Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: INTERVISTË / Incidenti i rëndë, flet Fatos Tarifa: Veteranë të LANÇ dhe pasardhës të tyre, ruhuni nga uzurpatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > INTERVISTË / Incidenti i rëndë, flet Fatos Tarifa: Veteranë të LANÇ dhe pasardhës të tyre, ruhuni nga uzurpatorët
AnalizaKryesoreopinion

INTERVISTË / Incidenti i rëndë, flet Fatos Tarifa: Veteranë të LANÇ dhe pasardhës të tyre, ruhuni nga uzurpatorët

Published 19 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Komitetin Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, dje ka ndodhur një incident i papranueshëm. Duke qenë se prej javësh, pas vdekjes së ish-kryetarit Odise Porodini ka një përpjekje për ta marrë kryesimin pa zgjedhje dhe pa procedurë, Kryesia e kësaj organizate vendosi ngritjen e një bordi për të organizuar zgjedhjen e kryetarit të ri. Bordi ka në përbërje emra të nderuar si Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Pëllumb Xhufi, etj. Por dje kur bordi ka tentuar të kryejë mbledhjen e parë, ka shpërthyer dhuna nga njerëz të personit që ka marrë kreun e organizatës pa asnjë procedurë apo votim, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, i dënuar për korrupsion, Veli Myftari.
Intervista e mëposhtme u zhvillus me profesor Tarifën nga gazetari Xhevdet Shehu, pas incidentit.

Profesor Tarifa, mendoj se kemi një situatë të papëlqyeshme në Organizatën Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të saj, të ndjerit Odhise Porodini. Po zhvillohet një “betejë” për karriken e kryetarit. Sa dinjitoze është kjo “luftë” dhe si mund të arrihet Paqja?

Fatkeqësisht, një ngjarje tejet e shëmtuar e dy ditëve më parë, dëshmitar i së cilës qëlloi të bëhesha edhe unë, më bindi se gjendja në organet drejtuese të kësaj organizate, që me të drejtë është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, është shumë më e nderë nga sa e përshkruani ju në pyetjen që më bëni.

Ajo që lehtësisht bie në sy është përpjekja e sekretarit të përgjithshëm të komitetit kombëtar të kësaj organizate, Veli Myftari, dhe e një grupi njerëzish rreth tij për të rrëmbyer në mënyrë të pamerituar, në mënyra ekstraprocedurale dhe për interesat e tyre të çdo lloji drejtimim e kësaj organizate.

Ky individ, Veli Myftari, i cili, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, është vetëm njëri ndër pesë anëtarët e kryesisë që drejton komitetin kombëtar të kësaj organizate, ka arritur ta përçajë atë kryesi dhe të mënjanojë nga funksionet e tyre tre prej pesë anëtarëve të saj, të zgjedhur si nënkryetarë, duke “drejtuar” i vetëm kur, sipas statutit dhe rregullores së kësaj organizate, në mungesë të kryetarit, veprimtaria e komitetit kombëtar të organizatës drejtohet nga njëri prej nënkryetarëve të saj. Dhe ky nënkryetar nuk është Veli Myftari.

Dy ditë më parë, i ftuar nga kryesia e komitetit të kësaj organizate të merrja pjesë në një takim të saj, u bëra, siç ju thashë, dëshmitar okular i një ngjarjeje shumë të shëmtuar e shumë të turpshme. Veli Myftari dhe një grup njerëzish, disa prej të cilëve nuk bëjnë pjesë në komitetin drejtues të asaj organizate, i nxorrën thuajse dhunshëm tre prej nënkryetarëve të kryesisë nga mjedisi që shërben si selia e organizatës, duke u bërë, në kuptimin e plotë të fjalës, uzurpatorë të organit më të lartë drejtues të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it.

Profesor, ishte kjo një situatë e panjohur për ju, apo edhe më parë kishit qenë në dijeni të faktit se diçka nuk shkon mirë në drejtimin e kësaj organizate?

