Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kancelari gjerman refuzon të paguajë faturën 6 mijë euro të darkës, ndërhyn Policia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ish-kancelari gjerman refuzon të paguajë faturën 6 mijë euro të darkës, ndërhyn Policia
BoteKryesore

Ish-kancelari gjerman refuzon të paguajë faturën 6 mijë euro të darkës, ndërhyn Policia

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, përfundoi në faqet e para të gazetave gjermane për një darkë të papaguar. Schröder raportohet se ftoi një grup miqsh në restorantin Lakeside, një nga më të mirët në Gjermani.

Ish-kancelari, një njohës i mirë i verërave italiane dhe franceze, mblodhi aty disa miq të rinj, duke i komunikuar më parë restorantit se do të paguante çdo gjë që përfshinte menuja e dakorduar paraprakisht. Dhe se siç është zakon në Gjermani, Schröder iu ka thënë të ftuarve se do të paguante ai, edhe pijet, por nëse dikush do të porosiste diçka më tepër, duhej ta paguante vetë.

Por jashtë planit ka dalë porosia e një biznesmeni 41-vjeçar iranian që ose s’e kishte kuptuar ose bëri sikur se kuptoi për të përfituar. Ai porositi një verë me vlerë 6,117 euro. Në momentin e pagesës, Schröder ka refuzuar të paguajë verën dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe porositësi.

- Publicitet -

Në atë moment ka ndërhyrë Policia dhe ish-kancelari përfundoi në faqen e parë të Bild dhe mediave të gjermane.

Një lajm tepër i ‘shijshëm’ për gazetarët gjermanë që mos ta vinin në faqet e para.

Në Gjermani ka njëfarë nostalgjie për Gerhard Schröder. I mohuar nga partia e tij, për të mos thënë nga të gjithë të tjerët, në njëfarë mënyre ai është izoluar nga politika gjermane.

Edhe në raste zyrtare, kur ftohet, sapo ai hyn bie heshtje. Në një funeral të fundit, vetëm ish-ministri i Gjelbër Jurgen Trittin iu afrua dhe i dha dorën, duke i shpjeguar më vonë: “Ky është një ish-kancelar! Unë mendoj komplet ndryshe nga ai për Ukrainën, por sigurisht që nuk i komprometoj idetë e mia duke i thënë lamtumirë”.

Me gjithë izolimin, në Gjermaninë e Olaf Scholz-it, dhuntia politike dhe gjenialiteti i Schröder-it, aftësia për të bërë reforma si socialdemokrat dhe për të kundërshtuar amerikanët siç bëri me Irakun e për të thyer status quo-në mbahet mend.

Kancelari “Basta e Brioni”, siç e quanin për reformat e tij ekonomike dhe dashurinë për kostumet e stilistëve të mëdhenj, Schröder mori detyrën si kryeministër 25 vjet më parë. Ai ndërkohë punon si këshilltar për kompanitë ruse të energjisë, Nord Stream Ag, Rosneft dhe Gazprom.

Në një intervistë të gjatë me Süddeutsche Zeitung, ai rrëfeu një detaj që flet shumë për mënyrën si ka ndryshuar qasja e ish-kolegëve në raport me të.

“Kur Steinmeier (presidenti gjerman.) tha: Unë nuk do t’ia uroj më Schröder-it ditëlindjen. Kjo më goditi”. Steinmeier ka qenë shefi i shtabit të Schröder-it kur ai ishte një guvernator i thjeshtë. Dhe është e pamundur ta mendosh president pa Schröder-in, shkruan Corriere.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?