Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTË: “Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, kjo është shumë shqetësuese”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > INTERVISTË: “Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, kjo është shumë shqetësuese”
KosovëKryesore

INTERVISTË: “Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, kjo është shumë shqetësuese”

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Grindja me amerikanët dëmton interesat e Kosovës, kështu shprehet ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL).

Ai thekson se, SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”.

Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë”, thotë Fried.

- Publicitet -

Zoti Fried, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai e kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë bashkëpunimi në uljen e tensioneve. Kurti, në anën tjetër, këmbëngul se nuk mund të bëjë kompromise për “republikën demokratike”. Cili është komenti juaj?

Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, jo në këta 15 vjet që nga shpallja e pavarësisë.

Qeveria amerikane i ka inkurajuar kosovarët që të mos e bëjnë këtë problem në veri dhe kosovarët na kanë injoruar. Dhe, rezultatet janë pikërisht ato për të cilat i kemi paralajmëruar.

Unë nuk kam dyshim në supozimet e mia. Përndryshe nuk mund ta shpjegoj se përse ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe Gabriel Escobar do të ishin aq të irrituar. Unë supozoj se ata i kanë arsyet e tyre. Unë supozoj se arsyet e tyre bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së SHBA-së si të mirëqenë – çfarë ka qenë gabim dhe e habitshme.

Ai (Albin Kurti) e ka bërë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç të duket empatik. Nuk kam menduar se kjo është e mundur, marrë parasysh se serbët janë burim i problemit, sepse janë ata që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë ta njohin realitetin se Serbia nuk do ta ketë më kurrë [Kosovën]. Por, pavarësisht kësaj, Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në për asnjë interes që unë mund ta identifikoj. Është mjaft shqetësuese. Unë nuk e kam parë kurrë Qeverinë amerikane kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës.

Pra, mendoni se Kurti po shkon shumë larg në rrethanat aktuale…

Po, mendoj se ka bërë gabim në gjykime. Ai e definon sovranitetin e Kosovës në atë mënyrë që e bën të ndihet se mund të kërkojë asgjë tjetër, përveç maksimumit. Dhe, duke vepruar kështu, ai e ka bërë situatën e keqe edhe më të keqe.

Escobar, duke folur për masat kundër Kosovës nëse Kurti nuk është konstruktiv, tha se SHBA-ja “nuk mund të planifikojë asgjë për Kosovën”… Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Mendoj se ai po shpreh zhgënjimin e administratës amerikane me Kurtin dhe po e bën të qartë se Kurti dhe ekipi i tij e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë, por më mirë të nisin e ta bëjnë një gjë të tillë.

E përsëris, burimi afatgjatë i problemit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi vjen nga Beogradi, nga revanshizmi serb, ndërsa Kurti ka arritur të grindet me SHBA-në. Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës në atë mënyrë që unë s’e kuptoj. Unë nuk e di se çfarë ka menduar ai [Kurti].

 

Escobari, po ashtu, e ka bërë të qartë se kjo situatë nuk ka të bëjë me popullin e Kosovës, por me një individ, duke aluduar te Kurti. Ku po e dërgon Kurti Kosovën?

Do të ishte më mirë që Kurti të ndërmerrte një hap prapa dhe të gjente një mënyrë që do t’i riparonte raportet me SHBA-në. Çdo drejtim tjetër mund të bëhet shumë më i kushtueshëm. Nuk e di se çfarë mbështetjeje ka brenda Kosovës, nëse shihet si ai që i ka thyer marrëdhëniet me SHBA-në, e cila, para së gjithash, ishte e para në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe sigurisë në Kosovë.

Shumë në Kosovë pyeten se pse vetëm Kosova ndëshkohet, jo Serbia…

Kjo ka të bëjë, sipas të gjitha gjasave, me besimin e keq në Qeverinë e Kosovës. E thashë, burimi themelor i problemit është në Beograd. Që Shtetet e Bashkuara të jenë aq të zemëruara me Qeverinë e Kosovës, këtu duhet të ketë ndodhur një akt i keqbesimit. Nuk e di me siguri, por është supozimi im.

 

Si do ta vlerësonit qasjen e administratës amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë?

