Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ishte shtatzënë”, emigrantja vritet nga policia në Maqedoninë e Veriut, po kalonte kufirin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Ishte shtatzënë”, emigrantja vritet nga policia në Maqedoninë e Veriut, po kalonte kufirin
BoteKryesore

“Ishte shtatzënë”, emigrantja vritet nga policia në Maqedoninë e Veriut, po kalonte kufirin

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

Fatmata quhet emigrantja 23-vjeçare, e cila vdiq të mërkurën e kaluar,  duke kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia për në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase shkruajnë se kjo ngjarje është lënë në heshtje nga autoritetet për thuajse një javë. Në momentin që organizata për emigrantët, “Second Tree” ka vënë alarmin, ka ardhur edhe reagimi nga autoritetet vendase.

Sipas një versioni zyrtar të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, emigrantja u vra nga një polic, pasi një prej personave që ndodhej me të ishte konfliktuar me efektivin dhe kishte tentuar t’i marrë armën. Gjatë përleshjes, efektivit i është shkrepur arma e zjarrit dhe ka mjaftuar një plumb që Fatmata të bjerë në tokë e pajetë.

Organizata “Second Tree”, e cila punon në kampet e refugjatëve në pjesën veriore të Greqisë, në llogarinë e saj zyrtare në twitter shkruan se Fatmata u vra nga një polic maqedon.

- Publicitet -

“Fatmata ka vdekur. Ajo u qëllua nga policia në Maqedoninë e Veriut të mërkurën. Ajo sapo kishte kaluar kufirin nga Greqia, vendi që i kishte mohuar azilin. Ajo ishte e ngrohtë, entuziaste dhe e gëzuar. Nëse nuk do ta dinit, as që do ta merrnit me mend se ajo jetoi në një kamp refugjatësh, ishte 23 vjeçe. Ajo ishte plot jetë, gjithmonë e gatshme për të ndarë forcën dhe energjinë e saj dhe i pëlqente të kërcente. Ajo kërceu dhe këndoi “me majë të zërit”, siç e përshkruan motra e saj Brintina. Mendoni për atë, sepse kështu do ta kujtojmë. Ajo ishte pjesë e organizatës sonë”, shkruan Second Tree.

“Fatmata kishte edhe bashkëshortin e saj me vete në momentin që po kalonin kufirin. Me Abubakarin njihej që fëmijë.  Ata shpesh e quanin njëri-tjetrin “gjithçka e imja”. Dy muaj para se të vritej, Fatmata i tha Abubakarit se ishte shtatzënë, por duke qenë se nuk kishin dokumente dhe para, nuk bënë kurrë një test shtatzënie. Ai ishte i pranishëm kur u qëllua Fatmata. Ai thërriste emrin e saj, lutej për ndihmë, thonë nga organizata “Second tree”, duke shtuar se ka edhe një video ku Abubakar përqafon Fatmën teksa ajo po vdiste nga plaga me armë zjarri,”- vijohet më tej në reagim.

Menjëherë më pas, bashkëshorti i Fatmatës u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për një ditë pa asnjë lajm për gruan e tij. Mediat maqedonase shkruajnë se atij i është ofruar që ta lënë në kufi me Serbinë që të vazhdojë jetën, por ai ka deklaruar se “kërkon drejtësi për Fatmën”.

Giovanni dhe Juliet nga organizata “Second Tree” tani janë me Abubakar në Maqedoninë e Veriut. Ai ende nuk e di se ku ndodhet trupi i Fatmës dhe kërkon ta shohë.

Bashkëshorti i Fatmatës tregon momentet e fundit që ka kaluar me të para se ajo të vritej. Dëshira e Abubakarit, siç ka bërë të ditur organizata, është që bota ta dijë këtë rast. Të njëjtën dëshirë ka edhe familja e Fatmatës, e cila ishte më e vogla nga pesë vëllezërit e motrat.

Deri më tani janë arrestuar vetëm dy persona të dyshuar për veprën e kontrabandës me emigrantë.

Raporti për ngjarjen e 20 prillit:

Policia ka ndaluar transportuesit ilegal të emigrantëve dhe ndërkohë që policët kanë tentuar të arrestojnë njërin prej tyre, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe gjatë sulmit është shtënë një plumb nga arma e policit, e cila ka shkaktuar pasoja fatale duke përfunduar në trupin e një gruaje emigrante e cila ishte në karrigen e pasme të automjetit. Për të hetuar përgjegjësinë e punonjësit të policisë, prokuroria ka ngritur çështjen dhe ka lëshuar urdhër për ekspertizë të vijave papilare të armës zyrtare, si dhe gjurmë të tjera, në bazë të të cilave do të konstatohet se kush ka qëlluar me armë zjarri që i shkaktoi vdekjen e emigrantes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?