Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s’ka gjasa të thyhet, por duhet t’i dëgjoni këshillat e Perëndimit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s’ka gjasa të thyhet, por duhet t’i dëgjoni këshillat e Perëndimit!
AktualitetEnciklopediKosovëRajoni

Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s’ka gjasa të thyhet, por duhet t’i dëgjoni këshillat e Perëndimit!

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për rrjetin amerikan të lajmeve “Zëri i Amerikës“, ka thënë se “lidhja e jashtëzakonshme” mes Kosovës dhe SHBA-ve që ishte krijuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk ka gjasa të thyhet. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të fshihen çarjet dhe vështirësitë që aktualisht ekzistojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat janë krijuar për shkak të mos-dëgjueshmërisë së kryeministrit kosovar Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet në veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.

“Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës…”. Delawie, i cili shërbeu në Kosovë gjatë vitit 2015-2018, derisa ka komentuar ngjarjet që çuan deri te përshkallëzimi i dhunshëm i situatës në veriun e territorit të Kosovës, ka thënë se shumica e fajit për atë që ndodhi duhet t’i vishet Serbisë, por edhe Kosova mund të ishte më e gatshme të dëgjojë këshillat e Perëndimit.

“Njëkohësisht, mendoj se Kosova do të kishte marrëdhënie më të mira me SHBA-të dhe evropianët, sikur të bënte më shumë përpjekje për të integruar serbët e Kosovës në shoqëri dhe të përmbushte përgjegjesitë e saja për të krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ish-diplomati amerikan. Ai ka nënvizuar se Perëndimi nuk po i përgjigjet siç duhet dobësimit të demokracisë në Serbi, ndërsa ka shtuar se autoritarizmi në rritje në Serbi dhe dobësimi i demokracisë e lirisë së shtypit, paraqet kërcënimin më të madh ndaj Ballkanit Perëndimor aktualisht.

- Publicitet -

“Duket se po i ofrojmë stimujt e gabuar. Ndoshta ky është rezultat i përqëndrimit për të ardhmen e afërt tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Është e qartë që Serbia po e shpërfill Perëndimin viteve të fundit. Dhe me sa duket, ne Perëndimi, kolektivisht, nuk duket se kemi reaguar si duhet”.

Ish-ambasadori amerikan me përvojë 35 vjeçare ka propozuar që nëse Qeveria e Kosovës dëshiron t’i përmirësojë raportet e lënduar me bashkësinë e organizuar ndërkombëtare, duhet të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?