Si nipi dhe djali i dy partizanëve (gjyshi nga nëna dhe babai im kanë luftuar me armë në dorē në strukturat e ushtrisë antifashiste nacionalçlirimtare), unë, vëllai dhe motrat e mia jemi pasardhës veteranësh të Luftës së Madhe Antifashiste dhe, prandaj, anëtarë të kësaj organizate.

Im atë, Sevo Tarifa, të cilin mjerisht e humba dy muaj më parë, ka qenë një figurë e respektuar, tepër aktive (edhe pse vitet e fundit i sëmurë) i kësaj organizate dhe kontribues i rregullt në organin e saj “Kushtrim brezash”, ndërsa unë vetë, i ngarkuar me shumë punë të tjera të një natyre akademike e shoqërore, e kam ndjekur së largu veprimtarinë e kësaj organizate.

Pas vdekjes së kryetarit të fundit të saj, të ndjerit Porodini, kisha kuptuar se një luftë e pa principtë për të uzurpuar vendin e lënë bosh prej tij po sillte përçarje në komitetin drejtues dhe në kryesinë e organizatës. Veli Myftari, në një mënyrë makiaveliste, mënjanoi krejtësisht 3 prej 4 nënkryetarëve të zgjedhur, duke asgjësuar parimin e kolegjialitetit, dhe nisi të drejtojë i vetëm.

Kriza dhe përçarja ne komitetin drejtues dhe në kryesinë e organizatës nisën pikërisht prej këtij njeriu dhe kishin vetëm një motiv personal: rrëmbimin e drejtimit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasaardhësve të LANÇ-it.

Ky duket ishte motivi i lexueshëm, por unë besoj se vetë ky motiv motivohet nga interesa të tjera, të cilat nuk përjashtohet të jenë edhe financiare (në mos gaboj, veprimtaria e kësaj organizate mbështetet nga një buxhet vjetor që kap afërsisht vlerën 2,000,000 lekë të reja).

Ajo që më shqetëson më shumë është se situata e krijuar për shkak të rolit përçarës të Veli Myftarit dhe disa të tjerëve në atë komitet drejtues, që për interesat e tyre janë bërë njësh me të, i sjell një dëm shumë të madh kësaj organizate dhe misionit të saj, nuk i bën nder gjakut të të rënëve dhe sakrificave të veteranëve të LANÇ-it dhe as kauzës së madhe e të ndritur të antifashizmit të kombit shqiptar.

Si mund të dilet nga kjo situatë? Ç’duhet bërë nëse rrënjët e së keqes kanë hyrë kaq thellë?

Shumë thellë. E keqja duket se është maisur në atë shkallë, sa vetëm një ndërhyrje e vendosur mund të rikthejë gjendjen e shëndetshme në organet drejtuese të kësaj organizate. Ajo çfarë unë, me sytë dhe veshët e mi, pashë dhe dëgjova të ndodhte dy ditë më parë në selinë e komitetit drejtues të saj, në një takim “pune” me dhjetë a dymbëdhjetë vetë, takim prej të cilit Veli Myftari dhe disa prej mbështetësve të tij, në një mënyrë skandaloze dhe gati forcërisht, nxorrën jashtë tre prej nënkryetarëve (shumicën e kryesisë) të komitetit drejtues, kjo e gjitha, pra, më bindi se, nëse gjendja nuk ndryshon dhe nuk ndryshon shpejt, maisja e krijuar do ta dëmtojë edhe më tej shëndetin e Organizatës së Veteranëve dhe Pasaardhësve të LANÇ-it, nē mos edhe do e përçajë më tej, do e ballkanizojë dhe do e shkatërrojë atë. Ballistët dhe kolaboracionistë e dikurshem dhe pasardhësit apo adhuruesit e tyre sot, që nuk janë të paktë, do të fërkonin duart me ngazëllim.

