Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” të propozimit franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” të propozimit franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë
BoteKryesore

Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” të propozimit franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë në dijeni për propozimin që Franca dhe Gjermania u kanë ofruar Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ishte i pari që njoftoi më 8 tetor se Parisi dhe Berlini kanë propozuar që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Se ky propozim ekziston është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai ka thënë se “nuk ka diçka përfundimtare që do të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman”.

- Publicitet -

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se nëse ekziston një propozim i tillë, atëherë BE-ja edhe “ndoshta mund të kontribuojë” në të.

“Siç e ka shpjeguar presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç, ai e ka pranuar këtë propozim nga Franca dhe Gjermania, prandaj mendoj se për këtë çështje është më mirë të flasin Berlini dhe Parisi. Ne nuk jemi në dijeni të një propozimi të tillë. Natyrisht, nëse ka një propozim të tillë, ne do të ishim më se të interesuar për ta shikuar. Jo, vetëm për ta shikuar, por ndoshta ne do të mund edhe të kontribuonim”, tha Varhelyi gjatë një konference për media pas publikimeve të raporteve të progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Njohësit e çështjeve politike në Prishtinë dhe Beograd, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një propozim i tillë Kurtit dhe Vuçiqit u ka arritur përmes këshilltarëve për dialogun Kosovë-Serbi, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Megjithatë, ambasadat e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë nuk kanë konfirmuar se shtetet e tyre përkatëse kanë një nismë apo dokument-propozim që do të mund të ishte një kornizë e re e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së një marrëveshjeje. Macron dhe Scholz përmes një letre dërguar Kurtit dhe Vuçiqit më 4 shtator, u kërkuan që të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog.

Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?