Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani i mbyll kufijtë me Afganistanin dhe Pakistanin, pas shpërthimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irani i mbyll kufijtë me Afganistanin dhe Pakistanin, pas shpërthimeve
AktualitetBote

Irani i mbyll kufijtë me Afganistanin dhe Pakistanin, pas shpërthimeve

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Irani njoftoi të premten se po i mbyll kufijtë e vet me dy vendet fqinje, Afganistanin dhe Pakistanin, për ta rritur sigurinë, pasi shpërthimi i dy bombave i vrau afro 100 njerëz në qytetin juglindor, Kerman, më 3 janar.

Agjencia iraniane ISNA e citoi ministrin e brendshëm të Iranit, Ahmad Vahidi, duke thënë se qeveria iraniane i ka tani prioritet pikëkalimet kufitare përgjatë kufijve me Afganistanin dhe Pakistanin, të cilat kanë një shtrirje prej gati 1.000 kilometrash.

Së paku 89 njerëz u vranë nga këto shpërthime gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

- Publicitet -

Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik, i cili tha se dy prej anëtarëve të tij i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit në qytetin juglindor të Iranit. Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha të premten më herët për televizionin shtetëror se disa të dyshuar janë arrestuar.

“Agjencitë e afta të inteligjencës së vendit tonë kanë gjetur pista shumë të mira në lidhje me elementet e përfshira në shpërthimet terroriste në Kerman, dhe një pjesë e atyre që patën gisht në këtë incident janë arrestuar”, tha ai, pa shpjeguar.

Qeveria e Afganistanit, e udhëhequr nga talibanët, dhe Ministria e Jashtme e Pakistanit, nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimit për mbylljen e kufijve. Të dyja vendet e dënuan sulmin e 3 janarit.

Në të kaluarën, Teherani i ka akuzuar këto dy vende për lejimin e emigrimit të jashtëligjshëm, dhe nganjëherë lejimin e terroristëve të kalojnë kufirin dhe ta dëmtojnë sigurinë kombëtare të Iranit. Në Afganistan, talibanët po e luftojnë Shtetin Islamik-Khorasan (IS-K), i cili është degë lokale e Shtetit Islamik, prej se u themelua më 2015.

Irani dhe fqinjët e Afganistanit nga Azia Qendrore, si dhe Rusia, i cilësojnë Shtetin Islamik dhe IS-K si kërcënim të madh ndaj sigurisë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
  • GJKKO urdhëron fillimin e hetimeve në Rrjoll, pas kallëzimit të banorëve
  • Kush do drejtojë SHISH-in pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?