Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiç, të cilin gjykata e Hagës e dënoi me 35 vjet burg dy dekada më parë për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit në Srebrenicë, e ka pranuar përgjegjësinë dhe ka shprehur pendesë për pjesëmarrjen e tij në gjenocid.
Kërstiç, në një letër drejtuar gjykatës ku kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu, shkroi se do të kishte votuar për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.
“Nuk kam të drejtë vote, sepse në këtë Rezolutë përmendet emri im pasi kam kryer një vepër penale të papërfytyrueshme dhe të pafalshme”, ka shkruar Kërstiç në letrën drejtuar kryetares së gjykatës.
Ai ka shkruar gjithashtu se, nëse i jepet mundësia, do të shkonte në Potoçar për t’i “nderuar” viktimat e gjenocidit.
Në qershor të vitit 2024, mbrojtja e Radisllav Kërstiçit paraqiti kërkesë për lirimin e tij të parakohshëm në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës), duke bashkëngjitur letrën e shkruar nga vetë Kërstiç, ku ai kërkon që ajo të bëhet publike.
Kjo letër u shpërnda për media më 13 nëntor nga Mekanizmi në Hagë.
Qendra Memoriale në Potoçari pret që ish-gjenerali Kërstiç, pasi pranoi përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë, të ndajë me Prokurorinë gjithçka që di për krimet e luftës, tha për Radio Evropa e Lirë Allmasa Sallihoviç, zëdhënëse e kësaj qendre ku janë varrosur viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Ajo, duke komentuar deklaratën e Kërstiç, tha se Qendra Memoriale “përshëndet pranimin e përgjegjësisë”.
Nura Begoviç, e cila në gjenocidin e Srebrenicës humbi 19 anëtarë të familjes, tha për Radio Evropa e Lirë se ” Kërstiç sigurisht nuk e bën këtë nga zemra, por vetëm për siguruar falje”.
“Ai do të vinte në Potoçari, është e rëndësishme që e tha këtë, por me siguri familjet nuk do të dëshironin të takoheshin me të”, tha Begoviç.
Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës më 2004 e dënoi përfundimisht me 35 vjet burgim ish-komandantin e Korpusit të Drinës së Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiç, duke e shpallur fajtor për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit në Srebrenicë, përndjekje dhe vrasje të boshnjakëve të Srebrenicës në korrik të vitit 1995.
Ky ishte vendimi i parë përfundimtar me të cilin Tribunali i Hagës konstatoi se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë.
Ky vendim ia uli dënimin prej 45 vjet burgim Kërstiçit, të cilin ia kishte shqiptuar në vitin 2001 Dhoma e Shkallës së Parë të Tribunalit.
Me vendimin e shkallës së parë, Kërstiq ishte dënuar për kryerje të gjenocidit, por Dhoma e Apelit ndryshoi atë pjesë të vendimit.
Kërstiç në letrën drejtuar kryetares së gjykatës deklaroi se pranon vendimet e Tribunalit të vitit 2001 dhe 2004.
Ai konfirmoi se dinte që “disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kishin për qëllim të kryenin gjenocid”, por se ai shtab “nuk kishte forca të mjaftueshme për të kryer ekzekutimet” pa “përdorimin e Korpusit të Drinës”, të cilin Kërstiç e komandonte asokohe.
“E dija që përdorimi i forcave nën komandën time do të kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme në ekzekutimin e të burgosurve boshnjakë”, ka shkruar Kërstiç në letër.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se ka ndihmuar dhe mbështetur krimin kundër njerëzimit duke marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për zhvendosjen me dhunë të civilëve boshnjakë nga Potoçari, prej 10 deri më 13 korrik 1995.
“Kam marrë pjesë në krijimin e një krize humanitare që i parapriu zhvendosjes së detyruar të grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga Srebrenica, në të cilën gjithashtu kam marrë pjesë, duke ditur që civilët në Potoçari ishin të ekspozuar ndaj vrasjeve, përdhunimeve, rrahjeve dhe abuzimeve”, ka shkruar Kërstiq.
Ai shtoi se gjenocidin në Srebrenicë e kryen individë dhe se për veprat dhe krimet e tyre duhet të përgjigjen, duke shtuar se “fatkeqësisht edhe unë jam një nga ata”.
Kërstiq ka deklaruar gjithashtu se po i drejtohet me letër publikut në ish-Jugosllavi.
“Do të doja që fjalët e mia t’i lexojnë dhe kuptojnë të rinjtë që sot jetojnë në hapësirat ku dikur ishte një vend që quhej Jugosllavi (…), të ndalojnë dhe të mendojnë – kurrë më. Kurrë më luftë, kurrë më vdekje për shkak të fesë, kombit ose bindjeve të ndryshme, kurrë më gjenocid”, ka shkruar Kërstiq.
Radisllav Kërstiq u arrestua nga forcat ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë më 2 dhjetor 1998. Pas vendimit përfundimtar, ai u dërgua në Britani të Madhe në vitin 2004 për të vuajtur dënimin.
Në një burg britanik, ai u sulmua dhe u plagos nga të burgosur të tjerë, për çka më 2013 u transferua në Poloni.
Pasi vuajti dy të tretat e dënimit, autoritetet polake, sipas ligjit të atjeshëm, nuk kishin mundësi ta mbanin më në burg, prandaj Kërstiq u rikthye në paraburgim në Hagë, ku ndodhet aktualisht.
Gjykata disa herë më parë e ka refuzuar kërkesën e tij për lirimin e parakohshëm për shkak të rëndësisë së krimit për të cilin është dënuar.
Vendimin për kërkesën e re do ta marrë kryetarja e gjykatës Grasiela Gati (Graciela Gatti) Santana.
Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë në korrik 1995 në Srebrenicë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.
Për këto krime, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.
Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./REL
Gjykata ka denuar mbi 50 persona Serbe, kriminel lufte.
Ndersa Kosova qe e dinte kete gje qe do vinte, nuk ka denuar vecse 4 apo 5 Serbe.
Prokuroria Ukrainase krijoi nje kolegj Prokuroresh qe vazhdojne cdo dite mbledhin prova, hetojne vrasje, nje dite te denojne ekzekutoret ne Hage.
Kjo eshte dobesia e Politikes kosoves, qe ne vend te conte ne Hage kriminelet Serbe, Serbet u reguan dinake, cuan komandantet e UCK ne Hage.
Kosova nuk kiste Shtet.Kishte UNMIK.Kishte dhe nje cete me kopila shqiptare qe i mblodhi Argita si perkthyes me rroga te larta te UNMIKUT,por ne fakt sherbuen si desinformatore Serbe.Keta nuk ndoqen kriminelet milittare dhe paramilitare te Ushtrise serbe ne Kosove,..Masakrat e Recakut,kontejnerat plot me trupa shqiptaresh qe fundoseshin ne llumin e Danubit,por ndiqnin FantaTrillerat Horror te maqinerise cpifese serbe dhe Intrigantet sllavofyle si Dik Marty .Dergonin hetuesit neper hauret e shtepive te verdha te Burrelit,neper klinikat frankeshtajn te Prishtines,per te sajuar Filma Horror.Ja,pse KOPI,zagaret pas bushtres serbe te Sali Berishes,Lul Basha,Aldo Bumci,Enkelejd Alibej,e ca te tjere,e meritonin te beheshin ministra,.
Sot po ben shtet Kosova.Sot,qeverria Albin urtit po ndjek kriminelet serbe ne gjykaten e Kosoves dhe gjykaten Nderkombetare.BE nuk shqetesohet se Serbia nuk i dorzon kriminelet serbe te Luftes.
Nuk e pranoj tendenncën e një krimineli të kërkojë falje për viktimat. Këtë mund ta bënte edhe Karaxhiç. edhe Hitleri edhe Putini. Nuk ka falje për kriminelët e luftës! Kriminelët le tëmendojnë për veten e tyre dhe për të tjerët para se të bëhen kriminelë. Po u bënë kriminelë nuk ka falje-ka ekzekutim me vdekje. Ai dhe të gjithë kriminelët, që kanë vrarë dhe kanë dhënë urdhëra për vrasje duhet të dënohen me vdekje. Përse? Sepse thjreshtë atra vranë viktima të pafajëshme dhe pa asnjë vendim gjykate. Kurse kriminelët duhet të dënohen me vdekje, se ata kanë dënuar me vdekje PA VENDIME GJYKATASH. PRA ATA KANË VRARË NJERËZ TË PAFAJSHËM, KURSE VRASJA E TYRE BËHET , SE KANË VRARË. VETËM KËSHTU DO TË LEHTËSOHEN NË NJË FARË MASE SHPIRTËRAT E MIJËRA VIKTIMAVE. Krimineli për ti shpëtuar drejtësisë thotë: “Që të mos përsëritet kurrë më”! Kështu thanë njëzëri edhe të burgosurit ,që kishin mbetur pa u ekzekutuar në kampet e përqëndrimit. Ata, që kishin parë me sytë e tyre të digjeshin të gjallë me miliona njerëz bënë betimin e madh. “TË MOS HARROJMË KURRË, QË TË MOS PËRSËRITET KURRË”! Ky kriminel, që kërkon falje nuk e dinte këtë betim historik solemn? Ai e dinte, por e shkeli betimin solemn të burgosurve të kampeve të përqëndrimit të luftës së dytë botërore. vetë, për këtë gjë ai duhet pushkatuar! Edhe Vladimir Putini e din këtë betim solemn ndërkombëtar. Rusia e asaj kohe hunbi 20 000 000 viktima, por vetë kryetari i shtetit rus e ka harruar këtë. Nesër edhe ai, mbasi ka vrarë me qindra mijëra njerëz të pafajshëm do të bëjë autokritikë dhe do të thotë si të gjithë kriminelët: Të harrojmë të kaluarën dhe të shohim të ardhmen”! Jo krimineë! Ne nuk harrojmë atë,që ka ndodhur. Të gjithë kriminelët duhet të dënohen me vdekje si kriminelë!
Kosova nuk i nderoi clirimtaret pas luftes por Udbashet instaluar ne LDL.Te lidhur me UNMIK ne bashkepunim me BIA n e Serbis, perpiluan dhe fabrikuan dosje per fundosjen e UCK ,dhe mbajtjen ne pushtet te LDK te kontrolluar nga Serbia.Kosovaret u treguan te padenje per lirin e fituar.Ajo valle hidhet tash edhe me VV.Nese ndiqni deshmitaret qe jane shumica shqiptare ne Hage si deshmojne kundra uck eshte per tu brengos se ku shojme ne.Lexoja nje dite ne Bota Sot deshmie e njerit nga Llausha,familja e tije(sipas nje deklarate te ne TVSerbia, ne fillim te 2024,te Milovan Drecun)kishte dale ne rruge te pershendes ushtrin serbe kur kthehej ngaPrekazi ku kishte kryer masakren ne familjen e Adem Jsharit… Ky njri dhe familja e tije njifen ne gjithe Kosoven per bemat kundra shqiptareve por askush nuk reagon.Per fat te keqe te tille ka shume ne Kosove dhe prandaj Kosova eshte ngadal por sigurt duke u ulur ne prenin….