Mendoj se para këtij shpërthimit të fundit, SHBA-ja e konsideronte problemin në Beograd dhe besonte se kosovarët, gradualisht, mund të dilnin në një gjendje relativisht të mirë. Por, asaj i duhet një partner në Kosovë për ta ndihmuar në stabilizimin e veriut. Mendoj se administrata amerikane ndjen se nuk e ka atë partner tani.

 

A mendoni se situata në veri mund të ketë një ndikim më të gjerë në rajon?

Sigurisht. Nuk ka asgjë të mirë që del prej kësaj. Do të ishte keq nëse çon në një konflikt të hapur, mendoj në përshkallëzim të tensioneve ose përshkallëzim të luftimeve dhe vdekje. Mendoj se Kurti duhet të veprojë shpejt për të vendosur së paku një marrëdhënie pune me administratën amerikane. Njerëzit bëjnë gabime. Këshilla ime do të ishte që t’i rregullojë ato, por nuk e di nëse jemi ende në atë pikë.

 

Sa përfiton aleatja e Serbisë, Rusia, nga kjo situatë?

Shumë. Ky është një lajm i mirë, i mirëpritur për Kremlinin dhe [ministrin e Jashtëm rus, Sergei] Lavrov. Atyre u pëlqen t’i shohin Shtetet e Bashkuara duke u grindur me Kosovën. Do të jenë opurtunistë dhe do ta shfrytëzojnë.

Çfarë do t’i sugjeronit Kurtit të bënte?

Të gjejë një mënyrë për të biseduar me Shtetet e Bashkuara pa zhurmë dhe të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga ky konfrontim. /REL/

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Igor says:
    June 7, 2023 at 3:49 pm

    nuk e kuptoj pse perendimi nuk e trgon te verteten dhe t thote popullit te Kosoves qe njohja e Kosoves ka qene nji gabim ti thone popullit seperendimi e njohi Kosoven vete per ta ndaluar gjenocidin Serb ndaj popullates Shqiptare e jo si shtet i pavarur dhe kjo eshte e verteta ,po te ishte e vertete pavaresia ateheri duheshte qe edhe OKB ta njohin pra pa njohjen e OKB nuk je shet ,dhe sot ja hudhin fajin Abinit por fajin e kane vet pse ja kan friken Rusise tani bejne pazare per Kosoven Amerikanet dhe Serbet per sanksionet kunder Rusis Serbia nuk bashkohet me perendimin por neqoftese i kthehet Kosova Serbise ateheri Vucici dote nenshkruaj per sanksionet dhe lamtumire Kosove si shtet,pra Albin ik sa ma shpejte qe eshte e mundur ti dote mbetesh nji atdhetare me zemer Shqiptari ,pra Kosoven nuk e rezikove ti por shpiunat e Kosoves qe punojne se bashku me Vucicin si EDI Rama.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    June 7, 2023 at 3:55 pm

    Ta gëzoni o patriotë prej letre!
    Duhet të jesh qorr i madh apo këllirë patriotike mos kuptosh se Kurti eshte sherbyesi më i madh i interesave serbe me lënien e Kosovës pa mbështetjen amerikane.
    Si do na e zbertheje situatën tani ai diplomati i madh filoturk i Dita-s?!

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 4:07 pm

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikojeni ne kete emision:

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • demo says:
    June 7, 2023 at 4:25 pm

    Kur Serbet komuniste vendosen te pushtojne Triesten,,vetem nje trupe policore angleze e mbronte Triesten.
    Ne Beograd,ne Tirane,vlonin demostratet Trieste Jugosllsvise.
    Populli Italian i mundur nga Lufta II bot,me malin e Fashizmit mbi shpine vendosi te mbroje Triesten me cdo mjet kunder Armates Jugosllave,,Atehere ushtria me e fuqishme ne Lindje pas Ushtrise se kuqe.
    Dhe e mbrojti.
    Mos u tut Kosove,Mos degjo Magjistricat.Armatosu!
    Armatosu,,Armatosu,Armatosu!

    Reply
  • Gerthitje Satanike ! says:
    June 7, 2023 at 5:46 pm

    jane deklarata te kalkuluara per t’ju imponuar Politikes se Stanit.

