Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
AnalizaLajmi i fundit

Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij ajrore dhe tregoi se sa e brishtë ishte forca e tij.

Brenda pak ditësh, Izraeli arriti epërsi ajrore, duke hapur rrugë edhe për sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Republikës Islamike.

Por lufta, njëherësh, testoi edhe kufijtë e aleancës së Iranit me Rusinë, e cila ofroi pak më shumë sesa mbështetje diplomatike për Teheranin, gjatë konfliktit 12-ditor.

- Publicitet -

Tani, me pak besim te Moska, Teherani po përpiqet të forcojë mbrojtjen e tij, duke kërkuar ndihmë nga Kina, me shpresën se do t’i ofrojë armë moderne.

Megjithatë, ai po përballet me pengesa dhe skepticizëm – gjë që nxjerr në pah opsionet e tij të kufizuara dhe thellësinë e izolimit të tij strategjik.

Rusia, partnere strategjike vetëm në letër

Pavarësisht një marrëveshjeje për partneritet strategjik, të nënshkruar së voni, dhe viteve të bashkëpunimit të ngushtë, mbështetja e Rusisë për Iranin gjatë kësaj krize ishte kryesisht retorike.

Siç shkroi gazeta reformiste Shargh, “kjo aleancë, në momente kritike, bazohet më shumë në interesa të ndryshueshme, sesa në angazhime të palëkundura”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i dënoi sulmet amerikane, duke i përshkruar si “të pajustifikuara”.

Ai bëri thirrje për dialog, por nuk u zotua për ndihmë ushtarake.

Kremlini këmbënguli se marrëveshja e partneritetit nuk ka dispozita për ndihmë ushtarake në kohë lufte.

Në një postim në X, ish-nënkryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Motahari, vuri në dukje se Rusia ka refuzuar t’ia shesë Iranit sistemin e mbrojtjes raketore S-400, pavarësisht se Teherani e furnizon atë me dronë për luftën e saj në Ukrainë.

Sipas tij, ngurrimi i Rusisë ka ndodhur për shkak të shqetësimeve se Irani mund ta përdorë sistemin S-400 kundër agresionit izraelit – gjë që nxjerr në pah sipërfaqësinë e të ashtuquajturit partneritet strategjik, të cilin “Putin e reklamon”.

Përpjekjet e Iranit për të blerë pajisje të përparuara ushtarake ruse, përfshirë avionë luftarakë Sukhoi-35 (Su-35) dhe helikopterë sulmues Mi-28, kanë ngecur gjithashtu.

“Përveç disa avionëve stërvitorë, asnjë nga pajisjet e premtuara nuk është dorëzuar”, shkroi gazeta Shargh.

Ky model i mosangazhimit, me gjasë, ka bërë që zyrtarët dhe analistët iranianë të dyshojnë në besueshmërinë e Rusisë si aleate.

Ngurrimi i Kinës

Me Rusinë të shpërqendruar dhe jo të besueshme, ka raporte nga mediat iraniane dhe ato perëndimore që thonë se Irani po kërkon nga Kina pajisje të avancuara ushtarake, sidomos avionin luftarak Chengdu J-10C, për të forcuar ushtrinë e tij.

Forca ajrore e Iranit është shumë e vjetër dhe nuk ka pajisjet e nevojshme për të përballuar armikun modern.

Flota e tij përbëhet kryesisht nga avionë të vjetër amerikanë dhe sovjetikë, të blerë para Revolucionit të vitit 1979, dhe shumë prej tyre mbahen në funksion duke përdorur pjesë të marra nga avionë të tjerë, apo me zgjidhje të tjera të improvizuara.

J-10C është një avion luftarak i gjeneratës 4.5, me një motor, i pajisur me avionikë të avancuar, radar AESA, dhe me kapacitet për të përdorur raketa me rreze të gjatë PL-15.

Ai konsiderohet si një sfidues i besueshëm – megjithëse jo i barabartë – për flotën e avancuar të Izraelit F-35I.

Andrea Ghiselli, ligjërues në Universitetin e Exeter-it dhe drejtues i kërkimeve në projektin ChinaMed të TOChina Hub, thotë se mungesa e dëshirës së Kinës për të furnizuar Iranin është shumë e dukshme.

“Pekini po përpiqet t’i stabilizojë marrëdhëniet me Uashingtonin për të fituar kohë dhe për të rritur vetëmjaftueshmërinë teknologjike dhe ekonomike”, thotë Ghiselli për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo është më e rëndësishme sesa rindërtimi i Forcës Ajrore të Iranit”, shton ai.

Ekspertët, gjithashtu, bien dakord se marrëdhëniet e Kinës me rivalët rajonalë të Iranit ndikojnë në mungesën e dëshirës së saj për të forcuar ushtrinë iraniane.

“Kina ka vepruar si aktor ekonomik ose gjeo-ekonomik në Lindjen e Mesme”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kina i vlerëson marrëdhëniet e saj me fqinjët arabë sunitë të Iranit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit – Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të cilët janë furnizues kritikë të energjisë dhe partnerë tregtarë, por mbajnë marrëdhënie të kujdesshme me Teheranin.

Analistët pajtohen se mënyra më efektive e Kinës për të mbështetur Iranin, është përmes blerjeve të vazhdueshme të naftës, që i sigurojnë Teheranit – i cili është nën sanksione – të ardhura të rëndësishme.

Ghiselli thotë se për Pekinin, ruajtja e qasjes në energji dhe shmangia e destabilizimit rajonal janë më të rëndësishme se përfitimet e mundshme nga shitja e armëve të avancuara Iranit.

Izolimi strategjik i Iranit

Ngjarjet e javëve të kaluara zbuluan thellësinë e izolimit strategjik të Iranit.

Si Moska, ashtu edhe Pekini vendosën në rend të parë interesat e tyre dhe marrëdhëniet me armiqtë e Iranit, duke lënë pas dore angazhimet formale të aleancës.

Siç shkruan gazeta Shargh, mosgatishmëria e Rusisë për të shkuar përtej deklaratave politike e ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e saj si aleate, ndërsa politika e Kinës sugjeron se çdo mbështetje kuptimplote ushtarake do të mbetet jashtë mundësive.

Farzan Sabet, studiues në Institutin e Gjenevës për të Diplomuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se Teherani “nuk ka mundësi të mira” kur bëhet fjalë për partnerët e huaj ushtarakë.

Edhe nëse Teherani arrin të blejë avionë luftarakë nga Kina, atij do t’i duhej shumë më tepër sesa mund të paguajë, për të qenë në gjendje të ruajë epërsinë ajrore në konfliktet e ardhshme – së paku në qiellin e vet.

“Këta janë shumë, shumë të shtrenjtë. Duke qenë se Irani është nën sanksione, askush nuk e di se kush do të ketë para për t’i paguar”, thotë Sabet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?