Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
Aktualitet

MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku

Published: June 9, 2026
Shpërndaje

Përplasja verbale mes Tiranës dhe Teheranit është ashpërsuar më tej, pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama pas akuzave të këtij të fundit për dezinformim dhe luftë hibride.

Në një reagim në platformën X, Baghaei i kërkoi Ramës të “qetësohet”, duke argumentuar se ishte vetë kryeministri shqiptar ai që e kishte nisur përplasjen publike.

“Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU që e nisët këtë. Prandaj duhet të përballeni me pasojat”, shkroi ai.

- Publicitet -

Zyrtari iranian akuzoi Ramën se po përdor Iranin si justifikim për të shmangur kritikat dhe pakënaqësitë e qytetarëve shqiptarë.

“Do të ishte më e mençur të tregonit respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj. Ata janë mjaftueshëm të zgjuar për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta”, u shpreh Baghaei.

Ai shtoi se nëse qeveria shqiptare vendos të marrë vendime që, sipas tij, cenojnë sovranitetin kombëtar, kjo është një zgjedhje e saj, por nuk duhet të fajësohen aktorë të tjerë për reagimet që vijnë nga opinioni publik.

“Kur përballeni me zemërimin dhe kritikat e publikut tuaj, mos përdorni të tjerët si kokë turku për të shmangur llogaridhënien”, shkroi ai.

Në fund të reagimit, Baghaei iu referua protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke i bërë thirrje Ramës të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë me akuza të pabaza ndaj Iranit, dëgjoni njerëzit tuaj që po thërrasin në rrugë: ‘Jo korrupsionit!’, ‘Duam drejtësi!’, ‘Rama ik!’”, deklaroi zëdhënësi iranian.

Deklarata vjen pasi kryeministri Edi Rama reagoi ndaj komenteve të mëparshme të Teheranit, duke akuzuar Iranin se po ushqen narrativa të rreme lidhur me debatin për projektin në Zvërnec dhe po zhvillon një “luftë hibride” kundër Shqipërisë.

Në reagimin e tij, Rama kujtoi sulmet kibernetike që goditën institucionet shqiptare në vitin 2022, për të cilat autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë kanë fajësuar aktorë të lidhur me regjimin iranian.

Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk do të intimidohet nga kërcënimet apo fushatat e dezinformimit dhe se do të vijojë të mbrojë vlerat demokratike, lirinë dhe të drejtën e azilit.

Përplasja mes dy vendeve është intensifikuar ditët e fundit, pasi Teherani hodhi poshtë akuzat e Ramës dhe ironizoi pretendimet për përfshirjen iraniane në debatin për Zvërnecin, duke deklaruar se “ndoshta do të thonë edhe se flamingot janë agjentë sekretë iranianë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Thash_e_S'them-e-xhiU says:
    June 9, 2026 at 2:33 pm

    Fol e fol pra fol ti integralisti islamik!/
    Bërtit, këlthit, cirru e na nxit: “Rama Ik/,
    Po s’ta var askushi, se s’ke Pikë/,
    Në Iran ju varni Rininë për Muzikë!

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 9, 2026 at 4:10 pm

    ‘KUR S’JE I ZOTI,TE DHJESIN TE TJERET
    KUR JE I DHJERE MOS FOLE…!’Populli
    Fatkeqesi e ketij Populli me nje QENJE me probleme te renda te shendetit mendor,i pa’ shkolle e me shkallen e racionalitetit ZERO !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet
  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?