajse në të gjithë vendin, por ai shfaqet më i theksuar në zonat malore, të thella dhe me dendësi të ulët popullsie.

Sipas hartës si me poshtë sipërfaqja e klasifikuar si e braktisur arrin në rreth 13% të territorit, ose afërsisht 1,519 kilometra katrorë.

Vihet re se përqendrimi më i madh i zonave të braktisura është në veri dhe verilindje të vendit, në bashki si Tropojë, Kukës, Dibër, Mat, Mirditë, Fushë-Arrëz, Pukë dhe Malësi e Madhe.

- Publicitet -

Në këto zona, njollat e kuqe që tregojnë braktisjen janë më të dendura dhe më të shpërndara në hapësira të gjera, çka sugjeron tërheqjen e popullsisë nga fshatrat dhe vendbanimet periferike.

Fenomeni është i dukshëm edhe në brezin qendror-lindor të vendit, duke përfshirë zona të Librazhdit, Elbasanit, Gramshit, Përrenjasit dhe Skraparit, si dhe në disa pjesë të Beratit e të Korçës.

Edhe në jug, harta tregon prani të konsiderueshme të zonave të braktisura në bashki si Përmeti, Tepelena, Kolonja, Memaliaj, Gjirokastra dhe zona të tjera të brendshme.

Në krahun tjetër, korridori perëndimor dhe qendrat urbane më të mëdha paraqiten më pak të prekura nga braktisja. Zona me dendësi më të lartë popullsie, si Tirana, Durrësi, Fieri dhe pjesë të bregdetit, shfaqin grumbullime më të forta të popullsisë dhe relativisht më pak sipërfaqe të braktisura në bërthamën e tyre, edhe pse në periferi dhe në njësitë më të largëta shfaqen sërish vatra braktisjeje.

Harta konfirmon një zhvendosje të vazhdueshme të popullsisë nga zonat rurale, malore dhe me akses më të dobët drejt qendrave urbane dhe ultësirës perëndimore.

Braktisja e rreth 13% të territorit të vendit është pasojë e një sërë faktorësh ekonomikë dhe demografikë. Shkaku kryesor lidhet me tkurrjen ekonomike të fshatrave dhe zonave malore, ku mungesa e mundësive për punësim dhe vështirësitë në sigurimin e të ardhurave e bëjnë jetesën e përditshme të pamundur për banorët.

Kjo situatë rëndohet ndjeshëm nga mungesa e shërbimeve thelbësore publike, si infrastruktura rrugore e amortizuar, mungesa e transportit publik, si dhe vështirësitë në aksesimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit cilësor në zonat e thella.

Emigracioni i lartë dhe largimi masiv i popullsisë, veçanërisht i shtresës së re, drejt qendrave urbane brenda vendit apo jashtë shtetit kanë lënë pas zona të tëra të boshatisura. Plakja e popullsisë në këto rajone ka përshpejtuar rënien demografike, duke sjellë shuarje natyrore të vendbanimeve.

Kjo ecuri ka krijuar polarizim territorial, ku përqendrimi i investimeve, zhvillimit dhe mundësive ekonomike në korridorin perëndimor dhe në qendrat e mëdha urbane ka tërhequr popullsinë, duke lënë pas në harresë të thellë fshatrat dhe zonat periferike.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan
  • Arrestohet në Serbi, pronari i medias më mbështetëse të Vuçiçit
  • Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
  • “Askush s’është mbi ligjin”, Rama flet nga Brukseli për Ballukun
  • Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  2. Hana on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  3. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  4. Leo on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  5. ANA on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?