Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
BoteLajmi i fundit

Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

Published: June 30, 2025
Shpërndaje

Rreth një javë pas bombardimit të impianteve të tij më të rëndësishme bërthamore, Irani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor.

“Për sa kohë që Republika Islamike e Iranit është anëtare e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), ajo duhet të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtat e saj”, tha në Teheran zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ismail Baghai. “Të drejtat e Iranit si anëtar i këtij traktati janë absolutisht të qarta, përfshirë edhe të drejtën për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.”

Gjatë një telefonate me Presidentin francez Makron, të dielën në mbrëmje, Presidenti i Iranit Masud Peseshkian tha se Teherani e ka ndërprerë bashkëpunimin me IAEA-n për shkak të sjelljes “destruktive” të shefit të saj, Rafael Grossi, ndaj Iranit. Vendimi i parlamentarëve iranianë për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në ishte “një përgjigje e natyrshme ndaj sjelljes së pajustifikuar, jokonstruktive dhe destruktive të Drejtorit të Përgjithshëm” të IAEA-së, tha Peseshkian në telefonatën me Macron-in.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranin Baghai i hodhi gjithashtu poshtë kërkesat e IAEA-s për të inspektuar impiantet bërthamore të Iranit duke thënë se qeveria duhet të zbatojë vendimin e fundit të parlamentit për të pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Akuza dhe kërcënime ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ngriti edhe gazeta ultrakonservatore iraniane “Kayhan”. Kjo gazetë e akuzoi edhe drejtorin e përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi si “spiun të regjimit sionist” të Izraelit dhe kërkoi ekzekutimin e tij. Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, tha të dielën se ndaj Grossit ose inspektorëve nuk ekziston “asnjë kërcënim” dhe se inspektorët në Iran janë të sigurt.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i dënuan kërcënimet e bëra nga gazeta iraniane kundër drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi. “U bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të tregohen të përmbajtur në ndërmarrjen e hapave që mund t’i japin fund bashkëpunimit me IAEA-n”, thanë sot ministrat e jashtëm të të ashtuquajturit grup E3.

- Publicitet -

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU), homologu i tij francez Jean-Noël Barrot dhe Ministri i Jashtëm Britanik David Lammy i kërkuan Iranit që të rifillojë menjëherë bashkëpunimin e plotë me Agjencinë e Energjisë Atomike dhe të garantojë sigurinë e inspektorëve dhe personelit të IAEA-s në Iran.

 

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    June 30, 2025 at 7:36 pm

    O Iran!Pordhet e shumta grisin brekt e veta.Kapadaija(edhe ai islamik) shkon kaluur,por kthehet ne kembe.

    Reply
  • meno says:
    July 1, 2025 at 6:52 am

    O demo raku, pse mos ta ken kta kir çifutet e kane? Apo jan gje me te pergjegjshem ata..

    Reply
  • Arben Tashko says:
    July 1, 2025 at 7:10 am

    Ka 20 vite qe vazhdojne bisedimet per
    te ndaluar prodhimin e bombave nukleare.
    Irani ka deklaruar vazhdimesisht se do ta
    perdore uraniumin e pasuar per qellime
    paqesore.

    Katerqind kilogram uranim i pasuruar ne
    masen 60% qe mund te perdoret per kokat
    nukleare nuk eshte gjendor.

    A ka mundesi qe ky uranium eshte shndruar
    ne mbushje te bombave nukleare?

    Irani thot se bisedimet mund te fillojne kur te
    ndalojne plotesisht bombardimet ne territorin
    e tij dhe se vazhdoje pasurimin e uraniumit
    per qellime paqesore.

    Mendoj se pa u gjetur uranjumi i pasuruar
    bisedat nuk mund te jene produktive.
    Se uraniumi nuk mund te zhduket, por mund
    te cohet nje nje vend tjeter per tu shndruar ne
    koka nukleare.

    _____________________________________________

    Probabilitet me te larte ka qe Irani tashme te
    kete me shume se nende koka nukleare, por
    por duan akoma me shume.
    _____________________________________________

    Pse mendoj keshtu?

    Sepse Pakistani i ka prodhuar armet nukleare
    qe para 50 viteve. Edhe Korea e Veriut, nje shtet
    i vogel ne krahasim me Iranin ka vite qe i zoteron
    keto bomba nukleare.

    Sot Irani eshte ne pozita shum me te mira se
    Pakistani i asaj kohe, por deklaron se pas dy
    apo me shume dekadesh nuk ka arritur te
    prodhoje ndonje koke nukleare.

    Gjeja me e mire eshte te fillojne sa me shpejt
    kontrrollet nga nderkombetaret per te vleresuar
    situaten reale dhe ku ndodhet uraniumi i pasuruar.

    Irani eshte nje shtet i pavarur dhe ne fuksjon te
    interesave te tij per te qene fuqia me e fuqishme
    ne Lindjen e Mesme dhe e shoqeruar me objektiva
    e endera te medha, mund ti perdorur keto arme,
    po e pa te domosdoshme, edhe ndaj shteteve te
    tjera ne kete zone te globit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës

Komentet e Fundit

  1. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  2. Partizani on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  3. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Kiri on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?