Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kryeprokurori ukrainas akuzon Biden për korrupsion: Mori ryshfet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-kryeprokurori ukrainas akuzon Biden për korrupsion: Mori ryshfet!
AktualitetBote

Ish-kryeprokurori ukrainas akuzon Biden për korrupsion: Mori ryshfet!

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Ish-prokurori i përgjithshëm ukrainas Viktor Shokin ka thënë se Joe Biden, në kohën kur ishte zëvendëspresident i SHBA-së, ka marrë ryshfet nga një kompani energjetike ukrainase në këmbim të ndihmës për shkarkimin e tij në vitin 2016.

Në një intervistë me Fox News të premten, Shokin tha se Biden i bëri presion presidentit të atëhershëm ukrainas Pyotr Poroshenko për ta shkarkuar atë për hetimin e tij ndaj ‘Burisma Holdings’, një kompani energjie ukrainase në bordin e së cilës ishte Hunter Biden, djali i presidentit të tanishëm të SHBA-së.

Ish-prokurori argumentoi se si Poroshenko, ashtu edhe Joe Biden, e kuptonin se nëse do ishte lejuar të vazhdonte hetimin e tij ndaj ‘Burisma’, ai mund të kishte dhënë ‘faktet në lidhje me veprimtaritë korruptive’ nga Hunter Biden, Devon Archer – një tjetër ekzekutiv amerikan i kompanisë – dhe persona të tjerë të përfshirë.

- Publicitet -

Megjithatë, Poroshenko ofroi një version tjetër të ngjarjeve, duke këmbëngulur se Shokin u shkarkua për shkak të dështimit të tij për të luftuar korrupsionin në Ukrainë.

Shokin tha se ai kishte një ‘bindje të fortë personale’ se si Joe, ashtu edhe Hunter Biden, kishin ngjyer duart me çështjen ‘Burisma’.

“Ata po merrnin ryshfet. Dhe fakti që Joe Biden dha 1 miliard dollarë para amerikane në këmbim të shkarkimit tim, a nuk është edhe vetëm ky një rast korrupsioni”, pyeti ai?

Ish-zyrtari po i referohej një interviste të vitit 2018, në të cilën Joe Biden mburrej se në vitin 2015 ai kërcënoi se do bllokonte 1 miliard dollarë garanci kredie nga Poroshenko nëse Shokin nuk shkarkohej. “Epo, ai bir k*rve u pushua nga puna,” tha Biden.

Megjithatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams, hodhi poshtë pretendimet e Shokin, duke qortuar Fox News për ‘lejimin e platformës për thënien e gënjeshtrave nga një ish-prokuror i përgjithshëm ukrainas, zyrën e të cilit zëvendësi i tij e quajti ‘vatër korrupsioni’.

Akuzat që përfshinin Joe dhe Hunter Biden u ngritën nga senatorët republikanë Lindsey Graham dhe Chuck Grassley në qershor, kur ata publikuan një dosje të një informatori të FBI-së.

Sipas dokumentit, nga një burim konfidencial ‘shumë i besueshëm’ thuhet se iu tha nga pronari i ‘Burisma’, Nikolay Zlochevsky, se Joe dhe Hunter Biden morën 5 milionë dollarë secili për të përdorur ndikimin e tyre politik në Kiev.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  4. ¿? on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. ¿? on Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?