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 7, 2023 at 5:55 pm

    Administrata amerikane ka Hunter Biden peshk ne duart e ruseve.
    Mos leshoni pe aspak. Sot leshoni Veriun, neser i keni serbet perseri ne qafe me sater ne dore per te therrur shqiptaret. Po ju leshove pe, te vijne ne shtepi brenda dhe te vrasin. Ne mos sot, neser. Ata kurre nuk do ndalen derisa te marrin gjithe Kosoven.
    Prandaj, zmbrapsini. lere ca thote Amerikanet. Po e bejne Kosoven Kurban

    Reply
  • LOL says:
    June 7, 2023 at 5:56 pm

    FILOEURO AFERIM
    PIJ ILACET ME KARAR
    MOS HA SHUME BALTE GRURI
    SE TE BEN ZARAR

    Reply
  • CESARI says:
    June 7, 2023 at 6:18 pm

    SI ERDHI KJO DITE
    DIPLOMAT TE GJITHE
    SHUME PAK ME TRU
    TJERET FRYRE NE BYTHE

    KUJTOJNE SE MILETI
    VERTET I BESON
    MBYLLENI O HORRA
    ESHTE VATANI JONE

    NE SHTEPINE TONE
    ZOTER JEMI VETE
    MBI KOKE E MBAJME
    MIKUN E VERTET

    GJELLA KERKON KRIPE
    VECSE ME KARAR
    SJEMI SKLLEVERIT TUAJ
    JEMI BARABAR

    KU PIKON CATIA
    ME MIRE NE E DIJME
    BORXH ASKUJT SI MBETEM
    NE GJITHE HISTORINE

    GJER TE MOLLE E KUQE
    ESHTE DARDANI
    BORXH NA KANE SERBET
    CFARE KERKOJNE TANI

    BOTA DI MIRE
    NDAJ NUK E KUPTOJ
    MIKU TANI FLETE
    VALE PSE NDERROJ

    PO BENI MEKATE
    XHELATIN DENONI
    VIKTIMES MARTIRE
    DREJTESI TI OFRONI

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 6:29 pm

    Ju te gjithe komentuesit ketu shkruani kote me kot.

    Lexoni kete qe ta kuptoni:

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikojeni ne kete emision:

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 6:33 pm

    demo, qenke shume injorant ti.

    Pas Bashkimit Sovjetik ushtrine me te forte e kishte Polonia edhe pastaj vinte ne vend te 3-te Rumania.

    Jugosllsvia ishte ne vend te 4-te ne Europen Lindore per nga ushtria.

    Reply
  • Ppp says:
    June 7, 2023 at 7:01 pm

    Un kurre se ksm pare ameriken kaq mike te serbise….
    Pra o kosova eshte bete filo ruse ose serbia eshte bete filo amerikane qe te shpjegohet kjo situate
    Ose po ndodh ajo qe beri perandoria osmane me luftrat ruso osmane ku rusia si fitimtare i kerkonte territore ne detin e zi ajo ngurronte dhe ne kembim i ofronte trojet shqiptare ne favor te serbise
    Pra a po sakrifikohen trojet shqiptare sot per te kaluar serbine ne perendim???
    Dhe mos me komentoni se ishte amerika qe beri te mundur qe kosova eshte shtet se e di por dua nje mendim per sot jo per 30 vjet me pare

    Reply
  • demo says:
    June 7, 2023 at 7:10 pm

    Mua me gjet me kete budalle.
    Italishten e quan Latinisht,.Gjuha shqipe ka formuar gjithe gjuhet e Botes,.
    Po e perseris prape,.Armata jugosllave ne fund te Luftes dyte bot.ishte Ushtria me forte nga vendet e Lindjes,pas Ushtrise Kuqe.
    Ushtria Polonise u shpartallua na Gjermanet dhe Ruset njekohesisht pas marreveshjes se pabese Molotov-Ribentrop.Ajo qe mbeti u asgjesua gjate luftes se Warshaves nga Gjermanet.Stalini nbante Trupat pertej lumit Vistula qe te shuhej edhe ushtaraku i fundit i Polonise Indipendente.Kjo ishte ushtria Polake ne fund te Luftes II bot.
    Ushtria Rumune u shpartallua bashke me Ushtrine gjermane ne betejen e Stalingradit dhe cfare mbeti i mori perpara Ushtria kuqe,qe hyri ne Poloni,Rumani,Moldavi,Bullgari,Beograd etj.
    Me ushtrine Jugosllave ishte bashkepunuese,dukei lene dore te lire te masakroje popullsine italiane te Dalmacise,Istria,Fiume,dhe duke mbyllur syte per masakrat ndaj shqiptareve te Kosoves.
    Var ato carcafet,ate bej!