Organizata e Veteranëve dhe Pasaardhësve të LANÇ-it është, ndoshta, organizata joqeveritare më e rëndësishme ndër ato më shumë se 20,000 OJQ që janë krijuar në vendin tonë. Kjo organizatë nuk duhet të jetë efemere; ajo do të duhet të ekzistojë edhe për 100 vitet e ardhshëm e më tej, si një kujtesë e pashuar e heronjve dhe e veteranëve tanë antifashistë dhe si nje monument që nderon e përjetëson kujtimin e tyre.

Ju më pyesni se ç’duhet bërë për ta ndryshuar këtë gjendje. Unë mendoj se shumica (tre ndër pesë) e anëtarëve të kryesisë së komitetit drejtues të kësaj organizate kanë marrë një vendim të drejtë për të përcaktuar dhe shpallur publikisht kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të organizatës. Ata kanë propozuar dhe miratuar, me shumicën e votave të kryesisë, krijimin e një komisioni të pavarur, anëtarët e të cilit, pasardhës të drejtpërdrejtë veteranësh te LANÇ dhe intektualë publikë të njohur, për asnjë arsye personale por të nisur vetëm nga interesi publik dhe ai kombëtar, kanë rënë dakord të kontribuojnë pro bono për të ndihmuar në këtë përpjekje.

Cilët individë janë ftuar të bëjnë pjesë në këtë komision të pavarur dhe a kanë propozuar ata kriteret për zgjedhjen e kryetarit të ri të Organizatës së Veteranëve dhe Pasaardhësve të LANÇ-it?

Me propozimin e kryesisë së komitetit, ky komision përbëhet nga Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Ksenofon Krisafi, z. Spartak Braho, Dr. Dorian Koçi, znj. Afërfita Shehi, znj. Lindita Konomi dhe unë, në dy takime ka diskutuar dhe ka rënë dakord që kriteret për zgjedhjen e kryetarit të komitetit drejtues të kësaj organizate të jenë këto: kandidati (1) të jetë veteran i LANÇ-it ose pasardhës i drejtpërdrejtë i një veterani; (2) të jetë një personalitet me integritet, që të përfaqësojë denjësisht brenda dhe jashtë vendit Organizatën e Veteranëve dhe Pasaardhësve të LANÇ-it; (3) të jetë afirmuar si një mbrojtës i vlerave antifashiste të popullit tonë dhe të jetë një zë publik i njohur në këtë drejtim; (4) të njohë format e organizimit e të drejtimit të organizatës; (5) të ketë arsim univeritar dhe mundësisht të njohë një gjuhë të huaj.

Këto janë menduar si kritere të domosdoshme dhe shoqërohen nga kritere të tjera, më pak të rëndësishme.

Komisioni është shprehur se këto kritere duhen bërë të njohura publikisht, duke i botuar ato në gazetën e organizatës “Kushtrim brezash”. Në varësi të përmbushjes së kriterevev të mësipërme, komisionit i është kërkuar t’i propozojë komitetit drejtues listën e kandidatëve të mundshëm që duhen votuar. Këtu puna e këtij komisioni mbaron.

Çështja është se Veli Myftari, për arsye tërësisht personale, në kundërshtim me vendimin e shumicës së kryesisë së komitetit, nuk i dëshiron kritere të tilla dhe një procedurë si kjo, që është tërësisht demokratike dhe meritokratike. Kuptohet se ai vetë u trembet atyre, sepse kriteret dhe një procedurë e tillë do i nxirrnin përfundimisht jashtë gare dhe jashtë loje njerëz me aftësi dhe motive të dyshimta. Është kaq e thjeshtë.

Puna është se në këtë mes nuk bëhet fjalë për fatet dhe mirëqenien e një individi të caktuar apo të disa njerëzve, por për fatet dhe mirëqenien e organizatës më të madhe joqeveritare në këtë vend, Organizatës së Veteranëve dhe Pasaardhësve të LANÇ-it, që është “Nderi i Kombit” shqiptar.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

thano 19 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?