Ikona e së majtës amerikane paralajmëron se mandati i dytë i Donald Trump po minon në mënyrë sistematike themelet e demokracisë, duke uzurpuar pushtetet e Kongresit dhe duke përdorur një grusht miliarderësh për të kontrolluar median dhe ekonominë, ndërkohë që klasa punëtore mbetet e braktisur mes krizës së strehimit dhe kujdesit shëndetësor.
Kanë kaluar pak më shumë se 12 muaj që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë dhe 10 vjet që nga fushata ekstravagante në të cilën Bernie Sanders mund të kishte qenë kandidati që do të përballej me të në zgjedhjet që, si pak të tjera, shënuan një pikë kthese në historinë e botës.
Sanders e ruan ende aurën e tij si një ikonë e së majtës globale. Ai është sot 84 vjeç; fillimisht ka qenë anëtar i Kongresit në vitet 1991–2007 dhe tani sapo ka filluar mandatin e tij të katërt gjashtëvjeçar si senator i Vermontit. Ai ka lënë të kuptohet se ky mandat do të jetë i fundit.
Disa javë më parë, Trump shënoi një vit që nga rikthimi i tij në pushtet. Si do t’i përshkruanit ato 12 muaj, që ndonjëherë janë dukur si një përjetësi?
Trump është presidenti ndoshta më i rrezikshëm në historinë e Amerikës. Ne jemi demokracia më jetëgjatë në botë, që daton që nga vitet 1770, kur amerikanët përmbysën Perandorinë Britanike për të krijuar vendin e tyre, me një Kushtetutë të fortë dhe një Deklaratë të fortë Pavarësie.
Për fatin tonë të keq, Donald Trump është një udhëheqës autoritar. Ai është një oligark, pikëpamja e të cilit për të ardhmen është se një numër i vogël njerëzish tepër të pasur po pasurohen edhe më shumë dhe po i çojnë Shtetet e Bashkuara drejt një shoqërie autoritare.
Jemi shumë të alarmuar nga ajo që po bën Trump brenda vendit dhe për praninë e Amerikës ndërkombëtarisht. Shumë prej nesh po bëjnë sa munden për ta kundërshtuar dhe mendoj se po ia dalim mbanë, në kuptimin që popullariteti i Trump po bie çdo ditë.
Nëse ka diçka që e ka përcaktuar mandatin e tij të dytë deri më sot, kjo është vendosmëria për të zgjeruar pushtetin ekzekutiv, por duket se legjislatura nuk ka qenë në gjendje ta mbrojë veten mjaftueshëm…
Keni shumë të drejtë. Ajo që ka bërë Trump është minimi i demokracisë dhe Kushtetutës sonë. Trump është përpjekur të uzurpojë pushtetet e Kongresit. Në një mënyrë të paprecedentë, ka thënë se shtetet që votuan kundër tij nuk do të marrin fonde federale. Kjo është skandaloze dhe e paligjshme.
Ai po sulmon gjykatat, duke zgjedhur se cilave vendime t’u bindet. Po përndjek universitetet që japin kurse që nuk i pëlqejnë dhe po sulmon median me kërcënime e padi, duke i bindur miqtë e tij miliarderë t’i blejnë ato.
Larry Ellison ka tani një pushtet të konsiderueshëm mbi TikTok dhe ka blerë Paramount, që zotëron CBS. Pra, një grusht oligarkësh kontrollojnë median amerikane, ekonominë dhe, për shkak të sistemit tonë të korruptuar të financimit të fushatave, edhe proceset tona politike.
A është sistemi që përshkruani i përgatitur edhe për tre vite të tjera të Trump?
Shpresoj që po. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë. Ata kontrollojnë edhe Senatin. Shpresoj që në zgjedhjet e mesit të mandatit, demokratët të rifitojnë kontrollin mbi Kongresin.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, besoj se kjo do të ndodhte. Dhe ekziston një mundësi më e vogël që demokratët të fitojnë edhe Senatin. Nëse ndodh kjo, atëherë ne do të jemi në gjendje të frenojmë shumë nga ato që po bën Trump.
Ç’duhet të jetë në krye të agjendës së demokratëve një ditë pas zgjedhjeve, nëse rifitojnë kontrollin e Kongresit? A jeni dakord me shkarkimin e presidentit?
Nuk e kam diskutuar ende, por ajo që di është se shkarkimi nga detyra nuk do të ketë sukses, sepse nevojiten dy të tretat e votave në Senat. Njerëzit duhet të rifitojnë besimin në demokraci dhe kjo nuk ndodh nëse qeveria nuk po punon për ta.
Në Shtetet e Bashkuara, kur 66 për qind e popullsisë mezi mbyll muajin, kur miliona njerëz kanë paga modeste, kur njerëzit s’mund të përballojnë kujdesin shëndetësor, arsimin apo strehimin, ne duhet t’i tregojmë popullit amerikan se mund të bëjmë gjëra për ta me një agjendë të fortë pro klasës punëtore.