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 8:22 pm

    demo, ti je gomar.

    Ushtria e Rumanise nuk u shpartallua sepse gjate luftes luftoi shume pak. Rumania u be vend komunist e 1945 atehere kur thua ti. Rumania nuk kishte lufte civile gjate luftes. Kurse ajo Jugosllavia jote or demo kishte lufte civile ektreme midis fashisteve dhe komunisteve. Edhe Polonia u be vend komunist ne 1945 edhe u armatos nga Bashkimi Sovjetik. Ti or demo vuan nga halucinacionet me Jugosllavine sepse gjithemone te eshte dukur si Amerika. Por jo or demo jo. Se ne 1991 u pa me nisjen e luftrave qe Jugosllavia ishte nje mut i lyer me ngjyre te kuqe komuniste.

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 8:28 pm

    demo, edhe nje gje tjeter.

    Britania e krijoi edhe armatosi ushtrine partizane e Shqiperise edhe ashtu armatosi edhe ushtrine partizane te Jugosllavise. Kuptove demo?

    Reply
  • Tironci says:
    June 7, 2023 at 8:29 pm

    demo, edhe nje gje tjeter.

    Britania e krijoi edhe armatosi ushtrine partizane te Shqiperise edhe ashtu Britania e krijoi edhe armatosi edhe ushtrine partizane te Jugosllavise. Kuptove demo?

    Reply
  • demo says:
    June 7, 2023 at 9:32 pm

    Fjala eshte per vitin 1945,jo 1991,. Une dhashe shembullin e italianeve,qe ashtu si Kosova sot,perkunder te gjitheve si vend fashist,mbrojti Triesten ne vitet1945-1948 kunder Armates Jugosllave.Ti me permend vitin 1991 dhe do me besh mua bashkepunetor me Serbet ,ajo kaplloqja jote eshte shume fantaziste.

    Reply
  • Shqiptari says:
    June 8, 2023 at 6:47 am

    As qe na plas trapi se merzitet Amerika fare , po fare ne shqiptarve rroft serbia per ameriken dhe te hikin te pirdhen te na len rahat ne shsiptarve .

    Reply
  • Qytetari says:
    June 8, 2023 at 6:58 am

    O Tironc kush ta ka treguar kte perrall me hirushen , çin veshi anglezi or çun qe hidhte vetem kepuc te majta dhe kte gje e beri vetem nje her , luften e ben partizanet shqiptar me ne krye komandantin e ushtris çlirimtare Enver Hoxhen dhe Spiro Moisiun , rinia shqiptare dha jeten ne lule te rinis per lirin e atdheut , Anglia ne 1949 ten organizoj provokacionet e gushtit me greqin dhe i drejtoj ato provokacione , ishin ushtaret dhe oficeret shqiptar qe luftuan e dhan jeten si heronj qe vun perpara si derrat 70 mij trupa greke deri ne brendsi te kufirit grek , per heronjt e ksaj lufte nuk flet kerkush sot se jan bastard qe drejtojn politiken ballist e antishqiptar, mos na trego Anglezin .

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 9:48 am

    Qytetari, elita e Londres pra Illuminati sundon te gjithe boten

    Edhe kufijte e Shqiperise Londra i caktoi edhe nuk ka guxuar askush ne bote qe t’i ndryshoje kufijte e Shqiperise. As Enver Hoxha. E kupton kete ti?

    Enver Hoxha ishte nje kukulle me tela e britanise ashtu si te gjithe politikanet e botes. Enver Hoxha nuk ka asnje merite ne politike sepse ishte vetem nje figurant lexues lajmesh qe i vinin gati nga Britania. Por Enver Hoxha ishte nacionalist edhe kjo ishte pozitive edhe dallohej shume qarte ne fjalimet e tij.

