Vendi ynë sot do të shoqërohet me një ndryshim të masave ajrore, të cilat gjatë ditës së shtunë do të qarkullojnë nga Verilindja e Europës, duke sjellë kështu ftohje të motit, si edhe alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, si edhe dëbore në zonat malore, ku më të dukshme reshjet do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Orët e pasdites dhe natës do të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 19°C, përkatësisht në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h, kryesisht nga drejtimi verilindor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
j.l./ dita
