Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor
KronikeLajmi i fundit

Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor

Published: September 20, 2024
Shpërndaje

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia dhe ka mbërritur në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Rrjepaj tha se mendon se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë.

Ai shtoi se është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti dhe se sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. Rrjepaj tha se ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti.

Nga ana tjetër, avokati i tij shtroi pyetjen nëse është marrë leje që Rrjepaj të pyetet. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se ata kanë shkresa, dhe se në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania.

- Publicitet -

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Rjepaj: Sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet. Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti. Sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. Ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti.

Do të ishte mire që kur themi sterilizimi të kuptojmë një projekt që ka objektin e vet, ofrimin e setit të instrumenteve, ofrimin e veshjeve një-përdorimshe për personelin mjekësor, dezinfektimin e sallave, trajtimin e mbetjeve me risk biologjik si dhe administrimin e repartit qendror të sterilizimit. Janë këto elementë që përmbajnë projektin që nuk është vetëm sterilizimi. Sterilizimi është vetëm një nën komponente e komponentes së ripërshatjes dhe riintegrimit të instrumenteve kirurgjikale.

Avokati: A është marrë leja që Rjepaj të pyetet?

Vokshi: Ne kemi dërguar shkresa, në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania dhe dua të përsëris që Komisionet Hetimore bazuar edhe në kushtetutë bëjnë hetimin parlamentar të pjesës administrative.

Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni. Po ashtu më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Bardhyl says:
    September 20, 2024 at 11:30 am

    E per cfare i duhet komisionit hetimor nje hetim qe behet nga prokuroria?Fakti tregon qe vvetem te llafet keni mbetur e skeni pune por e keni hallin te parat qe merrni oer komision hetimor.Pune per te tundur deren
    Edhe bufi e kupton qe jeni kthyer ne llaxore thash e themesh,me keq se portalet qe gjthe diten tundeni zinxhirin. Bardhyl MyftiuBardhyl

    Reply
  • Spak says:
    September 20, 2024 at 11:47 am

    Edhe njehere per PD dhe Saliun me idiotet qe e ndjekon Akoma prapa! Na qau Jozi? a mund ta besoni “gruaja e hekurt qau dhe u mallengjye” per Gertin! Berisha dhe enturzhi i tij bene njelloj si me Sokol Olldashin! I vodhen votat me Albanen, o Zot, njera nga motra Vokshi, qe e lajne Saliun kur Liria isjte me “ato”! Kerkoi leje Saliu te vinte ne ceremonine e varrimit! Ky njeri, ky kriminel ka thyer te gjitha zakonet shqiptare! Te vret naten qe qan diten! Prandaj edhe Z. Topalli qau u mallengjye se ju kujtua se cfare i punoi Saliu duke perdorur bashen! Dhe te tjeret komikaze te Saliut idiote i beri Saliu nisur nga 12 kryetaret e qarqeve te mallengjyer pavaresisht qe e denuan Gertin me “vdekje”! Berishizmi eshte krijimi i ketyre njerezve ashtu si Enveri beri njerezit e partise se tij! Flakeni nga jeta juaj Saliun dhe do te shikoni se sa do te lehtesojuni! Eshte nje vdekje e ngadalte! Turp te keni!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  • Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare
  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  2. Remo on VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  3. Realisti on Një cirk i dështuar
  4. COME App Download on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. Fjalë me vend on Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?