    Per luften e provokacioneve shiko kete emision:

    youtube.com/watch?v=nTBvbdQrTv0

    Reply
  • !!? says:
    June 8, 2023 at 11:53 am

    Në shënjestër nuk është qeveria e Kosovës, as Albin Kurti por i gjithë kombi shqipëtar dhe pasuritë e tij dhe nuk është politika e jashtëme amerikane as europine por është një grup Mc Gonigalësh të diplomacis së SHBA dhe BE të llojit Grenel, Eskobar,Lajçak, Hill ……e soj e sorollop që bredhin lart e posht Ballkanit si bridhte McGonigali origjinal i FBI dhe janë bër mender brekë e bythë me horrat të sojit Rama dhe Vuçiç që sundojnë popujt e Ballkanit, Mc Gonigalë që jo vetëm marin para “borxh” për të mbështetur këta horra por projektojnë që së bashku duke mbështetur njeri tjetrin,

    si një bandë kriminale kusarësh të mirë organizuar të vjedhin pasuritë e shqipëtarëve sikurse po vjedhin naftën e nëntokës shqipëtare, sikurse po privatizojnë rrugë si ajo e kombit , aeroportin e Rinasit, portin e Durrësit……. dhe

    për momentin po synojnë pasuritë e panumërta të nëntokës dhe mbi tokës së shqipëtarëve të Kosovës.

    Ja pse kombçfarosësi kusar Edi Rama, vllau i tij Vuçiç dhe Mc Gonigalët skuthër dinakë të diplomacis së SHBA dhe BE po komplotojnë në mënyrë kriminale të rrëzojnë me grusht shteti qeverin e ligjëshme të Kosovës dhe po e paraprijn këtë me një propagandë gebelsiane subversioniste për të përpunuar orpinionin publik. Ndërsa Mc Gonigali Eskobar deklaron me arrogancë që asocacioni i Serbska respublika brënda kufijve të Kosovës edhe pa qeverin Kurti do të krijohet duke prezantuar vehten si horr diplomatik që kur të doj ai rrëzon ose ve qeverit e Ballkanit, në sinkron me të

    kusari kombçfarosës, armiku më i math i shqipëtarëve gjer më sot, Edi Rama, si Gebels i vërtet publikon deklarata pa autorsi edhe në Dita për shpalljen nongrata të Albin Kurtit dhe izolimin total të Kosovës në arenën ndërkombëtare duke u bër thirrje haptazi opozitës kosovare të ngrihen kundër dhe të rrëzojnë qeverin Kurti.

    Njerëz, jemi në prag të një komploti antishqiptar të armikut më të madh të kombit shqipëtar gjer më sot, kusarit të marrosur Edi Rama që bashk me vllaun e tij Vuçiç, Gebelsin e kanibalit shqiptarngrënës Milosheviç dhe McGonigalët e rekrutuar prej tyre me para “borxh” në radhët e diplomatëve të SHBA dhe BE, komplot për të shtën në dorë si pron private e tyre jo vetëm pasuritë e nëntokës dhe mbitokës së Shqipëris por edhe ato të Kosovës dhe ata si bandë kriminale e mirë strukturuar duan me çdo mjet të rrëzojnë pengesën kryesore në projektet e tyre kobzeza antishqiptare, qeverin e Albin Kurtit.

    Edhe dalja e fundit të Edi Ramës me propozimet e tij për krijimin e Sërbskaja respublika brënda kufijve të Kosovës që duke bër diversion gebelsian mediatik rrotullonte në mënyrë të frikshme kokërdhokët e syve nën efektin e çrregullimeve të aparatit reflektiv nervor që rregullon lëvizjen normale të syve, është pjesë integrale e komplotit të mirë pregatitur nga banda antishqiptare për të rrëzuar qeverin e Albin Kurtit dhe për të shtën në duart e tyre kriminale prej kusarësh horror pasuritë e panumërta të veriut të Kosovës duke manipuluar nëpërmjet ushtarakëve të zbulimit të armatës serbe dhe agjentëve të ministrit Vulin të maskuar si protestues popullsin serbe të Kosovës që, mbajeni mënd, po të realizohet projekti kobzi antishqipëtar i kusarëve të marrosur Rama, Vuçiç dhe Mc Gonigalëve të diplomacis së SHBA dhe BE, do të marin si shpërblim vetëm Noc Rokun e Ramës, Vuçiçit dhe Mc Gonigalëve rekrutuar me para borxh prej tyre në radhët e diplomatave të SHBA dhe BE që do të bëhen pronar realë të pasurive të veriut të Kosovës për të vjedhur serbë e shqipëtarë bashkë që do të jenë skllevër mjeranë të tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?