Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Isha i droguar, s’mbaj mend gjë”, lihet në burg punonjësi që përdhunoi turisten italiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Isha i droguar, s’mbaj mend gjë”, lihet në burg punonjësi që përdhunoi turisten italiane
AktualitetKronike

“Isha i droguar, s’mbaj mend gjë”, lihet në burg punonjësi që përdhunoi turisten italiane

Published: September 9, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Leonardo Preza, pas arrestimit dhe akuzave për përdhunimin e një shtetaseje italiane 18-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një shezlong afër hotelit ku Preza punonte dhe 18-vjeçarja po qëndronte pasi kishte shkuar për pushime.

Para togave të zeza, 26-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë i droguar.

- Publicitet -

“Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, citohet të ketë thënë 26-vjeçari.

Nga ana tjetër vajza 18-vjeçare nga Campagna Lupia ka treguar se ndodhej në një lokal bashkë me shoqet dhe kishte konsumuar alkool. Më pas ishte larguar për të marrë ajër në shezllonet e një biznesi buzë detit, ku u pikas nga Preza, i cili punonte si punonjës sezonal në të njëjtin subjekt.

Turistja ka deklaruar se 26-vjeçari fillimisht i ka folur për pak minuta, por më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar dhe thirrjeve për ndihmë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar dëmtime fizike në trupin e saj dhe gjurmë dhune në trupin e të dyshuarit, të shkaktuara gjatë përleshjes.

Preza, i cili është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, rezulton të ketë precedentë penalë në armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?