Zëvendës presidenti dhe Shef i Organizatës së Energjisë Atomike në Iran, Mohammad Eslami thotë se vendi ka aftësinë për të ndërtuar një armë bërthamore, por nuk ka në plan për ta bërë atë.
Komentet e Eslamit i bëjnë jehonë një deklarate të ngjashme të fundit nga një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit Ebrahim Raisi, shkruan BBC.
“Irani ka mjetet teknike për të prodhuar një bombë bërthamore, por nuk ka pasur asnjë vendim për të ndërtuar një të tillë”, u shpreh ai.
Irani ka pretenduar vazhdimisht se programi i tij bërthamor është për qëllime thjesht paqësore, por fuqitë perëndimore dhe mbikëqyrësi global bërthamor pretendojnë të kundërtën.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015, Irani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Marrëveshja ka nisur të mos zbatohet kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump i pati larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja më 2018.
Uashingtoni më pas ka vënë sanksione të ashpra ndaj Teheranit, ndërsa qeveria iraniane, e cila mohon se synon të ndërtojë bombë, ka nisur t’iu shmanget përkushtimeve të bëra në marrëveshje.
o.j/dita

1. Shpresoj se Irani po e mer kthesen per mire.
2. Deklarata e tyre se i kane “mjetet teknike per prodhimin e armeve berthamore” ka mundesi te kete dy kuptime:
a. Ne duam paqe dhe tani qe ne, “mund ta prodhojme bomben atomike”, ne deklaroje se nuk kemi mare ndonje vendim per ta prodhuar, po te na jepni garanci qe “nuk do nderhyni ne punet tona”.
b. I bejne “qefin popullit te tyre” se Irani ka arritur nje nivel te larte teknologjik.
3. Por faktet tregojne se Irani po nderhyn ne interesat e shume shteteve te tjera te lindjes se mesme.
4. Ne rast se Irani, me te vertete do qe Amerika, Europa etj, te mos nderhyjne ne punet e tij, ai duhet te deklaroje se dhe ai nuk do te nderhyje ne Siri, Arabin Saudite etj.
5. Mbetet per te pare ne se deklarata e Iranit eshte per ta vene boten ne gjume, apo te fitoje kohe per te prodhuar nje “sasi te vogel” per momentin dhe me kalimin e kohes ta shtoj prodhimin.