Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inteligjenca Artificiale: OpenAI po e mund Google, po kujt i duhet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Inteligjenca Artificiale: OpenAI po e mund Google, po kujt i duhet?
KurioziteteLajmi i fundit

Inteligjenca Artificiale: OpenAI po e mund Google, po kujt i duhet?

Published: August 14, 2024
Shpërndaje

Kur OpenAI nxorri ChatGPT në nëntor 2022, ishte një goditje për Google. Inteligjenca Artificiale gjenerative premtonte një mënyrë të re për të patur qasje në informacionin e të gjithë botës. Shkonte përtej motorrëve të kërkimit. Qysh nga ajo kohë, rivaliteti mes dy kompanive është rritur. Të dyja kanë shpallur shërbime të reja këtë javë.

Shenjat janë që OpenAI po e fiton garën. Po a po synojnë të dyja kompanitë një të ardhme, që ne e duam?

Në 13 maj, OpenAI zbuloi GPT-4o, një model i ri i inteligjencës artificiale, që është në gjendje të kryejë ndërveprime edhe më të ngjashme me ato të njeriut. Mund të bënte biseda me njerëzit që ndodheshin në skenë, apo të analizonte një pamje filmike që transmetohej përmes kamerës së telefonit. Dhe lexonte atë që shihte

- Publicitet -

Google zbuloi aftësi të ngjashme një ditë më vonë, duke treguar se si projekti i vet me emrin Astra mund të rishikojë kodet kompjuterike dhe të ndreqë gabime, si dhe të gjejë një palë syze të humbura në një zyrë, të gjitha përmes kamerave në një telefon Google.

Në kërkim të suksesit

Google bëri të ditur se do të integrojë edhe më shumë rezultate të prodhuara nga inteligjenca artificiale në motorrin e vet të kërkimit, duke përmbledhur rezultatet nga faqe të ndryshme në internet.

Prej të dy këtyre ofertave, ajo e Google është konsideruar si më pak e rëndësishme. Dy lajmërimet e fundit e përforcojnë pozicionin e Open AI në majë të inteligjencës artificiale. Ky avantazh kuptohet nga statistikat: sipas kompanisë AppMagic, ndërkohë që aplikacioni i ChatGPT është shkarkuar në celularë 3.2 milion herë në shkurt, Gemini i Google u shkarkua vetëm 630 mijë herë.

Edhe versionet në internet shfaqin të njëjtën tendencë. ChatGPT kishte 1.8 miliard vizitorë në prill, ndërsa Gemini më pak se çerekun e kësaj shifre.

OpenAI duket se ka më shumë besim në aftësitë e produkteve të veta. Kompania pretendon se modeli i fundit ua kalon të gjithë konkurrentëve.

E ardhmja? E pasigurt

Edhe pse OpenAI po ecën mirë, duhet të mbajmë parasysh se suksesi i Inteligjencës Artificiale gjenerative nuk është aspak i sigurt. Eshtë një fushë kaq e re, saqë kompanitë nuk po garojnë për pjesën e trye të tregut apo besnikërinë e konsumatorit, por thjesht që të kenë produktet më të fundit.

Pavarësisht zhurmës së viteve të fundit, vetëm 23 përqind e të rriturve e kanë përdorur ChatGPT. Eshtë ende e paqartë se sa e rëndësishme është kjo teknologji. Shumica e njerëzve as nuk e kanë përdorur dhe karsye të besohet se mund të rezultojë më pak e dobishme, nga sa mendonin shumë njerëz.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?