Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kreu i inteligjencës në Ekuador: Maduro mashtron për mafian shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ish-kreu i inteligjencës në Ekuador: Maduro mashtron për mafian shqiptare
BoteLajmi i fundit

Ish-kreu i inteligjencës në Ekuador: Maduro mashtron për mafian shqiptare

Published: May 22, 2025
Shpërndaje

Ish-drejtori i shërbimit të inteligjencës së Ekuadorit, Mario Pazmiño, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu komentoi deklaratat e fundit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Ky i fundit pretendoi se “mafia shqiptare” po organizon sulme terroriste në Venezuelë për llogari të qeverisë ekuadoriane.

Pazmiño i cilësoi deklaratat e Maduros si të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllim për të frikësuar popullin venezuelian dhe për të ruajtur pushtetin e tij përmes propagandës.

“Ky lloj diskursi nuk është i pari, por vjen prej kohësh. Në Amerikën Latine dhe në Ekuador ne e njohim këtë diktator Nicolás Maduro si një thashethemaxhi. Ai shumë herë flet në të njëjtin format, thotë gjëra të tilla me qëllim që të viktimizohet dhe të realizojë veprime kundër frikës popullore. Ajo që thotë ky zotëri është se do të kryhen akte terrorizmi, thotë se janë kapur 38 mercenarë të mafias shqiptare, por nuk paraqet asnjë provë për kapjen e tyre, nuk përmend as proceset në të cilat janë përfshirë. Unë mendoj se është një lëvizje e keqpërpunuar, do të thoja. E vetmja gjë që kërkon të thotë është të frikësojë popullatën e vet për të justifikuar çdo veprim të drejtpërdrejtë kundër opozitës dhe disa ambasadave të ndryshme që kanë një tjetër qëndrim ndaj kësaj diktature”, u shpreh Pazmiño.

- Publicitet -

Ai shtoi se pretendimi për përfshirjen e Ekuadorit në ndonjë komplot kundër Maduros është absurd, duke kujtuar se Ekuadori ka njohur publikisht liderin e opozitës, Edmundo González, si president të Venezuelës dhe jo Nicolás Maduron.

“Ekuadori tashmë ka pranuar publikisht presidentin González si president të Venezuelës dhe nuk e njeh këtë president uzurpator, Nicolás Maduro. Prandaj, Ekuadori nuk do ta sulmonte këtë president, pasi Ekuadori ka njohur opozitën si një organizëm luftarak të përhershëm për mbrojtjen e demokracisë në këtë vend”, tha ai.

Ish-shefi i inteligjencës ekuadoriane nënvizoi gjithashtu se e ashtuquajtura “mafia shqiptare” nuk ka kapacitete për të organizuar sulme terroriste kundër një shteti. Ai theksoi se shqiptarët që ndodhen në Ekuador janë të përfshirë në rrjete kriminale që merren me trafik kokaine dhe jo me akte politike ose terroriste.

“Mafia shqiptare që vepron në territorin ekuadorian nuk ka kapacitetin dhe strukturën e nevojshme të organizimit. Është një mafie që vepron në mënyrë klandestine me pak elementë dhe ka krijuar disa lidhje me organizata lokale. Duhet të themi se kjo lloj strukture kriminale nuk ka kapacitete për t’u përballur drejtpërdrejt me shtetin, por operon vetëm në lëvizjen e sasive të kokainës drejt Evropës”, sqaroi Pazmiño.

Sipas tij, presidenti venezuelian po i ngatërron me dashje grupet kriminale lokale, të cilat janë të lidhura me qeverinë e tij, me mafian shqiptare.

“Mendoj se zoti Maduro, apo ky llafazan i madh, bën fjalë drejtpërdrejt për këto organizata apo kartele që veprojnë në Venezuelë, me pjesë të qeverisjes venezueliane. Ai po ngatërron mafian shqiptare me strukturën që ka drejtpërdrejt diktatori Maduro, që është karteli ‘Del Soles’”, përfundoi ai.

Euronews Albania

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Remo says:
    May 22, 2025 at 1:48 pm

    Mire mo mire, mund te mashtroje
    Maduro po c’ne qe permend shqiptaret
    kur ka plot vende te tjera te amerikes latine
    dhe asaj qendrore qe mund te perfshihen
    ne komplote per rrezimin e tij?!
    Perse pikerisht gogoli shqiptar, shfaqet aq
    larg, kur ne ato vende, as qe e kane idene
    nga bie nje vend kaq i vogel si i joni?!
    Ne lufterat e allahit ne lindjen e mesme,
    shqiptaret nga i gjithe rajoni ne vend te
    pare, mos te themi per vendin e nderit
    per mbipopullim burgjesh ne mbare
    Europen. Edhe ketu, fajin si perhere na
    e kane “greko-serbet”……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
  • Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, ja kush u caktua relator në vend të tij

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?