Duket se ajo që ata e quajnë eksperimenti amerikan është një ndërtesë me themele të dobëta, e cila nuk ishte projektuar për ardhjen e dikujt si Trump. Çfarë reformash të mëdha do të nevojiteshin?
Ne nuk kemi parë kurrë më herët një president që ka shfaqur një përbuzje të tillë për sundimin e ligjit. S’mund të kesh një shoqëri demokratike ku nuk i bindesh ligjit.
Ekzistojnë dallime shumë të forta midis të majtës dhe të djathtës, por askush nuk i ka vënë kurrë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve. Trump po i ndryshon rregullat e lojës. Por kundërshtarët e tij po punojnë shumë për ta parandaluar këtë, përfshirë edhe përmes mjeteve ligjore. Gjykatat po bëjnë gjënë e duhur në mbrojtjen e Kushtetutës.
Por në fund duhet të jetë populli amerikan ai që t’i thotë “Jo” autoritarizmit në këtë vend.
Duke parë zbulimet nga dosjet Epstein, të krijohet ndjesia sikur po shikon me kujdes marrëveshjet me dyer të mbyllura të asaj oligarkie që ju kritikoni. Ata vepruan pa u ndëshkuar dhe ende nuk kanë vuajtur asnjë pasojë. Pse ndodh kjo?
Së pari, është i neveritshëm shfrytëzimi i vajzave të reja nga Epstein dhe miqtë e tij. Së dyti, ky skandal tregon se nëse je i pasur dhe i fuqishëm, jeton në një botë tjetër dhe luan sipas një sërë rregullash të ndryshme.
Nëse fëmija yt vjedh një dyqan, ai përfundon në burg. Por nëse je miliarder dhe u bën gjëra të tmerrshme fëmijëve… kjo qenka një histori tjetër.
Rasti Epstein është një provë e mëtejshme e fuqisë së jashtëzakonshme të klasës së miliarderëve në jetën politike. Dhe s’ka rëndësi nëse je liberal apo konservator, demokrat apo republikan. E-mailet e tij tregojnë se në ato sfera të pushtetit, kjo nuk ka rëndësi.
A keni ndonjë këshillë kundër ankthit të shkaktuar nga lajmet që vijnë çdo ditë nga Uashingtoni?
Unë dua t’i siguroj evropianët që të jenë të qetë. Është e vërtetë që Trump ka një numër të madh ndjekësish. Besoj se 30 për qind e popullit amerikan ka një mendësi autoritare dhe i pëlqen ideja e një udhëheqësi të fortë. Evropa e njeh mirë këtë dukuri. Por shumica e amerikanëve e kundërshtojnë fuqimisht atë që po bën Trump.
Por ata votuan për të…
Trump nuk i fitoi zgjedhjet sepse njerëzit donin që ai të pushtonte Danimarkën apo të sulmonte Venezuelën. Ata votuan për të sepse klasa punëtore në këtë vend po vuan shumë. Miliona amerikanë nuk kanë mundësi të shkojnë te mjeku kur sëmuren. Gati një e treta e popullsisë sonë është ose e pasiguruar, ose e nënsiguruar. Ne po vdesim në një moshë më të re se njerëzit në Evropë. Në SHBA është shumë e shtrenjtë të shkosh në universitet. Njerëzit s’kanë mundësi të përballojnë kujdesin ndaj fëmijëve dhe kostot e strehimit janë jashtëzakonisht të larta.
Një nga arsyet pse Trump ka qenë i suksesshëm është se njerëzit e klasës punëtore i kanë kthyer sytë nga demokratët, dhe demokratët nuk kanë bërë asgjë për ta.
Unë dhe disa demokratë, si Alexandria Ocasio-Cortez, po përpiqemi ta transformojmë Partinë Demokratike në një parti të klasës punëtore, të përgatitur për t’u përballur me oligarkët.
Trump u ka bërë thirrje republikanëve që të shtetëzojnë zgjedhjet, edhe pse Kushtetuta thotë se shtetet kanë autoritet mbi atë proces. A keni frikë se zgjedhjet e nëntorit do të manipulohen?
Nuk besoj se do t’ia dalë. Në të kundërt, do të jemi në një rrethanë revolucionare. Besoj se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar humbjen në Kongres dhe Senat. Ne po punojmë për këtë tani, si ligjërisht ashtu edhe politikisht.
Ju jeni një politikan i vjetër me një mori ndjekësish të rinj, midis të cilëve shpesh mbizotëron zhgënjimi. A janë këto kohët më të këqija që keni përjetuar ndonjëherë?
Këto janë kohët më të rrezikshme me të cilat janë përballur Shtetet e Bashkuara në historinë moderne. Kjo është e padiskutueshme. Por duke qenë se kam vizituar të gjithë vendin, mendoj se amerikani mesatar është i mirë, beson te demokracia dhe drejtësia. Gjithashtu besoj se jo vetëm që do ta mposhtim Trumpizmin, por do të krijojmë një SHBA shumë më të drejtë dhe të ndershme për njerëzit që punojnë.
Përshtati “Pamfleti” nga “El Pais”

“66% e amerikanëve nuk ngrysin dot muajin me të ardhurat që kanë” , “më shumë se gjysma e popullsisë nuk përballon dot kostot shëndetësore” . Epo , ju dhjefsha Amerikën o amerikanë , se në Bashkimin Evropian nuk ekziston shtet antar në këtë derexhe’ .
Kjo “ikone” eshte ikona e Partise Komuniste Amerikane ( e quajtur gjithshtu “Partia Socialiste Amerikane). Vetem ky fakt te ben te analizosh ato qe those “ikona”
Une kam 20 vjet qe jetoj ne SHBA dhe kam formuar bindjen e plote se Kushtetuta Amerikane, e trumbetuar si me demokratike ne bote, ka nje difekt shume te madh: Presidenti ka shumicen ne Pushtetit Legjislativ (dy dhomat e Parlamentit: Senatin dhe Kongresin); kontrollon edhe Pushtetin Gjyqesor dhe mbi te gjitha ka ne dore Pushtetin Ekzekutiv te pakufizuar. Ky sistem e prodhoi diktatorin Trump dhe do te prodhoje diktatore te tjere pas tij. Pra sherimi i Sistemit Demokratik ne SHBA ka nevoje qe t’ia heqe barren e Pushtetit Ekzekutiv Presidentit te SHBA-se dhe t’a delegoje qeverine nje personi te emeruar nga Presidenti dhe te miratuar nga Pushteti Legjislativ (Senat dhe Kongres). Kete deformim te sistemit shkencor demokratik e vuan edhe Shqiperia Kryeministrore.
Buda,
Mbase do te te duhen edhe 10 vjet te tjera te mesosh se Amerika nuk eshte demokraci por republike, dhe kushtetuta nuk eshte demokratike. Eshte kushtetute per nje republike.
Mbase te ndihmoj.
Amerika eshte ShteteT ( shumes) e Bashkuara te Amerikes. Pra ska si te jete Demokraci, ajo eshte Republike me demokraci te shtetEVE ( shumes).
Problemi nuk eshte tek kushtetuta por tek zbatimi i saj ( tek shkelja e kushtetutes). Ne kushtetute shtetet kane pavarsi te plote me perjashtim te Politkes se Jashteme, Tregetise, dhe Mbrotjes. ( Lexoje mire kustetuten amerikane). Nder vite ( sidomos pas luftes civile 1864-1866) Qeveria Federale mori me shume pushtet kunder Kushtetutes. Ne Shek e XX me shume qeveria federale mori pushtet duke perfshire arsimin, ndihmen sociale, rregullimin e ekonomise (Banken Qendrore) etj etj. E gjitha kjo u be jo me force isi ne vitin 1861-1964 por me fuqine e parase. Qeveria jep fonde shteteve per tu blere atyre pavarsien qe ju jep kushtetuta.
Ndaj sot ti shikon kete qe shikon sot. Por faji nuk eshte i kushtetutes por i votuesve qe pranojne te jetojne nen nje mbret per sa kohe mbreti ju jep atyre para. Shkruajtesit e Kushtetutes e kane thene qarte “Kjo kushtetute do te funksionoje vetem nese populli do te kete normat morale te lirise e demokracise. Ata qe japin lirine per siguri, nuk meritojne as lirine e as sigurine – Benjamin Franklin) Dhe kjo nuk shikohet sot me Trampin ka 100 vjet qe ky zhvilim i ngadalshem ariti riti deri ketu ( themelues eshte “miku” i Shqiptareve Woodrow Wilson)
Ne kete Bote nuk ekziston askund Demokracia. Ne fakt nuk ka ekzistuar kurre. Thjesht ekziston manipulimi dhe iluzioni i Demokracise, i cili fshihet ne ngjyra dhe rryma ideologjike Partish te ndryshme, por qe ne fakt jane nje Parti e cila manaxhohet nga Ustallaret e padukshem per publikun. Por ka dicka shume reale dhe pse e padukshme, qe ekziston de fakto ne kete Bote. Ajo eshte DEMON-KRACIA. Sistemet e lashta Pagano-Satanike u transformuan apo te themi u kamufluan pas fjales Demokraci, por jane pikerisht ato qe e kontrollojne plotesisht dhe realisht prapa skene kete Bote te pjerdhur. Is the Brotherhood of Fire and the sons of Cain. Por per shumicen te manipuluar nga Ideologjia dhe Historia, keto jane fanta shkenca keshtu qe e leme ketu diskutimin e nje driteze te se vertetes.